| Kur heshtin qeveritarët - Dëmtohen të gjithë shqiptarët |
|
| Premte, 16 Janar 2009 20:40 | ||||
Rreth krimeve, masakrimeve në Palestinë,
Që nga 27 dhjetori 2008, kur filloj agresioni i regjimit sionist, në Rripin e Gazës, në Palestinë, deri më sot, 16 janar 2009, qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë… heshtin…! Heshtja e qeveritarëve u sjellë dëm shqiptarëve… Përse heshtin qeveritarët?Kjo me lehtësi kuptohet, por prej shumicës së shqiptarëve kjo heshtje nuk pranohet… E vërteta për krimet, masakrimet…E vërteta për krimet, masakrimet e sionistëve në Rripin e Gazës qe tri javë, nga çdo popull, nga çdo fe po dënohet pa ndërpre… Vetem tek ne, qeveritarët, kudo që jetojnë shqiptarët, buzëqeshin, heshtin, zgërdhihen e fshihen… Në gjithë Evropën, në gjithë botën, po protestohet… Krimet, masakrimet sioniste edhe nga çifutët e të krishterët po dënohen, kurse qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë janë në gjumë, si i dehuri prej rakisë… Palestina duhet të lirohet - Izraeli duhet të dënohet!Çifutët gjerman, duke protestuar përball ambasadës së regjimit sionist në Berlin kanë dënuar krimet, masakrimet e Izraelit, të regjimit sionist, me thirrjet: Palestina duhet të lirohet! Izraeli duhet të dënohet! Thirrja e ipeshkëve evropiano-amerikanëNjë thirrje tepër e fortë për t’i dhënë fund dhunës në Gazë dhe për Paqë në Lindjen e Mesme u bë sot, me 15 janar 2009, siç lajmëron Radio Vatikani, nga ipeshkvijtë evropiano-amerikanë-veriorë… Në këtë komunikatë thuhet se nuk mund të ketë paqë nëse njerëzit nuk besojnë me të vërtetë tek paqja… Nuk mund të ketë siguri dhe drejtësi nëse këto nuk u garantohen të gjithëve… Mbi domethënjen e kësaj nisme, kryeipeshkvi i Liverpulit, Angli, Patrik Keli, tha: Duhet të kërkojmë kujdo që ka ndikim politik apo ekonomik në këtë botë që të përcjellë fjalët. Qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë, jo vetëm që nuk merren me këtë problem, por edhe heshtin… Kjo nuk është politikë… Kjo është për vetveten thikë…
|
||||


