Shpërblimi i atij që i jep iftar agjëruesit E-Mail
Hene, 26 Prill 2004 22:17
Pyetja:

Çfarë është shpërblimi i atij, i cili i jep iftarë agjëruesit?

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t..

Transmetohet se Zejd ibn Halid el-Xhuhani ka thënë: i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

“Ai, i cili i jep iftar agjëruesit do të ketë shpërblimin sikur të tij, pa ndikuar në shpërblimin e agjëruesit as së paku.”
[Transmetuar nga el-Tirmidhi, 807; Ibn Maxheh, 1746. Klasifikuar nga Ibn Hiban, 8/216 dhe nga el-Albani në Sahih el-Xhami, 6415.]

Sheikh el-Islam [Ibn Tejmijeh] ka thënë:

" Çka është menduar me dhënien e iftarit do të thotë dhënia atij iftar aq sa ai të jetë i kënaqur."
[El-Ihtijarat, f. 194]

Selefët e drejtë nxitonin për të shpërndarë ushqim ndër njerëz dhe pohonin se kjo ishte një prej veprave më të mira.

Një nga selefët ka thënë:

"Për mua, të ftoj dhjetë nga shokët e mi dhe t´i ushqej me atë që atyre u pëlqen, është më e dashur te unë sesa lirimi i dhjetë nga bijtë e Ismailit nga robëria."

Shumë nga selefët hiqnin dorë nga iftari i tyre për të tjerët, sikur ‘Abd-Allaah ibn Omer r.a., Davud el-Taa’i, Malik ibn Dinar dhe Ahmed ibn Hanbel. Ibn ‘Omer kishte zakon të bëjë iftarë vetëm me të vobektit dhe të varfërit dhe me ata të cilët ishin në nevojë.

Kishte ndër selefët prej atyre, të cilët ofronin ushqim vëllezërve të tyre duke agjëruar, sikurse ishin el-Hasan dhe Ibn el-Mubarek.

Ebu el-Sivar el-‘Adavi ka thënë:

" Meshkujt nga fisi Benu ‘Adijj kishin zakon të falen në këtë xhami dhe asnjë prej tyre nuk bënte iftar vetëm; nëse gjenin ndonjë njeri për tu bashkangjitur atyre do të hanin me të, përndryshe ata do ta merrnin ushqimin dhe do ta binin në xhami dhe do të hanin së bashku me njerëzit tjerë, dhe njerëzit do të hanin me ta."

Nga ibadeti i shpërndarjes së ushqimit ndër njerëz rrjedhin edhe ibadete tjera siç është edhe dashuria e cila krijohet në mesin e atyre të cilëve u jepet ushqimi, që është edhe një nga cilësitë e xhenetliut , sikurse ka thënë Pejgamberi a.s.:

“Ju nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe ju nuk do të besoni derisa ju nuk e doni njëri-tjetrin.”
[Transmetuar nga Muslimi, 54]

Kjo poashtu nxitë praktikimin e qëndrimit me njerë të drejtë dhe duke kërkuar shpërblimin duke u ndihmuar atyre në veprat e tyre të adhurimit për të cilat at marrin fuqi duke u ushqyer me ushqimin tuaj.


All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.