|
Pyetja:
E dimë se, mendimi më i drejtë i dijetarëve është se, gruaja duhet të mbulojë fytyrën, por ka shumë situata, në të cilat gruaja nuk mund të mbulojë fytyrën e saj. A mund të na sqaroni pak më thellë këtë çështje?
Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)
Mendimi më i drejtë, i cili bazohet në argumente, është se, mbulimi i fytyrës është obligim, andaj grave të reja u është e ndaluar të zbulojnë fytyrat e tyre para mashkujve jo-mahram, me qëllim të largimit nga çdo ligësi, e posaçërisht kur ka rrezik të fitnes (joshjes). Duke u bazuar në këtë, fukahatë deklaruan se në situata të caktuara, grave u lejohet të zbulojnë fytyrat e tyre para meshkujve jo-mahram po që se është e domosdoshme, dhe u lejohet meshkujve t´i shikojnë ato, duke pasur kujdes që të mos kalohen kufijtë e të domosdoshmes, sepse ajo që është e lejuar në bazë të domosdoshmërisë (nevojës) nuk duhet tepruar.Këto raste të posaçme mund të përmblidhen si vijon:
I – Oferta e Martesës
Është e lejuar që femra të zbulojë fytyrën dhe duart e saja, në prani të mashkullit i cili don t´a martojë atë, ashtu që ai mund t´i shikojë ato, pa qenë të vetmuar dhe pa e prekur atë, sepse fytyra jep një pasqyre të bukurisë apo të shëmtisë dhe duartë japin një pasqyrë të shëndetit të trupit (që njëkohsisht jep indikatë rreth pjellshmërisë).Ebu'l-Faraxh el-Makdisi ka thënë: “Dijetarët nuk dallojnë në lejueshmërinë e të shiquarit të fytyrës… pikën qëndrore të bukurisë, vendin në të cilin hidhen shikimet..."Shumë hadithe tregojnë rreth lejueshmërisë së shikimit të femrës, nga ana e atij që dëshiron t´a martojë. Ndër ta janë:
-
Sahl ibn Sa'd (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “ Një grua erdhi te i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe tha: ´O i Dërguari i All-llahut, kam ardhur që të të ofrohem për martesë.´ Atëhere, i Dërguari i All-llahut (SalAll-llahu Alejhi ve Selem) e shikoi atë, e ngriti shikimin dhe filloi t´a vështrojë, pastaj e uli shikimin. Pasi që vërejti gruaja se ai nuk ka vendosur ende, ajo u ul. Atëherë, njëri prej sahabeve u ngrit në këmbë dhe tha: ´ O i Dërguari i All-llahut, nëse ti nuk nuk dëshiron t´a martoshë, atëhere martoje atë me mua.´..." (Transmeton Buhariu, 7/19; Muslimi, 4/143; el Nisa´i bi Sharh el Sujuti, 6/113; el Bejhekiu, 7/84). Ebu Hurejrah (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Isha me të Dërguarin e All-lahut (SalAllahu Alejhi ve Selem, dhe një njeri erdhi dhe i tha se kishte martuar një grua nga Ensarët. I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha, ´ A e ke shikuar?´ Ai i tha, ´ Jo.´ Ai i tha, ´ Shko dhe shikoje, sepse ka diqka në sytë e Ensarëve.´"(Transmeton Ahmedi, 2/286, 299; Muslimi, 4/142; el-Nisa'i, 2/73).
- Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: “ Kur ndonjë prej jush dëshiron të martojë ndonjë grua, nëse mund të shikon diçka që e inkurajon që t´a martojë atë, le të veprojë ashtu." (Transmeton Ebu Davudi dhe el-Hakimi. Isnedi i tij është hasen dhe ka argument vërtetues në hadithin e Muhammed ibn Muslimit. Ibn Hibbani dhe el Hakimi e kanë klasifikuar si sahih. Është transmetuar poashtu nga Ahmedi dhe ibn Maxheh, dhe nga Ahmedi dhe el Bezzari nga hadithi i Ebu Humejdit. Fet´h el Baari, 9/181).
