| Probleme familjare të shkaktuara nga kunati |
|
| Marte, 27 Prill 2004 09:38 |
|
Kam një kunat (vëllau i burrit) i cili është pothuajse tërë kohën në shtëpinë tonë, duke telefonuar me burrin tim apo duke nxitur burrin tim të dalë me të. Ai pothuaj nuk mund të bëjë asgjë pa burrin tim.Më ka pruar në një gjendje, që nuk mundem ta shoh më me sy. Më duket sikur ai po ia mbush mendjen burrit tim dhe po e largon nga detyrat të cilat ai ka ndaj meje dhe ndaj tre djemve tonë. Ne kemi një jetë shumë aktive me tre fëmijët tonë dhe dëshirojë që ndonjëherë edhe burri im të kalojë kohën me ne, por kjo pothuajse gjithmonë përfundon ashtu që vëllau i tij vazhdon ta kërkojë atë dhe ta thërras në telefon derisa ta gjejë. Kam pasur shpesh grindje të mëdha me burrin tim për shkak se ai mendon se është në rregull mua të më thotë JO sepse unë do të kuptoj dhe do ta falë, kurse vëllau i tij do të hidhërohej dhe nuk do të fliste me të një kohë të gjatë. Mendoj se ai duhet më shumë të na përkushtohet neve e jo vëllaut të vet nëse dëshiron që ne të mbijetojmë si Familje. Si një grua muslimane, a jam duke kërkuar shumë apo me të vërtetë kanë ndjenjat e vëllaut përparësi ?. Përgjigje:Burri duhet të kuptojë se All-llahu s.v.t. ka urdhëruar atë të kujdeset për fëmijët e vet, t´i edukojë si duhet dhe të kujdeset mbi nevojat e tyre. Ai s.v.t. poashtu ka urdhëruar burrin që gruan e vet ta trajtojë në mënyrë sa më të butë dhe të mirë. All-llahu s.v.t. do ta marrë në përgjegjësi për të gjitha lëshimet në lidhje me këto detyra të tija, në Ditën e Llogarisë. All-llahu s.v.t. thotë: "O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një Zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilin janë (caktuar) melekë të vrazhdë e të ashpër të cilët nuk kundërshtojnë (dhe janë të vendosur të çojnë në vend) Urdhërimet që marrin prej All-llahut, por zbatojnë atë që u është urdhëruar." "...Dhe jetoni me ta në mënyrë të ndershme..." Së dyti: Burri nuk duhet të lejojë të ndërhyjë asgjë ndërnjet tij dhe përkujdesjes së tij ndaj familjes, sikurse janë puna e pandërprerë, ose duke lejuar që shokët apo kushërirët e tij tia marrin tërë kohën apo të ndërhyjnë në marrëdhiniet e tij bashkëshortore. Në kohën e tashme muslimani e ka mjaftë vështirë të gjejë kohë ti zbatojë që të gjitha Urdhëresat e All-llahut s.v.t., kështu që, si mund ta humbë kohën me gjëra tjera në llogari të detyrave të tij? Së treti: Gruaja nuk duhet të përpiqet të qëndrojë midis burrit dhe familjes së tij. Ajo nuk duhet të ankohet në të për vizitat e tij familjes apo vizitat e filjes së tij atij, përveç nëse ai iu jep përparësi këtyre gjërave ndaj detyrave të urdhëruara nga All-llahu s.v.t.. Një baba nuk duhet dhënë prioritet askujt dhe asgjëje ndaj fëmijëve të vet, qoftë në pyetje vëllau apo ndonjë antarë tjetër i familjes. Kështu, nuk ka nevojë të bëhet përçarje familjare midis burrit dhe vëllaut të tij, ose midis fëmijëve dhe axhës së tyre, sepse kjo ka pasoja të paparashikuara në marrëdhiniet e tyre me të tjerët. Së katërti: Nëse vëreni se burri juaj ju lë juve prapa me detyrat e tij ndaj juve sipas Sheriatit, atëherë cekeni atë dhe përkujtojeni burrin tuaj në mënyrën më të mirë, pa u nxitur së tepërmi. Ju mund ta bëni këtë më parë duke e përkujtuar atë kohë pas kohe sesa duke bërë deklarime apo vërejtje direkte, përveç nëse është nevoja e domosdoshme për to. Ne kemi parë raste të ngjashme ku gruaja kishte një antarë të familjes së saj duke banuar me ta për ndonjë arsye. Kështu që ne mendojmë se burri sjellet shumë më mirë ndaj familjes së vet kur ai sheh se gruaja e tij sjellet ndaj familjes së tij si është më mirë. All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah Kur´an dhe Sunnet |



Pyetja: