Kurbani - Obligim apo Sunnet? E-Mail
Enjte, 13 Dhjetor 2007 14:45

Kur´an dhe SunnetFjala udhijeh nënkupton një kafshe te llojit an-aam (d.m.th. deve, lopë, dele apo dash) e cila prehet gjatë ditëve të Kurban Bajramit për shkak të festës dhe si formë e ibadetit (adhurimit), duke synuar që me këtë t'i afrohet All-llahut më afër.

Kur´an dhe SunnetPyetja:

Çka nënkuptohet me udhijeh (shkrifim)? A është obligim apo sunnet?

Përgjigje:

Falenderimi i takon All-llahut.

Fjala udhijeh nënkupton një kafshe te llojit an-aam (d.m.th. deve, lopë, dele apo dash) e cila prehet gjatë ditëve të Kurban Bajramit për shkak të festës dhe si formë e ibadetit (adhurimit), duke synuar që me këtë t'i afrohet All-llahut më afër.

Kjo është një prej riteve të Islamit të porositura në Librin e All-llahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem), siedhe bazuar në konsensusin e Muslimanëve.

Në Kur´an:

1. All-llahu thotë:

"Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!"
[el-Keuther, 2]

2. All-llahu thotë:

"Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve."
[el-En´am, 162]

Fjala nusuk (përkthyer ketu si 'kurban') nënkupton sakrificën; ky është mendimi i Said ibn Xhubejr-it. Dhe është thënë se nënkupton të gjitha aktet e adhurimit, duke përfshirë kurbanin, që është më gjithëpërfshirës.

3. All-llahu thotë:

"Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit."
[el-Haxhxh, 34]

Në Sunnet:

1. Është transmetuar në Sahih el-Buhari (5558) dhe Sahih el-Muslim (1966) se, Enes ibn Malik (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:

"I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka prerë dy desh me pika të zeza. Ai i ka prerë me dorën e tij, ka thënë ´All-llahu Ekber´ dhe ka vendosur këmbën e tij në qafat e tyre."

2. Është transmetuar se Abdullah ibn Umar (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:

"I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka qëndruar në Medine dhjetë vite, duke prerë kurban (çdo vit në Bajram)."
[Transmetuar nga Ahmedi, 4935; Tirmidhiu, 1507; klasifikua si hasen nga Albani në Mishkaat el-Masaabih, 1475]

3. Është transmetuar nga Ukbe ibn Amir (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka shpërndarë kafshë për kurban në mesin e sahateve të tij, dhe Ukbes i kishte një dele gjashtë muajsh. Ai kishte thënë:"O i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), unë kam një dele gjashtë muajsh." Ai (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Preje si kurban."
[Trasnmetuar nga el-Buhari, 5547]

4. Është transmetuar nga el-Barra ibn Aazib (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

"Kush prenë kurban pas namazit, ka kompletuar ritualet e tij (të Bajramit) dhe ka pasuar rrugën e Muslimanëve."
[Transmetuar nga el-Buhari, 5545]

I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka prerë kurbane, dhe ashtu kanë vepruar edhe sahabet e tij (All-llahu qoftë i kënaqur me ta). Dhe ai ka thënë se prerja e kurbanit është rruga e Muslimanëve.

Prandaj, të gjithë Muslimanët janë pajtuar unanimisht se kjo (prerja e kurbaneve) është normë në Islam, sikurse është transmetuar nga shumë dijetarë.

Por, ata kanë dalluar në atë se, a është Sunnet mu´akkadeh (Sunnet i konfirmuar) apo është obligim dhe nuk lejohet pa u kryer.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky është Sunnet mu´akkadeh. Ky është qëndrimi i Shafiut, Malikut dhe Ahmedit bazuar në mendimin më të njohur të tij.

Tjerët ishin të mendimit se ky është obligim. Ky është mendim i Ebu Hanifes dhe një prej mendimeve të transmetuara nga Ahmedi. Ky mendim ishte i preferuar edhe nga Ibn Tejjmijeh, i cili ka thënë:

"Ky është një prej mendimeve të transmetuara në medh-hebin e Malikut, ose duket se është mendimi i Malikut."

[Prej Risaalat Ahkam el-Udhijeh vel-Dhakaah nga Ibn Uthejmini (All-llahu e meshirofte)]

Sheikh Muhammed ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Udhijeh (kurbani) është Sunnet mua´kkadeh për atë i cili ka mundësi ta kryej atë, andaj njeriu duhet të prej kurban për veten dhe anëtarët e familjes së tij."
[Fetaua ibn Uthejmin, 2/661]


Kur´an dhe Sunnet

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.