El-Zejla'i ka thënë: “ Nuk i lejohet atij të prekë fytyrën dhe duart e saja – edhe nëse mendon se nuk do të ketë epsh gjatë këtij veprimi – sepse është haram dhe nuk ka nevojë të veprohet kështu.” Në Durar el-Bihaar thuhet: “ Nuk i lejohet Kadiut, dëshmitarëve apo dhëndrrit t´a prekin atë, edhe nëse janë të mendimit se nuk krijohen epshe gjatë këtij veprimi, sepse nuk ka nevojë të veprohet kështu." (Radd el-Muhtaar ‘ala'l-Durr el-Mukhtaar, 5/237). Ibn Kudameh ka thënë: “ Nuk i lejohet atij të vetmohet me të, sepse ajo është ende e ndaluar për të, vetëm shikimi i lejohet, andaj të vetmuarit me të mbetet haram, sepse nuk ka kurrëfarë garance se ai nuk do të bëjë ndonjë gjë të ndaluar po që se vetmohet me të. I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: " Asnjëri nuk është i vetmuar me gruan (jo-mahram), veçse Shejtani është i treti i cili është prezent me ta." Ai nuk duhet ta shikoj atë me epsh apo në mënyrë të dyshimtë."
Mashkulli mund t´a shikojë atë vazhdimisht, duke ia shikuar cilësitë, sepse kërkimi i asaj që dëshiron nuk mund të arrihet ndryshe."
II – Marrëdhëniet afariste (tregtare)
I lejohet gruas të zbuloj fytyrën dhe duart e saj gjatë blerjes apo shitjes, dhe i lejohet shitësit të shikojë fytyrën e saj gjetë dhënies së mallit dhe kërkimit të pagesës, me kusht që kjo të mos shkaktojë fitne - përndryshe, është e ndaluar.Ibn Kudameh ka thënë: “ Nëse një preson ka punë me një grua gjatë shitjes apo huazimit (sh.p. apo dhënies me qira), i lejohet atij të shikojë fytyrën e saj ashtu që të dijë se kush është ajo, dhe mund t´i shkojë asaj kur është koha e pagesës (garancion i qmimit kur të përfundohet shit-blerja). Transmetohet se Ahmedi ka thënë se kjo është mekruh në rastin e gruas së re, por jo në rast të gruas së vjetër, dhe po që se ka rrezik të fitnes, apo nuk ka nevojë pë shit-blerje të këtillë. Por, në raste kur është e domosdoshme, dhe nuk ka epshe të liga, nuk ka ndonjë të keqe në këtë."(el-Mughni, 7/459; el-Sharh el-Kebir ‘ala Matan el-Mukni', 7/348 bi Haamish el-Mughni; el-Hidaajeh ma'a Takmilat Fath el-Kadir, 10/24). El-Dasuki ka thënë: “ Kur të jipet dëshmija nga një grua, e cila mban nikab (mbules të fytyrës), ajo duhet të hjekë nikabin e saj. Kjo aplikohet në raste të martesës dhe çështjeve tjera, si shit-blerja, dhënia e dhuratave, borxhit, plotëfuqisë (sh.p. autorizimit), etj. Ky është mkendimi i preferuar i sheikhut tonë." (Haashijat el-Dasuki ‘ala'l-Sharh el-Kebir, 4/194)
III – Trajtimi mjeksor
I lejohet gruas të zbulojë vendin e sëmundjes, qoftë kjo fytyra apo ndonjë vend tjetër i trupit, para mjekut mashkull i cili e mjekon, me kusht që burri apo ndonjë mahram i saj të jetë i pranishëm, dhe në qoftë se nuk gjendet femër (mjeke) për ta mjekuar. Rreziku është më i vogël po që se mjekohet nga mjekja (sh.p. femër), dhe nuk duhet lejuar që të mjekohet nga mjeku jo-musliman nëse ka mjek musliman. Poashtu, ajo nuk duhet të zbulojë më tepër sesa vendin, i cili duhet mjekuar.Nuk i lejohet mjkeut t´a shikojë apo t´a prekë atë më tepër sesa është e domosdoshme, sepse lejimi është nga domosdoshmëria, dhe nuk duhet tepruar.Ibn Kudameh ka thënë: “ I lejohet mjekut të shikojë pjesët e nevojshme të trupit të saj, pjesët e turpshme apo pjesët tjera, sepse është e nevojshme të zbulohen." Transmetohet se, një djalosh i cili kishte vjedhur diçka, i është sjellur Uthmanit. Ai tha, ´ Shikoni në ijet e tij ( të shikojnë se a ka qime të turpshme, për të përcaktuar se a ka arritur moshën e pjekurisë [me ç´rast do të konsiderohej si i rritur i përgjegjshëm] apo jo).