| Ndarja e Teuhidit në kategori |
|
| Marte, 31 Gusht 2004 01:00 |
|
Pyetja: Dëgjoj nga disa vëllezër të ditur duke folur rreth Teuhidit dhe kategorive të tij se, Sheikh ul Islam Taki´ud din Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) e ka ndarë në dy kategori (Teuhid er-Rububijeh dhe Teuhid el Esma´ ve´Sifaat). Sa ka vërtetësi në këto pohime? A e ka ndarë Sheikh Muhammed Ibn Ibrahim (All-llahu e mëshiroftë) në katër kategori? Dhe së fundi, a e ka ndarë Sheikh Salih el Fevzan (All-lahu e ruajtë) Teuhidin në katër kategori? Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut [Subhanehu ve Teala] Së pari " Nuk ka gjë të keqe në koncepte dhe fjalë të reja, derisa nuk përmbajnë diçka të keqe." Së dyti Dijetarët ishin të mendimit se është me vend që të vendosen principe, regulla dhe kategori për të lehtësuar kuptimin. Nuk ka asgjë të keqe në këtë, në të vërtetë kjo është gjë e dobishme sepse ua lehtëson Muslimanëve qasjen ndaj diturisë. El Shafiu (All-llahu e mëshiroftë) vendosi principet e Fikhut dhe kategorizimin e tij dhe kjo u pranua mirë dhe u pasua nga dijetarët e Usulit, të cilët shkruan komentime rreth fjalëve të tij dhe i shtuan atyre. E njëjta ka ndodhur në të gjitha degët e diturisë Islame, siç është Texhvidi (recitimi i Kur´anit), Kur´ani etj., duke përfshirë edhe Teuhidin. Së treti Disa nga dijetarët kanë thënë se, Teuhidi mund të ndahet në dy kategori:
Sa u përket atyre që kanë ndarë Teuhidin në tri kategori, ata i kanë sqaruar edhe më detajisht kategoritë e lartëpërmendura dhe e kanë lehtësuar kuptimin e tyre. Andaj, ata thanë se Teuhidi ndahet në tri kategori:
Pastaj, disa dijetarë i shtuan këtij kategorizimi dhe thanë se, Teuhidi mund të ndahet në katër kategori:
Siç shohim, nuk ka asgjë të keqe në këtë kategorizim derisa nuk synohet diçka e gabuar, dhe derisa terminologjia nuk është e gabuar. Ky kategorizim është vetëm për të lehtësuar kuptimin. Me kalimin e kohës, njerëzit kuptojnë më pak dhe dijetarët duhet t# i sqarojnë gjërat më thjeshtë dhe më lehtë për t´u kuptuar. Andaj, nuk ka gjë të keqe në atë që pyetësi ka përmendur, sepse ndarja e Teuhidit në dy kategori përmbanë të gjitha ato, të cilat janë sqaruar në detaje nga dijetarët tjerë. Ata të cilët e kanë ndarë në tri apo katër kategori, e kanë sqaruar në detaje atë që është përmendur në formë koncize nga ata që e kanë ndarë në dy kategori. Mirëpo, të gjithë janë pajtuar se Teuhidi përmbanë të gjitha ato që ata i kanë përmendur. Nuk ka asgjë të gabuar me këtë kategorizim dhe përdorimin e kësaj terminologjie, me kusht që kjo nuk shpie në ndonjë problem, si p.sh. lënia anash e disa nga konceptet që janë pjesë e Teuhidit, apo futja e gjërave që nuk kanë të bëjnë me të. Mund të vijë koha që kjo duhet të sqarohet edhe më tepër, andaj dijetarët do të bëjnë sqarimin me më tepër kategori, ashtu që të kuptohet më lehtë. Ky është një sqarim i shkurtër rreth domethënies së tri kategorive të Teuhidit:
Së katërti Rreth çështjes së përmendur në pyetje se, Sheikh el-Islam Ibn Tejjmijeh e ka ndarë Teuhidin në dy kategori - Teuhid el-Rububijeh dhe Teuhid el-Esma´ ve´l-Sifaat - nuk është korrekt. Ai e ndau në dy kategori, të cilat janë:
|



