Llojet më të mira të kafshëve për kurban E-Mail
Enjte, 04 Dhjetor 2008 08:45

Kur´an dhe SunnetPyetja:

Cilat janë kafshët më të mira për kurban - devet, dhentë apo lopët?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut Subhanehu ve Teala

Llojet më të mira të kafshëve për kurban janë: devet, pastaj lopët - nëse prehen nga një person; pastaj dhentë; pastaj dhitë; pastaj 1/7 e një deveje; pastaj 1/7 e një lope. Kafshët më të mira janë ato, të cilat janë të majme dhe kanë më tepër mish, dhe janë fizikisht komplet (nuk u mungon ndonjë pjesë) dhe kanë pamje të mirë.

Në Sahihun e Buhariut transmetohet nga Enes ibn Maliku (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) kishte shprehi të priste dy desh me brinjë, të cilët kishin qenë të bardhë me pika të zeza.

Është transmetuar se, Ebu Said el-Khudriu (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) preu për kurban një dash të tërë (dmth, jo të tredhur) me fytyrë të zezë dhe (rrathë) të zeza përreth syve dhe këmbë të zeza.
Kjo është transmetuar nga të katërtit. Tirmidhiu ka thënë se hadithi është hasen sahih; nga Albani, poashtu është klasifikuar si sahihSahih Ebi Davud, 2796.

Transmetohet se Ebu Raafi´, robi i liruar i Pejgamberit (SalAllahu Alejhi Selem), ka thënë:

" Kur i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) prente kurban, ai blente dy desh të trashë. Sipas një verzioni tjetër "..desh të tredhur."
[Transmeton Ahmedi, Albani klasifikon hadithin si sahih në Sahih ibn Maxheh, 3122]

Kafsha e trashë nënkupton atë kafshë që ka shumë yndyrë dhe mish. Kafshë e tredhur nënkupton kafshën, të cilës iu janë larguar bolet - kjo është zakonisht më e mirë sesa kafsha jo e tredhur sa i përket shijes së mishit, mirëpo kafsha jo e tredhur është më e kompletuar në aspekt fizik.

Këto janë kafshët më të mira, sa i përket llojit dhe cilësive.

Sa i përket atyre që janë mekruh, ato janë si vijon:

  1. Ato të cilat kanë të prerë një gjysmë apo më tepër se gjysma e veshëve të tyre.
  2. Ato të cilat kanë të çarë veshët tërthorazi nga përpara.
  3. Ato të cilat kanë të çarë veshët tërthorazi nga mbrapa.
  4. Ato të cilat kanë të çarë veshët për së gjati.
  5. Ato të cilat kanë veshë të shpuar.
  6. Ato të cilave u janë prerë veshët aq sa mund t´u shihet kanali i dëgjimit; ose është thënë se, fjala e njejtë (arabe) nënkupton ato të cilat aq janë holluar saqë nuk ka më palcë në eshtrat e tyre.
  7. Ato të cilave u janë larguar brinjët tërësisht.
  8. Ato të cilat janë tërësisht të verbëta, edhe nëse sytë ende i kanë.
  9. Ato të cilat nuk pasojnë tufën dhe nuk ju bashkangjiten tufës, veçse duke i drejtuar kah tufa.

Këto janë kafshët, të cilat janë mekruh për kurban, siç është transmetuar në hadithe të cilat ndalojnë prerjen për kurban ato të cilat i kanë këto të meta apo urdhërojnë që këto kafshë të shmangen. Kjo kuptohet si domethënie e të qenurit mekruh, kur këto transmetime merren në lidhje me hadithin e el-Bara´ ibn Aazib (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë:

I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) është pyetur, " Cilat kafshë duhet të shmangen për kurban?" Ai tregoi me dorën e tij dhe tha, " Katër: kafsha e gjymtuar, e cila dukshëm është e gjymtë; kafsha me një sy, mungesa e së cilës është e dukshme; kafsha e sëmurë, sëmundja e së cilës është e dukshme; dhe kafsha e dobët, të cilën nuk do ta zgjedhte askush."
[Transmeton Maliku në el-Muvatta]

Kafshët me të meta të ngjashme poashtu i shtohen kësaj liste, andaj është mekruh të marrurit për kurban kafshët në vijim:

  1. Devet, bagëtia dhe dhentë që kanë të prera gjysmën apo më tepër se gjysmën e bishtit të tyre.
  2. Ato kafshë të cilat kanë të prerë më pakë se gjysmën e bishtit të tyre. Nëse gjysma apo më tepër është e prerë, atëherë sipas shumicës së dijetarëve, kjo nuk është për kurban. Nëse është e lindur asisoji, atëherë, nuk ka gjë të keqe në këtë.
  3. Kafsha të cilës i është prerë penisi.
  4. Kafsha e cila ka humbur disa prej dhëmbëve të saj, qoftë prerës apo bluajtës. Mirëpo, nëse është lindur ashtu, atëherë nuk është mekruh për ta marrur për kurban.
  5. Kafsha të cilës i janë prerë gjinjët. Mirëpo, nëse është lindur ashtu, atëherë nuk është mekruh për ta marrur për kurban. Në i është ndërperë qumështi, por gjinjët i ka të padëmtuara, nuk ka gjë të keqe me këtë.

Nëse këto pesë u shtohen nëntë të cekurave më lartë, atëherë numri i kafshëve, të cilat janë mekruh që të mirren për kurban bëhet katërmbëdhjetë.


Përgaditi: Editorial K&S
Burimi: Risalet Ahkam el-Udhijeh ve´l Dhakaah
Sheikh Muhammed ibn Uthejmin
Kuran dhe Sunnet © 2002-2008
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.