| Si t´i konsiderojmë ata që nuk falin Namazin |
|
| Hene, 26 Prill 2004 04:30 |
|
Pyetja:
Hadithet sahih na shpjegojnë shumë qartë se ata që nuk falin namazin janë kafira. Nëse e marrim këtë hadith ashtu si është, atëherë si duket jemi të obliguar që personat që nuk falin namazin t´i largojmë nga të gjitha drejtat e trashëgimisë, të varrosen në varreza të posaçme, dhe nuk do të duhej të bëjmë dua për ta e as t´i përshëndesim me selam, sepse nuk ka përshëndetje paqeje për kafira. Mos të harojmë se po të llogarisim numrin e mashkujve, besimtarë dhe jobesimtarë, ata të cilët falen janë përafërsisht 6 %, ndërsa numri i femrave është edhe më i vogël. Çka thotë Islami në lidhje me këtë. Si është rregulli i dhënies së selamit atyre që refuzojnë të falin namazin? Përgjigje: I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t.. Dijetarët dallojnë në mendimin e tyre në lidhje me muslimanët që me qëllim nuk falin namazin, mirëpo janë të vetëdijshëm se është i obligueshëm, d.m.th nuk mohojnë se namazi duhet falur. Disa prej dijetarëve thonë se ai është kafir, i cili ka dalur nga suazat e Islamit. Ai konsiderohet si murted (renegad), të cilit duhet dhënë tri ditë afat për tu penduar - nëse nuk pendohet ai duhet ekzekutuar si shkak i daljes së tij nga feja. Atij nuk i falet namazi i xhenazesdhe ai nuk varroset në varrezat e muslimanëve. Atij nuk i jipet selam, as për së gjalli as për së vdekuri dhe atij nuk i kthehet selami; për të nuk bëhen dua për falje dhe mëshirë; ai nuk ka të drejtë trashëgimie e as trashëgohet prona e tij, por ajo (prona) i dorëzohet arkës së Muslimanëve (bejt el-maal). Kjo rregull aplikohet pa marrë parasysh se a është i madh apo i vogël numri i atyre që e lënë namazin. Ky është mendimi më i fortë dhe më i drejtë, duke u bazuar në fjalët e të Dërguarit s.a.v.s.: " Dallimi në mes nesh dhe atyre është Namazi. Kushdo që e len është kafir." "(Asgjë nuk qëndron) në mes njeriut dhe kufrit dhe shirkut, përveç Namazit: (kush e len bëhet kafir dhe mushrik)." Shumica e dijetarëve thonë se në qoftë se njeriu mohon se namazi është obligim për të, ai është kafir dhe renegad nga feja Islame. Rregullat në lidhje me këtë njeri janë sikurse u cekën më lartë. Në qoftë se ai nuk mohon se e ka obligimnamazin, mirëpo nuk e falë nga përtacia p.sh., atëherë ai konsiderohet si mëkatar i një mëkati të madh (kebirah), por nuk konsiderohet si dalur nga Islami. Atij duhet dhënë tri ditë për tu penduar. Nëse pendohet, atëherë elhamdulilah; nëse jo, atëherë ai duhet ekzekutuar, por kjo si dënim, jo për shkak se është bërë kafir. Në këtë rast, atij i lahet xhenazja dhe mbulohet me qefin. Namazi i xhenazes i falet atij dhe atij i bëhen dua për falje dhe mëshirë, dhe ai poashtu varroset në varrezat e muslimanëve. Ai ka të drejtë trashëgimie dhe ai mund të trashëgohet. Në përgjithësi, të gjitha rregullat që kanë të bëjnë me mëkatarët, aplikohen në rastin e tij, si në jetë ashtu edhe në vdekje.
All-llahu s.v.t. është burim i fuqisë Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |


