| Raport: Hamasi mund të lansoj raketa me javë të tëra |
|
| Marte, 06 Janar 2009 11:42 | ||||
|
"Hamasi ka sasi të mjaftueshme raketash dhe predha mortajash, që të vazhdojë të qëllojë territoret Izraelite me javë të tëra," thuhet në një raport të inteligjencës Izraelite të së martës. Gjenerali Josi Beidatz, kryetar i departamentit hulumtues për inteligjencë ushtarake, ia prezentoi raportin zyres së ministrisë së jashtme dhe komitetit të mbrojtjes. Sipas Beidatz-it, Hamasi "..nuk ka ngritur ´flamurin e bardhë´ në të kaluarën (nuk është dorëzuar) dhe dëshiron të mbetet në pushtet." Ky raport vjen pasi tri qytete Izraelite u qëlluan nga Grad raketat Palestineze të martën. Burime Izraelite konfirmuan sulmet, duke theksuar se raketat kishin qëlluar qytetet Netivot, Ofakim dhe Eshkol. Grupet Palestineze kanë vazhduar të lansojnë raketa në caqe Izraelite, pavarsisht bombardimeve të rënda Izraelite dhe invazionit toksor të Izraelit në rajonin e shkretuar bregdetar, që sipas Tel Aviv-it ka për qëllim rrëzimin e qeverisë së Hamasit dhe ndalimin e sulmeve raketore nga Rripi i Gazës.
Burimi: AJM |
||||



Një raport Izraelit pohon se Hamasi ka mundësitë që të lansojë raketa dhe predha mortajash në zonat e okupuara me javë të tëra.