Nijeti për agjërim E-Mail
Marte, 27 Prill 2004 00:49

Kur´an dhe SunnetPyetja:

A duhet bërë nijeti pë agjërim gjatë natës apo gjatë ditës? Dhe nëse dikush ju thotë gjatë kohës së duhasë (paradites) se është ditë e Ramazanit, a duhet kompenzuar atë ditë apo jo?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut s.v.t..

Është me rëndësi që nijeti për agjërimin e muajit të Ramazanit të bëhet natën, para Faxhrit. Nuk mjafton të fillohet agjërimi i asaj dite pa nijet. Kushdo që njoftohet në kohën e duhasë është ditë Ramazani, dhe e bënë nijet të agjërojë, ai duhet të largohet nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet deri në perëndimin e diellit, dhe ai poashtu duhet kompenzuar atë ditë, sepse është përcjellur nga Ibn ‘Omer nga Hafsah r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

“ Ai, i cili nuk ka bërë nijet për të agjëruar para faxhrit (agimit), nuk ka agjërim për të.”
[Transmetuar nga Imam Ahmed, autorët e el-Sunen, Ibn Huzajmeh and Ibn Hiban; ata e klasifikuan si sahih dhe merfu’.]

Kjo vlenë për agjërimin obligativ (farz). Sa i përket agjërimeve nafile (vullnetare) lejohet bërja e nijetit gjatë ditës, nëse nuk keni ngrënë, pier apo pasur marrëdhënie pas faxhrit, sepse është vërtetuar në hadithin e Aishes r.a. se, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. hyri te ajo në kohë të duhasë dhe pyeti, “A ke diçka (nga ushqimi)?” Ajo tha, “Jo.” Ai tha, “Atëherë jam agjërues.”
[Transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij.]

Dhe All-llahu s.v.t. është Burim i Fuqisë. Lusim All-llahun s.v.t. të dërgojë bekim dhe paqë mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij dhe shokët e tij si edhe mbi ata që e pasojnë deri në Ditë e Gjykimit.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.