Raketat qëllojnë bazen ajrore Izraelite afer Tel Aviv-it E-Mail
Premte, 09 Janar 2009 17:15

Kur´an dhe SunnetHamasi ka deklaruar se kanë qëlluar një bazë të madhe të aviacionit ushtarak Izraelit në afërsi të Tel Aviv-it me raketa Grad. Në atë bazë ushtarake besohet të ketë armë nukleare.

Tel Nof, e cila është njëra prej tri bazave kryesore ajrore Izraelite, është qëlluar nga projektilet Palestineze, raporton TV-Stacioni el-Aksa të premten.

Baza ajrore gjendet vetëm 27km larg Tel Aviv-it në periferi të Rehovot, një qytet Izraelit në jug të kryeqytetit.

Tel Nof është bazë e një numri të aeroplanëve luftarak Izraelit, skuadroneve helikopterësh, siedhe të një numri të njësive speciale ushtarake. Besohet se Izraeli mbanë armët e saja nukleare në bazë dhe përreth saj.

Distanca e vogël në mes të Tel Aviv-it dhe bazës së qëlluar tregon se sa të suksesshëm janë duke u treguar Hamasi në lansimin e raketave të tyre në distanca shumë më të mëdha brenda Izraelit, sesa është supozuar deri më tash.

Raketat e vetëbëra nga Hamasi janë duke shkaktuar panikë masive në popullatën çifute.


Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.