| Vonimi i Namazit |
|
| Hene, 18 Qershor 2007 15:23 | ||||
|
"Ky është namazi i munafikut: ulet dhe e shikon diellin deri sa të del mes brinjëve të shejtanit (deri pak para se të perëndoj), pastaj ngritët dhe i fal 4 rekate, dhe nuk e përkujton Allahun vetëmse pak."
Selam alejkum, a mund të na sqaroni për vonesën e namazeve dhe kur llogaritet vonesë? Përgjigje: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Vonimi i namazeve është dy lloje: 1. Vonimi i namazit deri pakë para se ti kalojë koha e tij e rregullt (d.m.th para se të hyjë koha e namazit tjetër) dhe 2. Vonimi i namazit deri sa ti kalojë koha e tij e rregullt apo deri sa të hyj koha e namazit tjetër. 1. Allahu xh.sh na ka obliguar që te jemi të kujdesshëm ndaj namazeve dhe ti falim ato në kohën e vet,apo sit ë hyj koha, Allahu xh.sh thotë: "Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm." Nerdeviju, dhe Bejhakiu në Sunenin tij, transmetojnë nga hadithi i Sa'd ibn ebi Vekasit se ka thënë: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s për fjalën e Allahut ku thotë: Transmeton Enesi r.a se Pejgamberi s.a.v.s kur është pyetur për vonimin e namazit të ikindis ka thënë: "Ky është namazi i munafikut: ulet dhe e shikon diellin deri sa të del mes brinjëve të shejtanit (deri pak para se të perëndoj), pastaj ngritët dhe i fal 4 rekate, dhe nuk e përkujton Allahun vetëmse pak." Ky është vendimi i Allahut për atë i cili e vonon namazin deri pak para se ti del koha e tij (d.m.th para se të hyj koha e namazit tjetër). 2. Kurse ai i cili e vonon namazin deri sa të del koha apo të hyj koha e namazit tjetër, ai ka bërë një mëkat të madh për të cilin duhet penduar tek Allahu xh.sh. Allahu xh.sh thotë: "O ju që besuat! Mos t'ju shmangin prej adhurimit ndaj Allahut pasuria juaj e as fëmijët tuaj,.." Kurse ata të cilët pasuria, tregtia, fëmijët i pengojnë nga namazi për ta falë në kohën e vet, s'ka dyshim se ai është prej të humburve. Për këtë thotë Allahu xh.sh.: "..e kush bën ashtu, të tillët janë mu ata të humburit."[Munafikun, 9] Ai i cili e vonon namazin deri sa ti del koha e tij pa ndonjë arsye të sheriatit siç është p.sh gjumi apo harresa, ai konsiderohet sikurse nuk e ka fal atë namaz edhe nëse e fal atë më vonë. Nuk lejohet të vonohet namazi, përveç në dy raste: Nëse na zë gjumi ose nëse harrojmë që nuk e kemi falur namazin. Allahu xh.sh thotë: "...Atij që kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij i takon zjarri i Xhehennemit, aty mbetet përgjithmonë."[El-Xhinn, 23] E lusim Allahun xh.sh që të na bëj prej atyre që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre,dhe të na i fal mëkatet tona dhe të prindërve tanë dhe gjithë besimtarëve deri në Ditën e Gjykimit.
|
||||



Transmeton Enesi r.a se Pejgamberi s.a.v.s kur është pyetur për vonimin e namazit të ikindis ka thënë: