Qëndrimi i Rezistencës Irakiane ndaj inkuadrimit në strukturat policore dhe ushtarake E-Mail
Enjte, 29 Mars 2007 12:27

Kur´an dhe Sunnet Kohëve të fundit në skenën Irakiane, janë paraqitur disa thirrje dhe lejesa nga disa dijetar të fesë, dhe nga disa politikan që janë të njohur me kundërshtim dhe nxitje në luftë kundër pushtimit Amerikan. Këto thirrje kanë ardhur me arsyetim, se Ehli Suneti detyrohen të marrin pjesë në radhët e forcave të sigurisë, për të mos lejuar shijat të marrin gjithë pushtetin në dorën e tyre. Policët Sunijë që do të marrin pjesë në forcat e sigurisë, të kenë mundësi në ndalimin e disa masakrave që u bëhen Sunive. Përveç kësaj Ehli Suneti do të marrin frenat e sigurisë në vendbanimet e tyre, dhe nuk do ti jepet rasti të sjellin Shiitë që bartin zili fraksionare ndaj Sunive ... Nën këto arsyetime kanë filluar thirrjet e pandërprera nga disa dijetarë Irakian dhe Arab.

Për ta marrë mendimin e rezistencës Irakiane me gjitha brigadat e ndryshme që ka, në këtë temë e cila ka filluar të shtohet, veçanërisht pasi ka gjetur përkrahje nga disa brigada Irakiane që kanë hyrë në zhvillimin politik, korrespodenti i Ditarit Islam në kryeqytetin Irakian ka takuar disa komandantë të brigadave të rezistencës.

Stacioni i parë i korrespodentit tonë ishte me Ebu Izu el-Din - kështu ka dashur ta emërtojnë - e kemi gjetur në njërën nga vendbanimet perëndimore në Irak, që llogaritet nga vendbanimet e rëna ushtarakisht nga dora e “Marinsave”.

Fillimisht e kemi pyetur për mendimin e rezistencës Irakiane në çështjen e pjesëmarrjes së Sunive në ushtrinë dhe policinë Irakiane, dhe mendimin e tij rreth dijetarëve Sunijë dhe politikanët që thërrasin në këtë. Përgjigje: “Kjo tematikë, aq sa është e vjetër aq është edhe e re. Më herët për këtë çështje ka folur shejh Ebu Musab el-Zarkavi - All-llahu e mëshiroftë - Ebu Enes el-Shami dhe të gjithë udhëheqësit e el-Kaides në Irak, mirëpo disa fatkeqësisht vazhdojnë të merren me këtë çështje, pasi Kaideja në muajt e parë të okupimit Irakian ka qartësuar se ndalohet hyrja në ato struktura renegate (të pafe). Sot policia dhe ushtria janë mburojë e pushtuesit, spiunë të pushtuesit, që e lajmërojnë pushtuesin për muxhahidët. Çështja është: ose je me ne, ose je kundër nesh.

Ne më herët ua kemi tërhequr vërejtjen Sunive që të mos hynë në ushtri dhe polici, mirëpo disa vrapojnë për fitimet materiale, disa prej tyre arsyetohen se duan të largojnë të këqijat nga Sunitë, siç pretendon “Hizbu el-Islami” (Partia Islame) me simbolet e saja të kota.

Shembulli më i mirë për ata që thonë se policia dhe ushtria e Sunive janë më të mirë se të tjerët, dhe nxisin të rinjtë Suni të marrin pjesë në ato struktura policore dhe ushtarake, është policia e Falluxhës, ku shumica e policëve të Falluxhës janë nga Sunitë.

Shiko çfarë veprojnë me njerëzit tonë në Falluxha. Vallahi janë bërë më të këqij dhe më të dëmshëm për muxhahidët se garda shtetërore. Ata bastisin shtëpitë, burgosin dhe i godasin muxhahidët. Ata demolojnë “minat” që i mbjellin muxhahidët rrugës kundër pushtuesit. Kryejnë urdhrat e ushtrisë Amerikane - ua kanë larë trurin. Neve na dhimbset t’i vrasim djemtë e atij qyteti muxhahid, ashtuqë vëllezërit kanë lëshuar komunikata në Falluxhë që të largohen nga policia. Shumë prej tyre janë penduar, disa nga frika janë larguar. Kurse ata që kanë mbetur vazhdojnë të tregojnë armiqësi ndaj muxhahidëve.

Ne jemi në një situatë të ashpër lufte, nuk është çfarëdo lufte, është luftë që ka të bëjë me ardhmëri, kurse ne nuk do të dorëzojmë Irakun, përveç mbi gjymtyrët tona të këputura (të shkapërderdhura). Tani njeriu duhet të zgjedhë, ose muxhahid ose bashkëpunëtor i pushtuesit. Muxhahidi duhet të veprojë me dorë, ose me gjuhë, ose me zemër, dhe këto kufizohen vetëm te Ehli Suneti, kurse bashkëpunëtorët e armikut nuk ndahen.

Çdokush që i lufton muxhahidët dhe vepron që të përfundojë ekzistencën e tyre, është prej bashkëpunëtorëve të pushtuesit, qoftë polic, ushtarë, përkthyes, apo bën tregti me pushtuesin, apo është punëtor tek ata, siç veprojnë disa kur marrin përsipër me pagim servisimin dhe pastrimin e makinave të pushtuesit kur kthehen ata nga aksionet ushtarake. Ne sot nuk sulmojmë policët e komunikacionit, sepse janë të obliguar me një punë, lehtësimin e kalimit të veturave dhe kjo është në shërbim të muslimanëve, as nuk sulmojmë zjarrfikësit, as nuk sulmojmë oficerët që punojnë në dhënien e pasaportave apo të nënshtetësisë, sepse kryejnë një punë të njohur tek ne”.

Për dijetaret që thërrasin ti bashkëngjiten strukturave të sigurisë, thotë: “Ata janë disa lloje, ose është injorant, nuk e njeh gjendjen e Irakut, ose i takon fraksionit të murgjive mundohet ti mbjellë mendimet e tij dhe të kundërshtojë xhihadin që bëhet sot në Irak, apo është nga përkrahësit e “Hizb el-Islam” (Partia Islame), dëshiron të tërheqë djemtë e Sunive që nuk kanë dalë në luftë, për ti shndërruar nga një projekt i mundshëm për rezistencë, në një projekt të mundshëm të pushtimit, ngase dëshirojnë që këta djem t’ia bashkëngjisin policisë dhe ushtrisë, ashtuqë nuk do të nxjerrin më armën kundër pushtuesit. Le ta dinë se, këto fetuat e tyre po na mundojnë neve, dhe po pengojnë xhihadin tonë në rrugën e All-llahut. Le të kenë frikë All-llahun para se të nxjerrin fetuat dhe të bëjnë thirrjen e tyre, sepse banoret e Mekkes i dinë rrugicat e Mekkes më së miri.

Gjithashtu, brigada “Ushtria e Ndihmuesve të Sunetit në Irak” përgjigjet nëpërmjet Ebu Ilafit, i cili tha: “Bashkëngjitja policisë dhe ushtrisë, nënkupton bashkëngjitje forcave të aleancës Krishtere dhe Murtede në Irak, për ti luftuar Muxhahidët, dhe për të thyer fuqinë e tyre, dhe nuk ka shpjegim tjetër. Ne ua kemi tërhequr vërejtjen vëllezërve tanë dhe familjeve tona për rrezikun e këtyre fetuave të disa dijetarëve që i kanë shërbyer në një mënyrë pushtuesit, pavarësisht a e kanë vërejtur këtë, apo jo. Ne kemi përjetuar përvojën e pjesëmarrjes së Sunive në ushtri dhe polici, dhe shiko çfarë kemi gjetur:

