| Fotogratië dëshmojnë përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza |
|
| Diele, 11 Janar 2009 15:22 | ||||
|
Derisa përdorimi i kemikalieve sintetike të dyllta, të njohura tek ushtarakët si WP apo Willie Pete kundër civilëve është i ndaluar nën ligjin ndërkombëtar, ka dëshmi se civilët Palestinez janë qëlluar me këto armë kimike. The Times pohon se ka identifikuar rezervat e M825A1, ëP municion i prodhuar nga SHBA-të, nga fotografitë me rezolucion të lartë të bëra nga njësitë artilerike Izraelite në kufirin e Gazës. Fosfori i bardhë përdoret në municione për të markuar caqet armiqsore dhe për të prodhuar tym për të fshehur lëvizjet e trupave. Mund poashtu të përdoret si mjet ndezës për bombardimin e pozicioneve armiqsore. Nëse copat e fosforit të bardhë të ndezur bien në lëkurën e njeriut, ato depërtojnë duke djegur lëkurën deri në kockë. Acidi toksik fosforik mund poashtu të shkarkohet në plagë, duke rrizikuar helmim fosforik. Ekspozimi ndaj tymit të bardhë fosforik në ajr poashtu mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë, veshkëve, zemrës, mushkërive dhe eshtrave, siedhe mund të çoj deri në vdekje. Ka pasur dëshmi se civilët Palestinez janë lënduar nga bombat ndezëse. Një mjek në spitalin el-Shifa në qytetin e Gazës, Hasan Khalas, i tregoi The Times se ka trajtuar pacientë për të cilët ai beson se janë djegur me fosfor të bardhë. Sipas Muhammed Azajzeh, teknik medicinal i emergjencës në qytetin e Gazës, pohoi se: "Të djegurat janë tejet të pazakonshme. Ato nuk duken si të djegurat të cilat i shohim zakonisht. Ato janë të djegura të shkallës së tretë, të cilat duket se nuk jemi në gjendje t´i kontrollojmë."
|
||||



Përkundër mohimit Izraelit, dëshmitë e fundit fotografike dëshmojnë se Izraeli ka përdorur predha të fosforit të bardhë ndaj banorëve të Gazës.