| "Guantanamoja e Vogël" në Kosovë |
|
| Marte, 29 Nentor 2005 03:37 |
|
Alvaro Hil Robles ka lajmëruar se në Bonstil ka parë burg me katër të burgosur me prejardhje të Afrikës Veriore dhe të burgosur të tjerë „me pamje të Kosovare apo Sërbe“. Hil Robles tregon se në vitin 2002 ka parë persona me mjekrra në çelija të ndara duke lexuar Kur´an, të veshur me uniforma portokallta, sikur në Guantenamo. Robles ka kërkuar të vizitojë Bondstillin, pasi ishte njoftuar se KFOR-i kishte bërë disa arrestime në Kosov pa baza juridike. " I shokuar" me atë që ka parë në Bondstill, Hill Robles ka kërkuar që instalimet, të cilat ngjajnë Guantenamos, të demontohen dhe kishte pranuar premtime se ajo edhe do të bëhet, shkruan Le Mond.
Duke përmendur se, para dy viteve Hil Robles ka shkruajtur raportin për Kosovën, në të cilin vetëm kalimthi e përmend edhe Bondstilin, Le Mond thekson se komisionarin e të drejtave të njeriut në bazë e ka dërguar gjenerali Marsel Valantin, Komandanti i atëhershëm i KFOR-it, të cilit "..si ka ardhur mirë për gjendjen e të burgosurve". Alvaro Hil Robles të premtën në mbrëmje, pas publikimit të intervistës në Le Monde, nuk ka qenë në dispozicion për gazetarë, kurse zëdhënësi i tij Gjon Dalisten në deklaratë për BBC ka demantuar se gjenerali Valanten e ka përcjellur komesionarin për të drejtat e njeriut në vitin 2002 në Bonstil të Kosovës, duke thënë: " Pos kësaj, tërë ajo që komesari Hil Robles ka thënë për gazeten Le Mond, ai veçse kishte theksuar në raportin e tij gjatë vizitës së tij Kosovës në vitin 2002, kur ka thënë se atje mbahen të burgosurit pa procedurë juridike, mirëpo atëherë askush nuk ia vuri veshin kësaj çështjeje. Komesari këtë raport e ka shkruajtur në katër faqe, mirëpo kjo nuk i ka interesuar mediave, e as Kuvendit të Këshillit Europian. Tani është në pyetje një konteksti i ri - hulumtimi i pohimeve rreth burgjeve sekrete të CIA-së. Do të thoja se, mobilet kanë mbetur të njejta, vetëmse ndriçimi ka ndryshuar." I lutur për ta komentuar raportin e Hill Roblesit në Le Monde, senatori zvicran Dik Marti, raportuesi i Komitetit për të drejtat e njeriut pranë Këshillit Europian rreth burgjeve sekrete të CIA-së, ka deklaruar për BBC-në se, po e " ..befason fakti se, pse të gjitha këto z.Robles po i përmend tek tani?” dhe ka theksuar se, do të kontaktoj me ta me qëllim të përmbushjes së raportit të tij. Marti ka shtuar se, në mbledhjen e Komitetin e Përhershëm të Kuvendit Parlamentar të Këshillit Europian, të mbajtur të premten në Bukuresht, është cekur dhe mundësia se edhe disa vende të Ballkanit, sikur Shqipëria, Kosova dhe Bosna dhe Hercegovina kanë qenë të shfrytëzuara për burgosje pa procedura juridike. Këshilli Europian disa herë ka lajmëruar se, sekretari gjeneral i asaj organizate Teri Dejvis ka kërkuar nga NATO që anëtarëve të Komitetit për ndalimin e torturave t´ua mundësojë qasjen në të gjitha burgjet e Kosovës, mirëpo deri tash nuk ka pasur asnjë përgjigje konkrete. përpunoi: Ebu Uvejs |




Sipas Roblesit, shumë pyetje mbesin të hapura: Se, a ka shërbyer Bonstili si bazë e rotacionit të burgosurve, të transportuar me aeroplanët e CIA-së ndërmjet Avganistanit, Lindjes së Mesme, Europës dhe Guantenamos dhe, nën jurisprudencën e kujtë është baza e Bonstilit dhe, a ka ajo burgje sekrete?