  1. Të gjithë vullnetarët Suni, të paraqitur në polici dhe ushtri, janë bartur nga vendbanimet e tyre, në vendbanimet Shiite që të punojnë atje. Atje ku nuk do të kenë pushtet, as që do të kenë gjasa të urdhërojnë në të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja, siç thonë ata. Atje nuk ka suni sepse të gjitha qytetet janë Shiite. Argument më i mire për këtë është rrahja e ushtarëve sunijë Irakian në kampin “Habanije” në perëndim të Falluxhës para disa muajsh - të gjitha kanalet satelitore e kanë përcjellur këtë lajm, dhe shkaku ishte se komanda e ushtrisë Irakiane kishte urdhëruar të çohen në detyrë në qytetin Kut, kurse ata e dine shumë mirë se çfarë do të thotë kjo për ushtarin Sunijë.
  2. Një numër i madh i tyre që kanë refuzuar aksionet vrasëse Shiite, janë mbytur në dorë të policisë dhe shumë prej tyre janë suspenduar nga puna.
  3. Muxhahidët në Falluxha, Ramadi, Samura, Mosul, janë qëlluar me rreziqe të ndryshme nga dora e policisë së këtyre qyteteve në kohën e fundit. Ka prej vëllezërve tanë që janë mbytur nga dora e policisë së Falluxhës, kur e kanë parë duke minuar rrugën në të cilën kalon pushtuesi.
  4. Shumë nga Sunitë që i janë bashkangjitur ushtrisë dhe policisë vullnetarisht, janë shndërruar në mjet, në dorën e pushtuesit, sepse lëvizjet, detyrat, udhëzimet u vijnë nga forcat e pushtuesit në bastisje, burgosje, kontrollime, vënie të pikave kontrolluese në autostrada dhe rrugë të qytetit. Ashtuqë, deshëm apo nuk deshëm, nuk mundemi të dallojmë mes atyre, pushtuesit dhe Shiitëve. Krahas kësaj, ata luftojnë All-llahun, të dërguarin, salAllahu alejhi ve selem, dhe muxhahidët. Ata qëndrojnë në anën e tagutit Amerikan, prandaj ne i refuzojmë thirrjet që lëshohen nga neglizhenca ose nga mosnjohja e situatës dhe çështjes nga disa dijetarë, të cilët helmojnë mendimet e të rinjve tanë."

Xhejshul-Islami (Ushtria Islame) kishte mendimin e vet në këtë çështje dhe treguan më shumë përkushtim çështjes, dhe më të guximshëm në definimin e atyre që kanë lëshuar këto fetva. Shejh Ebu el-Harith - siç deshi ta quajnë - i cili është njëri nga komandantët e Xhejsh ul-Islami, tha: “ Të jemi të qartë dhe të drejtë, e mos të flasim tërthorazi. Kjo thirrje në fillim ka dalur nga disa Murxhi, Sufi Irakian dhe këta janë parakaluar në këtë çështje nga politikanët.

Ne kemi treguar mendimin tonë në këtë, dhe kjo çështje ka përfunduar. Sunitë i janë bindur mendimit tonë. Ata muxhahidët i llogarisin si përfaqësues të tyre legjitim. Më herët disa delegacione nga disa fise kanë ardhur tek ne, dhe na kanë lajmëruar se fëmijët e tyre janë të papunë, thika e varfërisë ka filluar të prekë në asht, siç thuhet, dëshirojnë që fëmijët e tyre të marrin mbikëqyrjen e qytetit të tyre, se pushtuesit u kanë premtuar se do të tërhiqen jashtë qytetit nëse formojnë forca legjitime, siç e shohin ata nga policia dhe ushtria. E gjithë kjo u qartësua se ishte e kotë, dhe në aspektin fetar u vërtetua se të hollat që i marrin policia dhe ushtria nga pushtuesi janë të ndaluara (haram), sepse esenca e tyre është haram dhe mënyra e fitimit është haram.

Siç u vërtetua tradhtia e kryqit, pasi djemtë e Falluxhës u inkuadruan në polici dhe ushtri, pushtuesit nuk u tërhoqën, madje i shtuan dredhitë dhe fëlliqësitë e tyre. Policinë e Falluxhës e hipnotizuan, ata kryenin urdhrat e tyre dhe ecnin ashtu si dëshironte pushtuesi të na luftojë neve.

Siç thashë edhe më herët, të jemi të qartë - thirrjet e disa dijetarëve të fesë që përkrahin që Sunitë të inkuadrohen në strukturat e sigurisë nga policia dhe ushtria, kanë hamendur familjet tona, dhe na kanë munduar neve. Shkaku qëndron në atë se Sunitë në Irak, në dijetarët e dy Haremeve (Qabesë dhe xhamisë së Pejgamberit) shohin shëmbëlltyrë për ne, nuk i ndalin sytë e tyre nga përcjellja e gjuhëve të tyre, se çfarë do të thonë.

Fetuat dhe thirrjet, si ajo që ka lëshuar njëri prej thirrësve të njohur, ka bërë që familjet tona të pyesin të kërkojnë shpjegime të reja, ndryshe nga ajo që ia kishin shpjeguar më herët. Fatkeqësisht, asnjëherë atë thirrës nuk e kemi dëgjuar të jetë lutur për femrat e burgosura, të dhunuara, në burgjet e kryqalive në Irak!!! As që kemi dëgjuar nga ai të ketë dënuar atë që ndodhë mbi civilët Suni në Irak!!!

Nuk kemi dëgjuar nga ai një fjalë që do të na përkrahte, apo një fjalë të vërtetë për ata që janë bërë mburojë nga mburojat e Islamit, dhe një mbrojtje e pakalueshme, për në shtetet e gjirit arabik, që kërcënohen nga një luftë e afërt Persiane! Kërkoj që çdokush që fletë në këtë çështje, ti kthehet llogarive të tij, të pyes udhëheqësit e Irakut para se të thërret për inkuadrim në polici dhe ushtri, sepse me këtë ai ua shton mundimet muxhahidëve dhe na hap neve një front të ri, për të cilin nuk ka nevojë."

Për dallim nga udhëzimet përfshirëse ndaj gjithë atyre që inkuadrohen në polici dhe ushtri nga Irakianët, se do të jenë nën shënjestër, “Ketaibu Thevretil Ishrin- Çetat e Revolucionit të Njëzetë” - njëra nga brigadat e rezistencës Irakiane - ka mendim tjetër, e cila polemizon më shumë në këtë çështje.

- Sheikh Ebu Hatim, ashtu si dëshiroi të quhej, thotë: “Sa i takon “Ketaibu Thevretil Ishrin”, politika e saj është e qartë për të gjithë, përkrahim vrasjen e policëve dhe ushtarëve tek të cilët vërtetohet bashkëpunimi i tyre me pushtuesin. Kundërshtojmë të qëllojmë policinë dhe ushtrinë Irakiane, veçanërisht ata që janë Sunijë. Mbytjen e tyre në grupe, duke mos dalluar të mirin nga i keqi, nuk e përkrahim. Kemi nga policët dhe ushtria që përkrahin rezistencën, refuzojnë pushtimin Amerikan, dhe ndihmojnë në çdo mënyrë që mundet bijtë e vendit të tyre. Mirëpo, përkrahim vrasjen e atyre individëve policë tek të cilët vërtetohet bashkëpunimi i tyre me pushtuesin kundër Muxhahidëve.”

Poashtu “Ketaibu Xhami” kishin të njejtin mendim me “Ketaibu Thevretil Ishrin”. Korrespodenti ynë u takua në Salahu Din (njëra nga komunat Irakiane Sunite, në veri të Bagdadit ) me sheikh Ebu Muhanidin - ashtu si dëshiroi të quhej – i cili tha: “Suniu që ka mundësi të inkuadrohet në polici dhe ushtri, ti shërbejnë qytetit të tij, palës apo familjes së tij dhe ti shërbejë vëllezërve të tij Muxhahid, le ta bëjë këtë. Kemi një numër të konsiderueshëm nga policia që sot bashkëpunojnë me Muxhahidët, nuk duhet të vriten. Obligohemi të vrasim bashkëpunëtorin me pushtuesin, madje edhe sikur të jetë nga më të afërmit në familje. Mospjesëmarrja e Sunive në polici dhe ushtri në qytetet e tyre do të ishte një luftë e re Persiane (Iraniane), përveç luftës Amerikane që e kanë."

“Xhejshul el-Muxhahidin” nuk pranuan të prononcohen me arsyetim se udhëheqësi i tyre ua ka ndaluar dhe të gjitha të drejtat e deklarimeve i ka marrë përsipër ai.

përgaditi: Rrustem Fishta
burimi: IslamMemo - Ditari Islam
Kur´an dhe Sunnet
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.