´ Ata nuk gjetën qime të turpshme, andaj nuk ia prenë dorën." (El-Mughni, 7/459; Ghidha' el-Albaab, 1/97). Ibn ‘Abidin ka thënë: “ Ai ka thënë në el-Xhavharah: po që se sëmundja është në ndonjë pjesë tëtrupit, pos pjesëve të turpshme të saja, i lejohet (mjekut) të shikojë për t´a mjekuar, sepse është çështje e nevojës. Po që se sëmundja është në pjesët e turpshme të saja, ai (mjeku) duhet t´a mësojë atë se si të veprojë. Po që se nuk ka asnjë që mund t´a bëjë këtë, dhe egziston frika se ajo mund të vdes apo të ketë pasoja të rrezikshme, atëherë ajo duhet të mbulojë pjesët tjera, pos pjesës së sëmuar, atëherë ai mund t´a mjekojë atë, por ai duhet të shmangë shikimin e tij aq sa të jetë e mundshme, dhe të shikojë vetëm vendin të cilin duhet mjekuar." (Radd el-Muhtaar, 5/237. Shiko edhe el-Hidaajah el-‘Alaa'ijah, f. 245). I njejti rregull aplikohet edhe për atë, i cili kujdeset pë ndonjë person të sëmurë, qoftë edhe i gjinisë së kundërt, gjatë ndihmës për të marrë abdest apo taharet ( pastrimi i vendeve të turpshme pas nevojës). (Shiko Ghidha' el-Albaab, 1/97).Muhammad Fu'aad ka thënë: “ Ajo që tregon se është i lejuar mjekimi i graus nga mashkulli - brenda kufizimeve të përmendura më lartë - është transmetimi i përcjellur nga Imam el Buhariu me isnedin prej el Rabi´ bint Mu´avvadh, ku thotë: " Ne shkonim në beteja me të Dërguarin e All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem). Ne u sjellnim ujë njerëzve dhe i shërbenim ata, dhe i sjellnim të plagosurit dhe të vdekurit në Medine."(Transmeton Buhariu, 6/80, 10/136. Feth el-Baari. Transmetimi ngjashëm gjendet tek Muslimi nga Enesi, 5/196; Ebu Davudi, 7/205 ma'a ‘Avn el-Ma'bud; dhe el-Tirmidhiu, 5/301-302, i cili ka thënë se është hasen sahih) Buhariu e vendosi këtë hadith në Kapitullin me titull Baab hal judaavi'l-rexhul ul-mar'ah ve'l-mar'at ul-rexhul? (Kapitulli: a mund t´a trejtojë mashkulli femrën apo femra mashkullin?). (Fath el-Baari, 10/136).El-Haafiz Ibn Haxher ka thënë: “ Rregulli se mashkulli mund t´a trajtojë femrën ka ardhur nga kjo me analogji; ai (Buhariu) nuk e ka konfirmuar këtë, sepse është e mundur që kjo të tregojë në kohën para se të bëhet hixhabi i obligueshëm, apo që gratë kujdeseshin rreth burrave të tyre dhe atyre që i kishin mahram, gjatë operacioneve luftarake. Rregulli është se, i lejohet gruas t´a trajtojë mashkullin jo-mahram në ratse të nevojës, me shikime dhe prekje sa më të vogla të mundshme."(Fath el-Baari, 10/136)
IV – Dëshmija
I lejohet gruas të zbulojë fytyrën e saj gjatë dhënies së dëshmisë në gjyq, qoftë ajo dëshmitare në ndonjë çështje apo dëshmitare në ndonjë marrëveshtje, dhe i lejohet kadiut (gjykatësit) t´a shikojë atë për të ditur se kush është ajo dhe t´i mbrojë të drejtat e të përkatshmive.Sheikh el-Dardir ka thënë: “ Nuk lejohet të jipet dëshmija kundër një gruaje me nikab, derisa ajo t´a zbulojë fytyrën, ashtu që të dihet se kush është ajo dhe si duket." (El-Sharh el-Kebir li'l- Sheikh el-Dardir, 4/194)Ibn Kudameh ka thënë: “ Dëshmitari mund të shikojë fytyrën e femrës kundër së cilës dëshmon, ashtu që dëshmija e tij të flasë rreth saj në terme specifike. Ahmedi ka thënë: " Ai nuk mund të dëshmojë kundër një gruaje, përveçse ai e di se kush është ajo." (El-Mughni, 7/459; el-Sharh el-Kebir ‘ala Matan el-Mukni', 7/348, bi haamish el-Mughni; el-Hidaajeh ma'a Takmilat Fath el-Kadir, 10/26).
V – Në çështje gjyqësore
I lejohet gruas të zbulojë fytyrën e saj para kadiut (gjykatësit), i cili gjykon për të apo kundër saj, dhe i lejohet atij të shikojë atë në këtë situatë, për të ditur kush është ajo dhe për të mbrojtur të drejtat e njerëzve.I njejti rregull, i cili aplikohet në dhënien e dëshmisë, poashtu aplikohet në çështjet gjyqësore, sepse i shërbejnë të njëjtit qëllim. (Shiko El-Durar el-Mukhtaar, 5/237; El-Hadijah el-‘Alaa'ijeh, f. 244; El-Hadijah ma'a Takmilat Fath el-Kadir, 10/26).
VI – Në prani të meshkujve të pjekur, të cilët nuk ndjejnë epshe fizike
I lejohet femrës - në bazë të njërit prej dy transmetimeve - të paraqitet para meshkullit të pjekur, i cili nuk ndien epshe fizike, ashtu si paraqitet para meshkujve mahram, sepse ai nuk ka interesim në gra, dhe i lejohet atij të shikojë atë.Sheikh Ebu'l-Faraxh el-Makdisi ka thënë: “ Mashkullit (sh.p. djaloshit) të rritur, i cili nuk ka ndien epshe fizike, i lejohet shikimi i pjesëve të trupit të femrës përmbi këthizës dhe përfundi gjunit, duke u bazuar në njërin nga dy transmetimet, sepse All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë: "... nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin..." (En Nur, 24:58) dhe " E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën epjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje)..." (En Nur, 24:59). Kjo tregon se ka dallim në mes të atyre që kanë arritur moshën e pubertetit dhe atyre që ende janë të mitur."Ebu ‘Abd-Allaah ka thënë: “ Ebu Tajiibeh, kur ishte fëmijë, i ka hedhur ujë me kupa grave të Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem)."Transmetohet, poashtu, se ka thënë: “ Ai është sikurse axhnebi´ ( i huaj, jo-mahram), sepse ai është sikurse njeriu që ka arritur pubertetin në çështje të epsheve fizike, dhe kjo nënkupton se hixhabi është i nevojshëm dhe se ndalohet shikimi. All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë: " ... ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra ..." (En Nur, 24:31). Sa i përket fëmijëve të vegjël, që nuk janë të pjekur, nuk ka nevojë të mbulohetpara tyre fare." (El-Sherh el-Kebir ‘ala Matan el-Mukni', 7/349. Shiko edhe El-Mughni, 7/458 dhe Ghada' el-Albaab, 1/97).
VII – Meshkujt që nuk kanë epsh
I lejohet femres që të dalë para mashkullit i cili nuk ndien epshe fizike, sikurse i del meshkujve mahram, sepse ai nuk ka interesim në gra, dhe atij i lejohet të shikojë tërë këto. Ibn Kudameh ka thënë: " Secili që nuk ndien epshe, qoftë si shkak i moshës, impotencës apo sëmundjes së pashërueshme, ose është eunuk, ... apo mukhannath ( mashkull i fëmërizuar apo i cili ka hormone femërore) i cili nuk ndien epsh, ndaj këtyre meshkujve vlenë i njejti rregull sikurse për meshkujt mahram sa i përket shikimit të femrës, sepse All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë: " ... shërbetoreve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ..." (En Nur, 24:31). Ibn Abbasi ka thënë: " Këta janë prej atyre, para të cilëve gratë nuk ndiejnë turp." Ai poashtu ka thënë: " Ky është mukhannath, i cili është impotent ( dmth., nuk mund të ketë ereksion)."