| Izraeli qëllon Gazën pas rezolutës së OKB-së |
|
| Premte, 09 Janar 2009 17:16 | ||||
|
Së paku tridhjetë caqe janë qëlluar në ditën e katërmbëdhjetë të kampanjës agresore Izraelite në Rripin e Gazës. Predhat dhe bombardimet Izraelite vranë së paku nëntë njerëz, përfshirë katër fëmijë. Gruaja, kunata dhe katër fëmijë të Fajez Salha, lider lokal i DFLP (Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës), u vranë gjatë sulmeve. Vet Salha ishte plagosur në sulmin çifut ndaj kampit të refugjatëve në Xhabalija, në afërsi të qytetit të Gazës. Tre Paletinezët tjerë u vranë nga predhat e tankeve në lagjet Deir el-Balah dhe Nusseirat, raportojnë burimet. Sulmet u zhvilluan vetëm disa orë pas adoptimit të rezolutës së KS të OKB, e cila thërret në ndalim të menjëhershëm të zjarrit dhe tërheqje të plotë të forcave Izraelite nga Rripi i Gazës. Të gjithë anëtarët votuan pro rezolutës, përveç SHBA-ve, të cilët abstenuan. Prej fillimit të invazionit çifut në Rripin e Gazës, 781 Palestinezë janë vrarë dhe rreth 3100 janë plagosur, bazuar në raportimin e shërbimeve Palestineze të emergjencës.
|
||||



Sulmet e fundit çifute kanë vrarë së paku 9 Palestinezë, përkundër rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalim të menjëhershëm të konfliktit të Gazës.