Shikimi i femrës gjatë agjërimit E-Mail
Marte, 27 Prill 2004 00:55

Kur´an dhe SunnetPyetja:

Si është rregulli i shikimit të femrës gjatë muajit të Ramazanit?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut s.v.t..

Kjo pyetje përmbanë dy çështje::

1 – Rregulli mbi shikimin e femrës
2 – A prishet agjërimi me rastin e shikimit të femrës apo rezulton veprim të ndaluar (gjynah) ?

Sa i përket shikimit të femrës, është haram ( i ndaluar ) sepse All-llahu s.v.t. ka urdhëruar të ulim shikimin. All-llahu s.v.t. thotë:

“Thuaju besimtarëve që ta ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t´i ruajnë vendet e turpit (nga shikimi, veprimet e paligjshme imorale në marrëdhëniet me to). Kjo është më e pastër për ta. Vërtetë që All-llahu ka Dije për çfarë ju shfaqni dhe për çfarë ju fshihni.”
[En-Nur 24:30]

Kjo poashtu është urdhëruar nga i Dërguari i Tij s.a.v.s..
Transmetohet se Xhariri r.a. ka thënë: "E pyeta të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. në lidhje me shikimin e rastësishëm. Ai tha, “Largoje shikimin.”
[Transmeton Ebu Davudi, al-Nikaah, 1836; klasifikuar si hadith sahih nga al-Albaani në Sahih Ebu Davud, nr. 1880.]

Kështu që duhet respektuar urdhërat e All-llahut s.v.t. dhe të Dërguarit të Tij s.a.v.s.. All-llahu s.v.t. thotë:

“..Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhrin e të Dërguarit (a.s.- Sunetin e tij, me rrugën e tij, zbatimin në jetë të Urdhërave të All-llahut, të Islamit, me fjalën e këshillat e tij), që të mos bjen mbi ta ndonjë Fitneh (mosbesim, sprovë, vështirësi, ose fatkeqësi, tërmet, vrasje, nënshtrim nga tiranë etj.), ose t´u jepet një ndëshkim i dhimbshëm.”
[En-Nur 24:63]

Sa i përket çështjes së dytë, rreth shikimit të femrës së huaj (me të cilën lejohet martesa) gjatë agjërimit, Komiteti i Përhershëm u përgjigj: Agjërimi nuk prishet, por ai duhet ulur shikimin.
[Fataawa al-Lajnah al-Daa’imah li’l-Ifta’, 10/274]

Kështu, muslimani duhet ulur shikimin e tij, e sidomos agjëruesi, kështu që mos të nënçmojë agjërimin e tij me veprime të ndaluara. Ai i cili vepron ashtu duhet penduar te All-llahu s.v.t.

All-llahu s.v.t. e di më së miri.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.