| Përzierja e meshkujve me femra |
|
| Premte, 06 Tetor 2006 00:09 |
|
Përgjigje: Përzierja e meshkujve me femra është tre lloje:
Për të gjitha këto dhe të ngjajshme, ka mundësi që të mendoj njeriu se në të gjitha këto raste nuk ka mundësi që femra t'ia tërheqë vëmendjen mashkullit, apo mashkulli femrës. Për t'u përgjigjur për këtë lloj, do të përgjigjem shkurtimisht dhe gjerësisht. Shkurtimisht: Allahu [Xhele Shanuhu] e krijoi njeriun me natyrshmërinë që të anojë kah femra, poashtu edhe femra që të anoj kah mashkulli. Dhe në qoftë se ndodh që të përzihen meshkujt me femra, atëhere kjo ua mundëson që të dyve (si mashkullit poashtu edhe femrës) që ta arrijnë qëllimin e tyre të keq. Kjo sepse vehtevetja e tij e drejton kah e keqja, poashtu edhe epshet e verbërojnë njeriun dhe e shurdhojnë, gjithashtu edhe shejtani e urdhëron njeriun në të keq. Gjerësisht: Allahu [Xhele Shanuhu] i ka mbyell të gjitha dyert të cilat dërgojnë deri tek përzierja e meshkujve me femra. (Dhe e ka bërë haram përzierjen e meshkujve me femra) Argument për këtë janë argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti. 1. Nga Kur'ani:a) Ka thënë Allahu [Xhele Shanuhu], (kur tregon për ngjarjen e Jusufit [Alejhi Selam]) " E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!”. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)?”. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses." Nga ky ajet e shohim se, pasi që është përzier mashkulli me femrën, e në këtë rast Jusufi me gruan e zotriut të Egjiptit, filloi ta shfaq atë çka kishte në brendësinë e saj dhe kërkoi nga ai (Jusufi) që të bëjë ate çka dëshironte ajo. Mirëpo Allahu [Xhele Shanuhu] e mëshiroi Jusufin dhe e shpëtoi nga ajo, ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotë: " E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen)." Pra, kështu çdo herë që ndodh përzierja e meshkujve me femra, fillon animi i njërës palë kah tjetra, dhe pastaj vetëm kërkojnë mënyra se si ta arrijnë atë çka dëshirojnë. b) Allahu [Xhele Shanuhu] i ka urdhëruar meshkujt që ta ulin shikimin dhe mos të i shikojnë femrat. Poashtu, i ka urdhëruar femrat që ta ulin shikimin dhe të mos i shikojnë meshkujt, ku thotë: " Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre…"
Pra, Allahu [Xhele Shanuhu] i ka urdhëruar meshkujt dhe femrat që ta ulin shikomin e tyre. Dhe dihet se, urdhëri tregon që ajo vepër është Uaxhib (obligim), përveç nëse e shikon rastësisht, siç e transmeton Hakimi në Mustedrek-un e tij nga Aliu [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] i ka thënë atij: " O Ali, mos ta shoqëron shikimi shikimin, sepse me të vërtetë, i pari është për ty kurse i dyti kundër teje." Allahu [Xhele Shanuhu] nuk e ka bërë shikimin haram përveçse dihet se shikimi ështe një lloj i zinasë, siç transmetohet nga Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: " Zinaja e syve ështe shikimi, zinaja e veshëve ështe dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja, dhe zinaja e këmbës janë hapat." Të gjitha këto quhen zina sepse ai është kënaq duke e shikuar një grua të huaj. Poashtu, shikimi e qon atë që kjo femër të hyjë në zemrën e tij, dhe pasi të hyjë në zemrën e tij, zemra e tij e qon drejtë një të keqeje edhe më të madhe. Pasi që Allahu [Xhele Shanuhu] e ka ndaluar shikimin e femrës, për shkak se shikimi të qon drejtë zinasë (e që ky [shikimi] është i pranishëm në përzierjen e meshkujve me femra), gjithashtu edhe përzierja e meshkujve me femra ështe haram, sepse kjo (përzierja e meshkujve me femra) është mjet i cili të qon drejtë zinasë. 2. Argumente nga Sunneti: a) Transmeton imam Ahmedi në Musned-in e tij nga Ummu Hamid (gruaja e Ebi Hamid es-Sa'di [RadijAllahu Anhu]) [RadijAllahu Anha], se ajo kishte ardhur tek Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] dhe i tha: " O i Dërguar i Allahut, unë kam dëshirë që të falem pas teje (në xhami)," I tha Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]: " E kuptova që ti ke dëshirë të falesh pas meje, mirëpo namazi yt në shtëpinë tënde është më i mirë sesa namazi yt në xhaminë time." Thotë Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se, ajo urdhëroi që asaj t'i ndërtohet një mesxhid (xhami e vogël) mbi shtëpinë e saj, dhe vAllahi gjithmonë u falte në te derisa vdiq. Poashtu tranmseton ibn Huzejme në Sahih-un e tij nga Abdullah ibn Mesudi [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: "Me të vërtetë që namazi i gruas më i dashur tek Allahu është namazi në shtëpinë e saj." Pra, nëse gruaja është urdhëruar që ta falë namazin në shtëpi, dhe se namazi i saj në shtëpi është më i mirë dhe më me vlerë sesa namazi i saj në xhami dhe namazi me Pejgamberin [SalAllahu Alejhi ve Selem], duhet kuptuar se, përzierja e meshkujve me femra është haram edhe më shumë. b) Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: " Safi më i mirë i burrave është safi (rreshti) i parë dhe më i keqi është i fundit, dhe safi më i mirë për gra është i fundit, kurse më i keqi është i pari." Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] u tregoi grave që, nëse falen në xhami, duhet që të ndahen nga meshkujt (të falen në një pjesë tjetër prapa burrave). Pastaj, tregoi se, safi (rreshti) më i mirë për gra është i fundit, kurse më i keqi është i pari. Dhe safi i parë është më i keqi për femra për shkak të afërsisë së ati rreshti me rreshtin e meshkujve. Gjithashtu, e urrejti rreshtin e fundit të meshkujve për shkak se janë më afër grave. Pra Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] e urrejti safin e fundit të meshkujve dhe safin e parë të grave për shkak të afërsisë së të dyja palëve. E si do të jetë çështja nëse ata përzihen duke mos qenë në namaz? Pra, kuptohet se përzierja e meshkujve me femra është haram. c) Transmetohet nga Usame ibn Zejd se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje fitne (sprovë) më të madhe se sa fitneja (sprova) e grave." Pra Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] e quajti femrën fitne (sprovë), dhe si ka mundësi që të bashkohen sprova me të sprovuarin? Pra kjo nuk është e lejuar. d) Transmetohet nga Ebu Seid el Hudrij [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: " Keni frikë (ruajuni) dhe ruajuni nga fitneja e grave, sepse me të vërtetë fitneja (sprova) e parë tek beni israilët kanë qenë gratë." Në këtë hadith Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] urdhëroi që të kemi kujdes nga sprova e grave, dhe dihet se, urdhëri tregon që është uaxhib (farz), që të ruhemi nga fitneja e grave. Pra, edhe përzierja e meshkujve me femra është haram për shkak se nuk ka mundësi që të ruhemi nga fitnet e tyre. përgaditi: Eroll Nesimi |



