Ministri i Jashtëm i Irlandës: Ndalni masakrën E-Mail
Merkure, 07 Janar 2009 12:44

Kur´an dhe SunnetMinistri i punëve të jashmte të Irlandës ka dënuar sulmet ajrore dhe artilerike Izrealite në tri shkollat e udhëhequra nga OKB-ja, me ç´rast u vranë së paku 48 dhe u lënduan mbi 100 njerëz.

Micheal Martin ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të maskrës në Gaza dhe vazhdoi:

"Jam tmerruar nga këto sulme indiskriminuese të forcave Izraelite, të cilat kanë shkaktuar në aq shumë viktima civile, përfshirë edhe fëmijë, të cilët thjeshtë ishin strehuar nga konflikti i cili po ndodh rreth tyre."
"Vdekja dhe vuajtja, si edhe privimi humanitar, që është duke u ushtruar ndaj popullatës së Gazës si rezultat i vazhdimit të ´Operacionit Plumb i Derdhur´ Izraelit, nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë dhe duhet patjetër t´i vihet një fund i menjëhershëm," thotë Martin pranë agjensisë AFP.

Pas një jave të sulmeve shkatërruese ajrore në Gaza, Izraeli ka filluar një sulm toksor të shtunën në mbrëmje. Sulmet masive ajrore dhe toksore në Gaza kanë shkaktuar vdekjen e tepër se 660 njerëzve, përfshirë 215 fëmijë dhe 98 gra. Të lënduarit arrijnë numrin prej mbi 3,040 njerëz në Rripin e Gazës.

Martin pohoi se kishte biseduar të martën me drejtorin irlandez të UNRWA në Palestinë, John Ging, i cili e kishte informuar se kishin frikë reale se në Gazë do të ndodhë një katastrofë e madhe humanitare.

Një zyrtar pranë Kryqit të Kuq në Gjenevë, drejtori i operacioneve Pierre Kraehenbuehl tha se:

"Situata në Gaza është shndërruar në një krizë gjithëpërfshirëse humanitare."

Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.