| Kujt i obligohet agjërimi |
|
| Marte, 27 Prill 2004 00:47 |
|
Pyetja:
Kujt i obligohet agjërimi i Ramazanit? Përgjigje:Falënderimi i takon All-llahut s.v.t.. Agjërimi i obligohet personit, i cili i plotëson këto kushte: 1. Të jetë musliman Nëse plotësohen këto pesë kushte, njeriut i bëhet obligim agjërimi. Argument për këtë është ajeti, në të cilin All-llahu s.v.t. thotë: “Asgjë tjetër nuk pengon që t´u pranohet ndihmesa e tyre, përveç asaj se ata nuk besuan All-llahun dhe të Dërguarin e Tij (Muhammed a.s.) dhe se nuk erdhën në falje (të Namazit) veçse me përtesë, edhe për atë se ndihmesën e tyre e japin krejt pa dëshirë.” Pasi që kontributi i tyre nuk është i pranueshëm edhepse iu bëhet mirë të tjerëve, për shkak të kufrit të tyre, atëherë veprat e tjera të adhurimit janë edhe më të papranuara. Atij nuk i obligohet kompenzimi i ditëve të kaluara pa agjërim, sepse All-llahu s.v.t. thotë: “Thuaju atyre që nuk kanë besuar, në qoftë se ndalohen (prej mosbesimit), e shkuara e tyre do t´u falet,...” Dhe është vërtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) nuk u ka thënë atyre që bëheshin muslimanë që t´i kompenzojnë detyrat e obliguara të cilat kanë kaluar (para se ta pranojnë Islamin). A do të dënohet qafiri në Ahiret për mosagjërimin e tij, nëse nuk është bërë musliman? Sipas teksteve, All-llahu s.v.t. thotë se të Drejtët (d.m.th. besimtarët) do t´u thonë jobesimtarëve: " ´ Çka ju shtyri juve që të hyni në Zjarr?´ Këto katër gjëra do t´i shyejnë ata në Zjarr. " Ne nuk ishim prej atyre që kryejnë Namazin" d.m.th. se ata nuk faleshin; “ E as nuk ushqenim El‑Miskin (të varfërit)” d.m.th. se ata nuk paguanin Zeqatin; “ Dhe flisnim fjalë të kota( të gjitha ato që All-llahu s.v.t. i ka bërë të urryera) me bashkëbisedues mendjemëdhenjë (arogant)” d.m.th. se ata talleshin me ajetet e All-llahut s.v.t.; “ Dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë.” Të jetë i vetëdijshëm (mukallaf). Mukallaf është ai, i cili ka arritur moshën e pjekurisë (pubertet, bylyk) dhe ka mendje të shëndoshë, sepse i papjekuri dhe i sëmuri psiqik (i çmendur) nuk janë të vetëdijshëm. Njeriu me mendje të shëndoshë është e kundërta e njeriut të sëmurë psiqik, i cili ka humbur mendjen, d.m.th. është i çmendur. Çdo njeri që ka humbur mendjen, në çfarëdo mënyre qoftë, nuk është i vetëdijshëm dhe nuk është i obliguar të zbatojë obligimet Islame, qoftë falja, agjërimi apo ushqimi i të varfërve; ai nuk është i obliguar me asgjë. Të jetë në gjendje të agjërojë. Ai, i cili nuk është në gjendje të agjërojë nuk i obligohet agjërimi,All-llahu s.v.t. thotë: “...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet) nga ditë e tjera...” Pamundësia e agjërimit bie në dy kategori: Pamundësi e përkohëshme është ajo e cila u përmend në ajetin e mësipërm, si njëri i cili është i sëmurë por shpreson se do të shërohet, dhe udhëtari. Këtyre personave u lejohet të mos agjërojnë, pasi që ata duhet të kompenzojnë ditët e paagjëruara. Ata të cilët përgjithmonë nuk janë në gjendje të agjërojnë, si njëri i cili është i sëmurë dhe nuk ka shpresë për shërim, ose ata të cilët janë të moshuar dhe nuk janë në gjendje të agjërojnë, janë përmendur në ajetin: “...Ndërsa përsa u përket atyre të cilët kanë të vështirë agjërimin (p.sh. të sëmurët, të moshuarit, etj), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë,...” Sipas komentimit të ibn Abazit r.a., këtu bëhet fjalë për mashkullin ose femrën e moshuar të cilët nuk munden të agjërojnë, kështu që ata duhet të ushqejnë një njeri të varfër për çdo ditë. Të jetë i vendosur (jo udhëtarë). Nëse është udhëtarë, nuk i obligohet agjërimi, sepse All-llahu s.v.t. thotë: “...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet) nga ditë e tjera..." Dijetarët janë të pajtimit se udhëtarit nuk i obligohet agjërimi. "...Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Sigurisht që All-llahu është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.” Kjo tregon se çdo gjë që dëmton njeriun është e ndaluar(haram) për të.Nëse pyet, cila është shkalla e dëmtimit, e cila rezulton ndalimin e agjërimit, përgjigja është: Dëmtimi mund të jetë psiqik, ose dikush e këshillon atë se agjërimi mund ta dëmtojë. Sa i përket dëmtimit psiqik, do të thotë se njeriu ndjen se agjërimi e dëmton dhe ndien dhimbje, e ngadalson shërimin e tij (nga sëmundja që ka) etj. Nuk duhet pasur ndonjë pengesë. Kjo vlenë posaçërisht për femrat. Femrat, të cilat kanë menstruacionet ose gjakderdhjet pas lindjes nuk duhet agjëruar, sepse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë: “ A nuk është rasti me femrën e cila kur ka periodin e saj, ajo nuk falet dhe nuk agjëron?” Kështu që ajo nuk duhet të agjërojë dhe agjërimi i saj është i pa vlerë, sipas konsensit (mendimit të përbashkët) të dijetarëve. Dhe ajo duhet kompenzuar ditët e kaluara pa agjërim, poashtu duke u bazuar në mendimin e përbashkët të dijetarëve. El-Sharh el-Mumti’, 6/330. All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri. Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |


