Shtyerja e kompenzimit të ditëve të paagjëruara 2 E-Mail
Diele, 29 Gusht 2010 00:18

Shtyerja e kompenzimit të ditëve të paagjëruara 2 - Kuran dhe SunnetPyetje:

Cili është gjykimi i fesë për atë që nuk e ka kryer agjërimin e Ramazanit kaza deri në Ramazanin e ardhshëm, në një kohë që nuk ka pasur pengesë? A mjafton që ky njeri të bëjë teube dhe të agjërojë kaza, apo detyrohet të bëjë edhe shlyerjen?

Përgjigje:

Ky njeri duhet patjetër të bëjë teube dhe përveç plotësimit kaza të agjërimit, ai ka për detyrë të ushqejë edhe një të varfër për çdo ditë agjërimi kaza që do të bëjë.

Për ushqimin e të varfërit ai ka detyrë të japë një gjysëm Saë nga Saë, e të Dërguarit të Allahut dhe nga ai ushqim që përdor vendi, si shembull grurë, oriz etj.

Kjo sasi ushqimi përafërsisht është një kilogram e gjysëm dhe nuk ka tjetër detyrim përveç kësaj që u tha. Kështu kanë shpjeguar një grup sahabësh, ndër të cilët edhe Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me t'a.

Në rast se ai e ka shtyrë agjërimin kaza deri në Ramazanin e ardhshëm për shkaqe semundjeje, ose ka qenë në udhëtim, atëherë ka për detyrë vetëm të agjërojë kaza ditët që ka për të plotësuar dhe nuk ka asnjë detyrim tjetër.

Me të njejtin rregull përfshihen edhe gruaja shtatëzënë dhe gruaja me fëmijë në gji.


Autor: Sheikh Ibn Baz
Përktheu: Ebu Malik
Kuran dhe Sunnet © 2002-2010
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.