Është transmetuar nga Muxhahidi se, Kutadeh ka thënë: " Ky është prej tyre që nuk kanë interesim në femra, por nëse ky është mukhannath që ndien epsh dhe din rreth grave, atëherë për të vlejnë rregullat, të cilat vlejnë edhe për të tjerët, sepse Aishja ka thënë: " Një mukhannath hyri tek gratë e Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem), dhe ato mendonin se ky njeri nuk ndien epshe fizike, por kur hyri i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) tek ne, ky ishte duke e përshkruar një grua, duke thënë: " Kur ajo hynë brenda, ajo vjen në katër, dhe kur del jashtë, ajo del në tetë." I Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: " A nuk po e shoh unë se ky njeri e din se kush është këtu? Ky nuk ka të drejtë të hyjë tek ju." Dhe pas këtij rasti ai nuk hyri më." ( Transmetohet nga Ebu Davudi dhe të tjerë) Ibn ‘Abd el-Barr ka thënë: “ Mukhannath nuk është vetëm ai, i cili është i njohur si i përzier. Mukhannath është ai, i cili aq shumë i gjason femrës fizikisht, sa që ai u përgjanë grave në butësinë e tij, në të folur, në paraqitje, në akcent dhe në mendime. Nëse ky është kësisoji, ky nuk do të ketë epshe për gra dhe nuk do të vërejë asgjë rreth tyre. Këta meshkuj janë prej atyre të cilët nuk kanë ineresim ndaj grave, dhe të cilëve u lejohet hyrja tek to. A nuk keni vërejtur se i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) nuk ndaloi atë mukhannathin nga hyrja tek gratë e tij në fillim, derisa vërejti se ai e përshkruante vajzën e Ghejlaanit, dhe kuptoi se ai dinte rreth grave, atëherë urdhëroi që ai të qëndrojë larg tyre." (El-Mughni, 7/463; el-Sharh el-Kebir ‘ala Matan el-Mukni', 7/347-348).
VIII– Gratë e moshuara, që janë jashtë kohës së martesës
Grave të moshuara, që janë jashtë kohës së martesës, u lejohet të zbulojnë fytyrat e tyre dhe atë që është e dukshme, para meshkujve jo-mahram, mirëpo është më e preferuar të mbesin të mbuluara.All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë: " E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di." (En Nur, 24:60) Ibn Kudameh ka thënë: " Në rastin e grave të moshuara që janë jashtë kohës së martesës, nuk ka asgjë të keqe nëse zbulojnë atë që është e dukshme, sepse All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë: " E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më..." (En Nur, 24:60) Ibn Abbasi, rreth ajetit: " Thuaju besimtarëve të ulin shikimet..." (En Nur, 24:31) ka thënë: " Gratë e moshuara të cilat nuk dëshirojnë më të martohen, janë të përjashtuara nga ky rregull. I njejti përjashtim vlenë edhe për gratë të cilat janë të deformuara dhe nuk janë tërheqëse." (El-Mughni, 7/463; el-Sharh el-Kebir ‘ala Matan el-Mukni', 7/347-348).
IX – Zbulimi i fytyrës para grave kafire (sh.p. jobesimtare)
Dijetarët kanë dalluar në mendimet e tyre rreth çështjes se si duhet paraqitur gruaja në prani të grave kafire.Ibn Kudameh ka thënë: “ Rregulli rreth marrëdhineve mes grave është i njejtë sikurse rregulli i marrëdhineve mes meshkujve. Nuk ka dallim në mes muslimaneve, dhe nuk ka dallim në mes të një femre muslimane dhe asaj dhimni (jomuslimanë që jetojnë nën pushtetin muslimanë), sikurse nuk ka dallim në mes dy muslimanëve apo në mes mashkullit musliman dhe mashkullit dhimni, sa i përket shikimit. Ahmedi ka thënë: " Disa njerëz mendojnë se ajo nuk duhet të largojë mbulesën e saj para grave jehude apo kristiane. Sidoqoftë, unë mendoj se ajo (gruaja jehude apo kristiane) nuk duhet të shikojë pjesët e turpshme ( të gruas muslimane), apo të marrë pjesë gjatë lindjes (dmth., të mos jetë mami´ , sepse në këtë rast ajo do të shikonte pjesët e turpshme të saja gjatë lindjes - përveç në raste të nevojës, të cilat i cekëm më lartë)." " Është transmetuar edhe një mendim tjetër i Ahmedit, sipas të cilit gruaja me nikab nuk duhet të largojë nikabin e saj para gruas dhimni, sepse All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë: "... ose grave të tyre ..." (En Nur, 24:31). Mirëpo, mendimi i parë është më i drejtë, sepse gratë kafire, jehude dhe tjera, hynin tek gratë e të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe ato nuk kishin hixhab e as u urdhëruan të mbulohen. Aishja ka thënë se një grua jehude vinte tek ajo dhe i thoshte: " All-llahu të ruajt nga dënimi i varrit, " dhe ajo (Aishja) e pyeti të Dërguarin (SalAllahu Alejhi ve Selem) ... Esmaja ka thënë: " Erdhi nëna ime tek une dhe nuk dëshironte të bëhej muslimane. Unë e pyeta të Dërguarin (SalAllahu Alejhi ve Selem), ´ A t´i mbajë lidhjet familjare me të?´ dhe ai më tha, ´Po.´ "Më tepër, hixhabi mes mashkullit dhe femrës i shërben një qëllimi, e që nuk është rasti në çështen në mes gruas muslimane dhe gruas dhimni, sikurse nuk është rasti mes mashkullit musliman dhe atij dhimni. Hixhabi është i obliguar në rast kur egziston teksti rreth kësaj që e obligon atë apo obligimi nxjerret nga analogjia, ndërsa në rastin e gruas muslimane dhe asaj jomuslimane nuk egziston as tekst as analogji.Ajeti "... ose grave të tyre ..." (En Nur, 24:31) mund të nënkuptojë të gjitha gratë. (El-Mughni, 7/464; el-Sharh el-Kebir ‘ala Matan el-Mukni', 7/351 bi haamish el-Mughni). Ibn el-‘Arabi el-Maaliki ka thënë: “ Mendimi i drejtë, sipas mendimit tim, se kjo u lejohet të gjitha grave, dhe se kjo paraqitet me përemër ( -hinna = të tyre) për të përshtatur pjesën tjetër të ajetit. Ky është ajet i përmemrave, ku përemri -hinna paraqitet njëzet e pesë herë; nuk ka të ngjashme si kjo në Kur´an. Kështu, kjo fjalë përshtatë të tjerat." (Ahkaam el-Kur'an, 3/326). El-Alusi ka thënë: “ El-Fakhr el-Raazi ka sugjeruar se gruaja dhimni është sikurse gruaja muslimane, dhe ka thënë: ´ Mendimi i drejtë është se ajo ( gruaja dhimni) është sikurse gruaja muslimane, dhe ´gratë e tyre´ nënkuptohen të gjitha gratë. Mendimi i selefëve duhet të kuptohet në atë mënyrë që (mbulesa para grave jomuslimane) është e preferuar, por jo obligative. " Pastaj tha: " Ky mendim është më i lehtë për njerëzit në kohën e tashme, sepse gruaja muslimane e ka vështirë t´a praktikojë hixhabin në prani të gruas dhimni." (Tefsir el-Alusi, 19/143). Muhammed Fu'aad ka thënë: " Nëse ky mendim ka qenë më i lehtë për kohën e tyre, atëhere pa dyshim se ky mendim është më i përshtatshëm dhe më i lehtë për kohën tonë, e posaçërisht për ato gra, të cilat për shkak të rrethanave, për të cilat nuk kanë se çka të bëjnë, shohin të arsyeshme të jetojnë në shtete jo-islame, në të cilat ato përzihen me gra jomuslimane dhe jeta e tyre është e ndërlidhur me jetën e atyre, ashtu që praktimi i hixhabit në praninë e tyre do të ndërlidhej me vështirësi të ndryshme. Me të vërtetë, All-llahut i takojmë, dhe tek Ai e kemi kthimin."
X– Haxhi dhe Umrah
Gratë duhet të zbulojnë fytyrat dhe duarat e tyre, kur të hyjnë në Ihram për Haxh apo Umreh. Në këtë kohë, atyre u është i ndaluar nikabi dhe dorëzat, sepse i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: " Gruaja, e cila është në Ihram, nuk duhet të ketë nikab apo dorëza." Nëse gruaje ka nevojë të mbulojë fytyrën e saj sepse pranë saj kalojnë meshkujt, ose ajo është e bukur dhe është e sigurtë se meshkujt do t´a shikojnë, ajo mund të mbulojë fytyrën me një pjesë të mbulesës së kokës, duke u bazuar në hadithin e Aishes, në të cilin thotë, " Kalorësit kalonin pranë nesh dhe ne ishim në Ihram me të Dërguarin e All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), ashtu që kur ata u afruan, çdonjëra prej nesh e lëshonte xhilbabin mbi fytyrë, dhe posa kalonin ata, ne prapë i zbulonim fytyrat." El-Xhuzejri ka thënë, duke transmetuar prej tyre: " Gruaja mund t´a mbulojë fytyrën e saj për arsye të nevojshme, si p.sh. me rastin e kalimit të ndonjë mashkulli jo-mahram pran saj, dhe fakti se mbulesa ia prekë fytyrën nuk ka rëndësi. Kjo është për lehtësim dhe për t´iu kanosur vështirësive." (El-Fikh ‘ala'l-Madhaahib el-Arba'ah, 1/645). Këto janë situatat, në të cilat gruaja mund t´i zbulojë fytyrën dhe duart, të sqaruara nga fukahatë dhe dijetarët. Mirëpo, egziston edhe një situatë, e cila e meriton vëmendjen tonë, e kjo është kur gruaja muslimane është e detyruar të zbulojë fytyrën - si është rregulli në këso raste?
XI – Detyrimi
Disa regjime opresive kanë aplikuar ligje, të cilat drejtohen kundër fesë Islame dhe rebelojnë kundër All-llahut (Subhanehu ve Teala) dhe të Dërguarit të Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem). Këto ligje pengojnë gratë muslimane që të praktikojnë hixhabin si duhet, e disa prej tyre ua largojnë nikabin me forcë dhe i nënshtrojnë ato me persekutime dhe opresione nga më të ndryshmet.Gratë të cilat praktikojnë nikabin, janë nënshtruar shqetësimeve dhe ngacmimeve në disa vende të Evropës, ku janë bërë objekt i dëmtimeve, dhe ku Islami dhe i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) nënçmohen.Andaj, kur gruaja është e sigurtë se do t´i nënshtrohet vështirësive të papërballueshme, asaj i lejohet të zbulojë fytyrën. Është më mirë të pasohet mendimi i dijetarëve, i cili është më pak korrekt, sesa t´a nënshtrojë veten në vështirësi, nga duart e njerëzve të ligë.Nëse gruas i lejohet të zbulojë fytyrën dhe duartë e saja në situatat që i përmendëm më lartë, ku nuk janë të përdorura dhuna dhe vështirësitë, atëhere me siguri që është më e udhës që asaj t´i lejohet zbulimi i tyre në situata kur ajo ballafaqohet me kanosje ndaj saj dhe ndaj fesë së saj, posaçërisht kur nikabi i saj mund të përdoret si shkak pë torrturuesit që t´ia hjekin hixhabin nga koka, apo t´a nënshtrojnë keqtrajtimeve të ndryshme. Në raste të nevojës, gjërat që zakonisht janë të ndaluara, bëhen të lejuara, brenda kufijve të asaj që është tejet e domosdoshme, sikurse kanë deklaruar dijetarët, por kjo nuk guxon të ndikojë tek njerëzit që, çështjen e mbulimit të fytyrës t´a marrin me lehtësi. Secila grua duhet të analizojë situatën e rrethit ku jeton dhe të mësojë nga përvoja e saj dhe e tjerëve, ashtu që të sigurohet se çka është me të vërtetë rasti i nevojës, kur përballohet me veten dhe dobësinë e saj.Edhepse grave u është lejuar zbulimi i fytyrës dhe duarve në raste të posaçme, që i përmendëm më lartë, atyre nuk u lejohet t´a zbukurojnë fytyrën (sh.p. me shminka,kosmetikë) dhe të kenë stoli zbukuruese të dukshme, po që se veprojnë kështu. U është ndyluar atyre të tregojnë këto gjëra (sh.p. bukurinë e tyre) në prani të meshkujve jo-mahram, sipas mendimit të fukahave, sepse All-llahu (Subahenhu ve Teala) thotë: " ...dhe të mos tregojnë stolitë e tyre..." (En Nur, 24:31), dhe se nuk ka nevojë të veprohet kështu. (Hixhab el-Muslimah bejna Intihal ve Ta'vil el-Xhahilin, f. 239).
Lusim All-llahun (Subahnehu ve Teala) t´i përmirësojë muslimanët. All-llahu (Subhanehu ve Teala) e bekoftë Pejgamberin tonë Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem).
Hixhab el-Muslimah bejna Intihal ve Ta'vil el-Xhahilin, f. 239
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri
Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |