Ndalohen tanket Izraelite në Rripin e Gazës E-Mail
Hene, 05 Janar 2009 10:56

Kur´an dhe SunnetTanket Izraelite janë ndaluar në qytetet Xhabalija, Bejt Hanun dhe Zejtun të Gazës, në mes të invazionit të gjërë në rrip.

Në ditën e tretë të invazionit toksor në Rripin e Gazës, tanket Izraelite janë ndaluar në Xhabalija, Bejt Hanun dhe Zejtun. Izraeli ka arritur t´i pozicionojë trupat e saja në lagjen Haj el-Zejtun, duke ndarë kështu rripin në pjesën veriore dhe atë jugore.

Kjo ndodhi pasi luftëtarët Palestinez shpallën se kanë shkatërruar shtatë (7) tanke Izraelite Merkava dhe kanë rrezuar një helikopter Izraelit mbi territorin e tyre të dielën.

Sipas televizionit El-Aksa, Palestinezët poashtu kanë arritur të qëllojnë një bazë kryesore Izraelite në rajonin Salim të Izraelit.

Raportohet se armata çifute ka dështuar që të kapë zonat prej nga janë lansuar raketat Kasam.

Në zhvillimet e fundit të hënën, një tank Izraelit ka qëlluar një shtëpi në pjesën lindore të qytetit të Gazës, duke vrarë tre (3) fëmijë brenda shtëpisë së tyre, konfirmohet nga zyrtarët mjeksor.

Ata pohojnë se disa Palestinez tjerë janë plagosur në incidentin e lagjes el-Zejtun të Gazës.

Të hënën, luftëtarët e Hamasit kanë lansuar edhe më tepër raketa në qytetet e Izraelit, përkundër sulmeve të intensifikuara ajrore dhe toksore në rripin e shkretuar.

Një oficer çifut dhe pesë ushtarë gjithashtu u plagosën në mëngjesin e të hënës, në Gazën lindore, gjatë luftimeve në vijim e sipër në mes të forcave Izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit.

Rreshteri i stafit Izraelit, Dvir Emanueloff, ishte në mesin e çifutëve të vrarë në luftimet e së dielës.

Sipas raportimeve, së paku 40 ushtarë çifut janë vraë apo plagosur gjatë luftimeve prej të shtunës.

Këmbësoria çifute e përkrahur nga tanket Merkava dhe helikopterët luftarak Apache u futën në Rripin e Gazës të shtunën mbrëma, pas tetë ditëve të bombardimeve ta pandalura ajrore.

Trupat çifute u përplasën me luftëtarët e Hamasit në luftime të ashpra në katër pika në veri, rreth qytetit të Gazës, Bejt Hanun, Bejt Lahija dhe Xhabalija.

Derisa Izraeli pohon se operacioni ka për qëllim që të ndalojë sulmet raketore ndaj popullatës së saj, Hamasi deklaron se sulmet e tyre janë zhvilluar si hakmarrje ndaj presionit dhe bllokadës Izraelite ndaj Rripit të Gazës - vendbanim i më se 1.5 milion Palestinezëve.

Hamasi filloi të lansojë sulme raketore ndaj Izraelit pasi që Izraeli shkeli armëpushimin gjashtë mujor me lëvizjen Palestineze.

Deri më tani, ky agresion ka vrarë më tepër se 520 Palestinezë, shumë prej të cilëve janë gra dhe fëmijë. Më tepër se 2,790 të tjerë janë plagosur dhe druhet se shumë të tjerë gjenden ende në gërmadha të ndërtesave dhe shtëpive të rënuara dhe shkatërruara nga bombardimet.


Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.