| Prerja e kurbanit është më mirë sesa dhënia e vlerës së kurbanit sadaka |
|
| Enjte, 04 Dhjetor 2008 07:45 | ||||||
|
Pyetja: Nëse ka njerëz të varfër në vendin tim, të cilët kanë nevojë për para, a mund t´ua jap atyre vlerën e kurbanit si sadaka, apo duhet të prejë kurban? Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut Subhanehu ve Teala. Sheikh Muhammed ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Prerja e kurbanit është më e mirë sesa dhënia e vlerës së kurbanit si sadaka, sepse kështu Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe Muslimanët me të kanë vepruar. Siedhe, për arsye se, kurbani është një prej ritualeve të Islamit; nëse njerëzit largohen nga ky ritual dhe në vend të tij japin sadaka, ky simbol (i Islamit) do të vdiste. Po të ishte më e mirë dhënia e vlerës së kurbanit sadaka, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) do t´ia kishte sqaruar këtë Ummetit në fjalë dhe në vepër, sepse ai nuk ka lënë pa sqaruar asgjë që ishte e mirë për Ummetin. Në të vërtetë, nëse dhënia e sadakasë do të ishte e njejtë (e barazvlefshme) me prerjen e kurbanit, ai do ta kishte sqaruar edhe këtë, sepse kjo është më lehtë sesa hyrja në peripetitë e prerjes së kurbanit. I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) kurrë nuk ka lënë pa e cekur mundësinë më të lehtë për Ummetin, nëse kjo do të ishte e njejtë me opsionin më të vështirë. Në kohën kur mbretëronte një gjendje urie gjatë kohës së Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem), ai kishte thënë: " Kushdo që prenë kurban prej jush, mos të mbajë në shtëpinë e tij asgjë prej tij (kurbanit) më tepër se tri ditë. Vitin e ardhshëm, ata thanë, " O i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), a të veprojmë sikurse vepruam vitin e kaluar?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: " Hani dhe ushqeni të varfërit dhe ruani diçka (prej kurbanit), sepse vitin e kaluar njerëzit kalonin kohë të vështirë dhe unë dëshiroja që ju t´u ndihmoni atyre." (Hadithi është Mutefekun Alejhi ) Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Kurbani i urdhëruar (në kohën e tij) është më i mirë sesa dhënia e vlerës së tij sadaka. Prandaj, edhe nëse jepni shumë më tepër sesa vlera e kurbanit për tamattu´ dhe kiraan, ajo asnjëherë nuk mund t´a zëvendësojë atë, dhe e njejta vlenë për udhijeh.
|
||||||


