| Praktikimi i itikafit në shtëpi |
|
| Hene, 01 Tetor 2007 02:03 |
|
Pyetja:
A i lejohet femrës të bëjë itikaf në shtëpi , dhe çka nëse ajo duhet të përgatisë ushqimin. Përgjigje:Falënderimi i takon All-llahut s.v.t.. Itikafi është i vlefshëm vetëm nëse praktikohet në xhami, sepse All-llahu s.v.t. thotë: “...Dhe mos iu afroni atyre, kur jeni në Itikaf (qëndrimi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në Xhami në lutje e përkushtim në adhurim ndaj All-llahut në kërkim për të takuar Natën e Madhe të Kadrit- Sure 97) në Xhami.” Meshkujt dhe femrat janë të njejtë në këtë çështje. Ibn Kudameh ka thënë në el-Mugni: Gruas i lejohet të praktikojë itikafin në çdo xhami, dhe kjo nuk është subjekt i kushtit se duhet të jetë vend ku namazi praktikohet me xhemat, sepse kjo nuk është obligim i saj. Ky ishte mendimi i Shafiut. Asaj nuk i lejohet të praktikoj itikafin në shtëpi, sepse All-llahu s.v.t. thotë: "...kur jeni në Itikaf (qëndrimi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në Xhami në lutje e përkushtim në adhurim ndaj All-llahut në kërkim për të takuar Natën e Madhe të Kadrit [kaptina 97] në Xhami" El-Nevevi në el-Mexhmu’ (6/480): " Nuk është i drejtë praktikimi i itikafit, qoftë për meshkuj apo femra, diku tjetër pos në xhami." Ky është mendimi i preferuar i Sheikh ibn Uthejminit në el-Sharh el-Mumti’, 6/513 All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri. Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |


