Lajme

Lajme të zgjedhura nga bota.

Rreth përmbajtjes së kësaj Kategorie është përgjegjës Autori i Artikullit. Postimi i Artikujve në këtë Kategori nga ana e Stafit të faqes kurandhesunet.net ka për qëllim informimin e vizitorëve të faqes rreth ndodhive, të cilat reflektojnë gjendjen e Muslimanëve në botë.



Kur heshtin qeveritarët - Dëmtohen të gjithë shqiptarët E-Mail
Premte, 16 Janar 2009 20:40
Rreth krimeve, masakrimeve në Palestinë,
heshtje në Tiranë, heshtje në Prishtinë…
Kur´an dhe Sunnet

Që nga 27 dhjetori 2008, kur filloj agresioni i regjimit sionist, në Rripin e Gazës, në Palestinë, deri më sot, 16 janar 2009, qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë… heshtin…!

Heshtja e qeveritarëve u sjellë dëm shqiptarëve…
Përse heshtin qeveritarët?
Kjo me lehtësi kuptohet, por prej shumicës së shqiptarëve kjo heshtje nuk pranohet…
Nuk pranohen krimet, masakrimet mbi gra e fëmijë, kinse luftohet për siguri…
Nuk ka siguri aty ku nuk paqë e drejtësi…
Nuk ka vend për heshjtje, nuk është koha për buzëqeshje!
Duhet të merremi me këtë problem. Nuk mund ta anashkalojmë, ta harrojmë…
Sepse duke e fshehë të vërtetën e harrojmë vetveten…
E vërteta për krimet, masakrimet…

E vërteta për krimet, masakrimet e sionistëve në Rripin e Gazës qe tri javë, nga çdo popull, nga çdo fe po dënohet pa ndërpre… Vetem tek ne, qeveritarët, kudo që jetojnë shqiptarët, buzëqeshin, heshtin, zgërdhihen e fshihen…

Në gjithë Evropën, në gjithë botën, po protestohet… Krimet, masakrimet sioniste edhe nga çifutët e të krishterët po dënohen, kurse qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë janë në gjumë, si i dehuri prej rakisë…

Palestina duhet të lirohet - Izraeli duhet të dënohet!

Çifutët gjerman, duke protestuar përball ambasadës së regjimit sionist në Berlin kanë dënuar krimet, masakrimet e Izraelit, të regjimit sionist, me thirrjet:

Palestina duhet të lirohet! Izraeli duhet të dënohet!
Thirrja e ipeshkëve evropiano-amerikanë

Një thirrje tepër e fortë për t’i dhënë fund dhunës në Gazë dhe për Paqë në Lindjen e Mesme u bë sot, me 15 janar 2009, siç lajmëron Radio Vatikani, nga ipeshkvijtë evropiano-amerikanë-veriorë…

Në këtë komunikatë thuhet se nuk mund të ketë paqë nëse njerëzit nuk besojnë me të vërtetë tek paqja…

Nuk mund të ketë siguri dhe drejtësi nëse këto nuk u garantohen të gjithëve…

Mbi domethënjen e kësaj nisme, kryeipeshkvi i Liverpulit, Angli, Patrik Keli, tha:

Duhet të kërkojmë kujdo që ka ndikim politik apo ekonomik në këtë botë që të përcjellë fjalët.

Ne shqetësohemi për të gjithë fëmijët e Tokës së Shenjtë. Duhet të jemi të sigurtë se gëzojnë siguri të gjithë sa janë pa përjashtim. Duhet të merremi me këtë problem. Nuk mund ta harrojmë…

Qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë, jo vetëm që nuk merren me këtë problem, por edhe heshtin…

Kjo nuk është politikë… Kjo është për vetveten thikë…
Heshtja, kanë thënë, është pranim, miratim…
Në këtë rast po pranohen krimet, po miratohen masakrimet…
Kjo heshtje e qeveritarëve u sjellë dëm të gjithë shqiptarëve…

Përgaditi: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Hamasi qëllon bazën ushtarake Izraelite E-Mail
Diele, 11 Janar 2009 15:28

Kur´an dhe SunnetLuftëtarët e Hamasit kanë qëlluar një bazë ushtarake Izraelite, përkundër sulmeve të pandërprera çifute në Rripin e Gazës.

