|
Pyetja
Pyetja ime ka të bëjë me mënyrën e saktë të faljes së Namazit fard me Imam, e posaçërisht leximi i sures El Fatiha.
1. A e kemi obligim të lexojmë El Fatihan në vehte, në raste kur Imami lexon me zë, gjatë rekatit të parë dhe të dytë të namazeve fard? 2. A e kemi obligim të lexojmë El Fatihan në situatë të njejtë, por në rekatin e tretë dhe të katërt, kur Imami lexon pa zë?
Kjo pyetje u parashtrua nga bashkësia jonë, duke pasur për qëllim përmirësimin e mënyrës së faljes. Egzistojnë dy mendime në mesin tonë, njëri prej tyre është se, kur Imami udhëheqë Namazin, pa marrë parasysh se a lexon Imami me zë (rekati i parë dhe i dytë) apo pa zë (rekati i tretë dhe i katërt) ne duhet të dëgjojmë, ndërsa tjerët pohojnë se pa leximin e El Fatihas, qoftë me Imam apo pa të, Namazi është i pavlevshëm. Ju lutem, na këshilloni me mundësisht, sa më tepër argumente.
Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)
Leximi i Sures El Fatiha është një prej pjesëve esenciale të Namazit, dhe duhet të lexohet në çdo rekat, si nga Imami ashtu edhe nga ata që falen mbas tij, sepse i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
" Nuk ka Namaz për atë që nuk e lexon Hapjen e Librit (El Fatihan)." (Buhari, 714)
Sa i përket leximit të El Fatihas nga personi i cili falet pas Imamit, në Namazin në të cilin Imami lexon Kur´an me zë, egzistojnë dy mendime të dijetarëve.
Mendimi i parë është se, është i obligueshëm leximi i El Fatihas. Si argument për këtë, merret kuptimi i përgjithshëm i hadithit të të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):
" Nuk ka Namaz për atë që nuk e lexon Hapjen e Librit (El Fatihan)." (Buhari, 714)
; si edhe rasti kur i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) e këshilloi një njeri, i cili nuk ishte falur si duhet, i ka thënë të lexojë El Fatihan.
Është transmetuar në hadithe sahih se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e lexonte në çdo rekat. El Hafiz ibn Haxher ka thënë në Fet´h el-Baari:
" Është vërtetuar se u është lejuar atyre, të cilët falen mbas Imamit, të lexojnë El Fatihan në namazet ku Kur´ani lexohet me zë, pa asnjë përjashtim. Kjo është transmetuar nga Buhariu në Xhuz´ el-Kiraa´ah, dhe nga Tirmidhiu, Ibn Hibbani dhe të tjerë, nga Makhuli nga Mahmud ibn el-Rabi´ nga ´Ubadeh, se i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) u pengua gjatë leximit në namazin e Faxhrit dhe kur përfundoi namazin, ai tha: " A mos jeni duke lexuar pas Imamit tuaj?" Ata thanë, " Po," Ai tha, " Mos veproni ashtu, përveçse në Hapjen e Librit (El Fatihan), sepse nuk ka namaz për atë që nuk e lexon atë."
Mendimi i dytë është se, leximi i Imamit është edhe leximi i atij që falet pas tij. Argument për këtë është ajeti:
" Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë. " El A´raf, 7:204
Ibn Haxher ka thënë: " Ata të cilët thonë se (ai që falet pas Imamit) nuk ka nevojë të lexojë El Fatihan, kur Kur´ani lexohet me zë, sikurse Malikit, marrin si argument hadithin, ´ Kur ai lexon, dëgjone me vëmendje.´ Ky hadith është sahih, i cili është transmetuar nga Muslimi, prej Ebu Musa el- Eshariu."
Ata të cilët thonë se është obligim, thonë se duhet lexuar pasi që Imami të ketë përfunduar leximin e El Fatihas dhe para se të fillojë të lexojë ndonjë sure tjetër, ose duhet lexuar kur Imami të pushojë. Ibn Haxher ka thënë: " Ai duhet të dëgjojë kur Imami lexon, dhe të lexojë ai heshtë."
Sheikh Ibn Bazi ka thënë: " Ajo që kuptohet me heshtjen e Imamit, është kur ai pushon gjatë leximit të El Fatihas apo pas leximit të saj, ose në suren të cilën e lexon pas saj. Nëse Imami nuk pushon, atëherë ai i cili falet pas tij duhet të lexojë El Fatihan edhe nëse Imami është duke lexuar, duke u bazuar në mendimin më të drejtë nga dy mendimet e dijetarëve." ( shiko Fataawa al-Sheikh Ibn Baz, vol. 11, f. 221)
Komitetit të Përhershëm i është parashtruar një pyetje e ngjashme, dhe janë përgjigjur si vijon:
" Mendimi i drejtë i dijetarëve është se, është i obligueshë leximi i El Fatihas kur njeriu falet vetë dhe është i obligueshëm për Imamin dhe për ata që falen pas tij, për të dy, në namazet ku Kur´ani lexohet me zë dhe në namazet ku lexohet në heshtje, për shkak të saktësisë dhe të natyrës specifike të teksteve, të cilat tregojnë në këtë. Ajeti:
" Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë. " El A´raf, 7:204
, ka kuptim të përgjithshëm. Hadithi, ´ Kur të lexohet Kur´ani, dëgjoni me vëmendje´, është i përgjithshëm dhe vlenë edhe për El Fatihan por edhe për suret tjera. Këto dy tekste kanë kuptim të përgjithshëm, ndërsa hadithi që vijon tregon në përjashtim ndaj këtij regulli:
" Nuk ka Namaz për atë që nuk e lexon Hapjen e Librit." Andaj, mund të bashkërendisim të gjitha dëshmitë e vërtetuara. Hadithi " Leximi i Imamit është leximi i atij që falet pas tij." është daif ( i dobët). Nuk është e saktë të thuhet se, ´Amin-i´ gjatë faljes me xhamat, pas leximit të El Fatihas nga Imami, e zëvendëson leximin e tyre (sh.p. të El Fatihas). Dallimi në mendimet e dijetarëve rreth kësaj çështje nuk duhet të merren si shkak i urrejtjes mes njëri-tjetrit dhe të jenë shkak i përçarjes dhe injorimit të njëri-tjetrit. Përkundrazi, duhet të studioni çështjen edhe më tepër dhe të mësoni më shumë. Nëse ndokush prej jush pason një dijetar, i cili thotë se, ai i xili falet pas Imamit duhet të recitojë El Fatihan në namazet ku Kur´ani lexohet me zë, ndërsa tjetri pason një dijetarë, i cili thotë se duhet të heshtin dhe të dëgjojnë Imamin kur Kur´ani lexohet me zë dhe se leximi i El Fatihas nga ana e Imamit është i mjaftueshëm, nuk ka asgjë të keqe në këtë. Nuk ka nevojë që njëri grup të denoncojë tjetrin apo t´a urrejë për këtë gjë. Duhet të jenë pa paragjykime rreth dallimeve në mendimet e dijetarëve dhe rreth shkaqeve rreth kësaj dhe të lusin All-llahun t´i udhëzojë në të drejtën rreth asaj ku janë në mospajtim, sepse Ai është Gjithëdëgjues, Gjithëreagues. All-llahu e bekoftë Të Dërguarin Muhammed."
Sheikh Muhammed Salih El-Munaxhid |