Izraeli qëllon një shkollë - 40 të vrarë E-Mail
Merkure, 07 Janar 2009 12:41

Kur´an dhe SunnetSë paku 40 njerëz janë vrarë në një sulm të ri të çifutëve në një shkollë të mbajtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për refugjatët në Rripin e Gazës.

Mjekët Palestinez theksuan se shumica e viktimave ishin njerëz që ishin strehuar brenda shkollës, në qytetin verior Xhabalija, të martën.

Shumë të tjerë pësuan lëndime në atë sulm Izralit

Më herët atë ditë, forcat çifute qëlluan dy shkolla të udhëhequra nga OKB, njëra prej të cilave ishte e stërmbushur me refugjatë, në Rripin e Gazës.

Një zyrtar i lartë i KB, pasi kishte vizituar spitalin e Gazës te martën, kishte deklaruar:

"Tragjedia e tmerrshme në rajon është duke u keqësuar nga momenti në moment."
"Unë jam i shokuar nga ajo që kam parë dhe dëgjuar ... ky është momenti kur çnjerëzia (mizoria) bëhet e dukshme dhe shokuese në naytrën e lëndimeve, brutaliteti i lëndimeve dhe shkalla e lëndimeve," tha Xhon Ging, udhëheqës i agjensisë së OKB për refugjatët Palestinez UNRWA.

Rripi i Gazës ka qënë nën bllokadën Izraelite që nga fitorja e Hamasit në zgjedhjet Palestineze të vitit 2006, dhe marrja e kontrollit të Rripit të Gazës në Qershor të vitit 2007.


Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Burimi: AJM

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.