| Sa reqate duhet falur në namazin e Taravijave |
|
| Marte, 27 Prill 2004 00:57 |
|
Në kohën e muajit të bekuar të Ramazanit, njerëzit falin namazin e Taravijave. Pyetja ime është: disa falin 11 reqate menjëherë pas namazit të Jacisë, duke pasuar kështu shembullin e Pejgamberit s.a.v.s.; dhe ka prej njerëzve të cilët falin 21 reqate, 10 pas Jacisë dhe dhjetë para Sabahut, dhe pastaj Vitrin. Si është rregulli i Sheriatit në lidhje me mënyrë e faljes së namazit të Taravijave? Ju lutem kini parasysh se disa prej tyre poashtu thonë se praktikimi i Kijam´ul´Lejl para namazit të Sabahut është bidat.All-llahu ju shpërbleftë me të mira, insha All-llah. Përgjigje:Falënderimi i takon All-llahut s.v.t.. Namazi i Taravijave është Sunet në bazë të konsensit të muslimanëve, sikurse thotë El-Neveviu r.a. në el-Maxhmu’. Namazi i Taravijave u nxit nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., p.sh. ku ai tha: “ Kush i kalon netët e Ramazanit duke bërë ibadet, duke qenë i bindur në besimin islam, dhe duke pasur qëllim të sinqertë, do t´i falen të gjitha gabimet e tij të mëparshme.” [Transmetojnë el-Buhari, 37; Muslim, 760] Pra si mund të jetë bidat kur Pejgamberi a.s. na ka nxitur të veprojmë ashtu, dhe muslimanët janë të gjithë të pajtimit se është mustehab! Kjo poashtu nuk është e saktë, sepse Pejgamberi a.s. ka falur një kohë të gjatë Taravijat me xhemat, pastaj e ndërpreu me qëllim që muslimanët të mos mendojnë se kjo është obligim (farz). Kështu, pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s. pasi që Shpallja përfundoi, kjo çështje më nuk ishte në pyetje, sepse nuk mund të bëhej e obligueshme (farz) pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s.. Poashtu, Omeri r.a. mblidhte njerëzit për të falur Taravijat. Koha e faljes së Taravijave është pas namazit të Jacisë deri në agim. Nuk ka numër specifik të reqateve në namazin e Taravijave, e as që është e lejuar të falen pak apo shumë. Të dy mënyrat e të falurit, të cekura në pyetje, janë të lejuara. Mënyra më e mirë është ajo e cila u vërtetua nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e që është se ai asnjëherë nuk ka falur namaz nate, në Ramazan dhe jashtë tij, me më tepër se 11 reqat. Çështja është e gjërë në spektrin e saj. Nuk lejohet qortimi i askujt se a falë 11 apo 23 reqat, sepse çështja është më e gjërë se kjo , lavdërimi i takon All-llahut s.v.t.. Fataawa el-Sheikh Ibn ‘Uthejmin, 1/407 All-llahu s.v.t. e di më së miri. Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |



Pyetja: