| Namazi i falur jashtë kohës së tij |
|
| Hene, 28 Maj 2007 20:16 |
|
Eselamun Alejkum. Desha tu beje nje pyetje rreth namazit. A bene namazi i jacise te falet ( para kohe )pas namazit te akshamit. Aresyeja eshte se nata eshte e shkurte dhe ne duhet te zgjohemi heret per pune. Përgjigje: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Namazi i falur para kohës së caktuar nuk është i vlefshëm. All-llahu i Lartësuar thotë në Kur´an: "Në të vërtetë, es-Salah (Namazi) u është bërë obligim besimtarëve në kohë të caktuara." Sheikh ibn Uthejmini [All-llahu e mëshiroftë] thotë: "Falja e namazit jashtë kohës së tij me qëllim nuk është i vlefshëm dhe falësi (sh.p. ai që e falë] nuk është pa mëkat. Nëse kjo bëhet pa qëllim, dmth, njeriu ka vepruar kështu sepse ka menduar që ka hyrë koha e namazit, atëherë nuk është mëkat, dhe namazi i tij llogaritet si namaz vullnetar (nafile), mirëpo ai duhet ta përsërisë atë (namazin) sepse një prej kushteve të namazit është që të kryhet në kohën e caktuar." Më tutje, sheikh Muhammed Salih el-Munaxhxhid thotë se: "Përderisa kohët e namazit mund të dallohen nga njëra tjetra, çdo namaz duhet kryer në kohën e duhur, edhe nëse kohët janë afër njëra tjetrës. Të qenurit i durueshëm në këtë është një lloj i Xhihadit, dhe All-llahu nuk ia humbë shpërblimin e atij që bën vepra të mira." Dhe All-llahu e di më së miri. Kuran dhe Sunnet © 2007 |



Eselamun Alejkum. Desha tu beje nje pyetje rreth namazit. A bene namazi i jacise te falet ( para kohe )pas namazit te akshamit. Aresyeja eshte se nata eshte e shkurte dhe ne duhet te zgjohemi heret per pune.