Luftëtarët kanë lansuar së paku pesë raketa Grad ndaj një baze të panjohur ushtarake, diku rreth 50km larg Rripit të Gazës, raportoi TV-Stacioni el-Aksa të Shtunën.

Sulmi paraqet cakun më të thellë të Hamasit brenda Izraelit.


Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Izraeli përsëri shkel armëpushimin 3-orësh E-Mail
Diele, 11 Janar 2009 15:26

Kur´an dhe SunnetIzraeli ka zhvilluar sulme në Gaza, përkundër armëpushimit të shpallur ditor 3-orësh, për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Ushtria çifute vazhdoi sulmet edhe brenda armëpushimit të përkohshëm të Shtunën, deklaruan dëshmitarët dhe vëzhguesit e pavarur.

Sipas agjensisë së OKB për Palestinën, koha e armëpushimit nuk është e mjaftueshme për vazhdimin e transporimit të pajisjeve humanitare në territorin e rrethuar.


Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Aerolplanët Izraelit kanë bombarduar 10 shtëpi në Rafah E-Mail
Diele, 11 Janar 2009 15:25

Kur´an dhe SunnetForcat ajrore Izraelite kanë bombarduar zonën e banuar kufitare në Rafah të Gazës, derisa armata çifute lajmëron për "një fazë të re të sulmeve" në Rripin e Gazës.

Armata çifute ka deklaruar të Shtunën se operacioni ka për qëllim shkatërrimin e "tuneleve të kontrabandës" në kalimin kufitar me Egjiptin, pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ndërkohë, tanket dhe buldozerët Izraelit kanë hyrë dy kilometra në Karam Ebu Mamar, në verilindje të zonës së Rafah.


Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Fotogratië dëshmojnë përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza E-Mail
Diele, 11 Janar 2009 15:22

Kur´an dhe SunnetPërkundër mohimit Izraelit, dëshmitë e fundit fotografike dëshmojnë se Izraeli ka përdorur predha të fosforit të bardhë ndaj banorëve të Gazës.

Derisa përdorimi i kemikalieve sintetike të dyllta, të njohura tek ushtarakët si WP apo Willie Pete kundër civilëve është i ndaluar nën ligjin ndërkombëtar, ka dëshmi se civilët Palestinez janë qëlluar me këto armë kimike.

The Times pohon se ka identifikuar rezervat e M825A1, ëP municion i prodhuar nga SHBA-të, nga fotografitë me rezolucion të lartë të bëra nga njësitë artilerike Izraelite në kufirin e Gazës.

Fosfori i bardhë përdoret në municione për të markuar caqet armiqsore dhe për të prodhuar tym për të fshehur lëvizjet e trupave.

Mund poashtu të përdoret si mjet ndezës për bombardimin e pozicioneve armiqsore.

Nëse copat e fosforit të bardhë të ndezur bien në lëkurën e njeriut, ato depërtojnë duke djegur lëkurën deri në kockë. Acidi toksik fosforik mund poashtu të shkarkohet në plagë, duke rrizikuar helmim fosforik.

Ekspozimi ndaj tymit të bardhë fosforik në ajr poashtu mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë, veshkëve, zemrës, mushkërive dhe eshtrave, siedhe mund të çoj deri në vdekje.

Ka pasur dëshmi se civilët Palestinez janë lënduar nga bombat ndezëse. Një mjek në spitalin el-Shifa në qytetin e Gazës, Hasan Khalas, i tregoi The Times se ka trajtuar pacientë për të cilët ai beson se janë djegur me fosfor të bardhë.

Sipas Muhammed Azajzeh, teknik medicinal i emergjencës në qytetin e Gazës, pohoi se:

"Të djegurat janë tejet të pazakonshme. Ato nuk duken si të djegurat të cilat i shohim zakonisht. Ato janë të djegura të shkallës së tretë, të cilat duket se nuk jemi në gjendje t´i kontrollojmë."

Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
<< Fillimi < Kthehu 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vazhdo > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.