Kufri i atyre që udhëheqin me tjetër, pos me atë që ka shpallur All-llahu E-Mail
Diele, 19 Shtator 2004 01:44

Kur´an dhe SunnetImagePyetja:

A është udhëheqja me ligje tjera, pos Sheriatit, kufr ekber apo kufr asghar?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)

All-llahu na ka urdhëruar që, çështjet tona t´ia referojmë gjykimit të Tij dhe të implementojmë Sheriatin, ndërsa na ka ndaluar të udhëheqim me çfarëdo tjetër, sikurse bëhet e qartë nga ajete të numërta në Kur´an, siç është rasti edhe me ajetet e Sures el-Maideh, të cilat tregojnë në udhëheqje me atë që All-llahu ka shpallur. Aty përmenden pikat që vijojnë:

  • Urdhëri për gjykim me atë që ka shpallur All-llahu: " Dhe në këtë mënyrë, gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur All-llahu..." [ajeti 49]

  • Tërheqja e vërejtjes rreth gjykimit me tjetër, pos asaj që ka shpallur All-llahu: " ...dhe mos u shko pas dëshirave të tyre të kota..." [ajeti 49]

  • Tërheqja e vërejtjes rreth kompromitimit të ndonjë detali të Sheriatit, sado i vogël të jetë ai: " ...por tregohu i vëmendshëm ndaj tyre që të mos të të kthejnë e të të largojnë nga disa gjëra të cilat All-llahu t´i ka zbritur ty..." [ajeti 49]

  • Ndalimi i kërkimit të gjykimit të xhahilijetit, i shprehur në pyetjen retorike: " A mos kërkojnë gjykimin e injorancës (kohës së padijes-para Islamit)?" [ajeti 50]

  • Deklarimi se, askush nuk është më i mirë në gjykim se sa All-llahu: " E kush është më i mirë në gjykim se sa All-llahu, për një popull që ka një Besim të fortë?" [ajeti 50]

  • Deklarimi se, kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, është kafir (jobesimtar), dhalim (shtypës, keqbërës) dhe fasik (mëkatar), sikurse thotë All-llahu: "...Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të tillët janë kafira." [ajeti 44]; "...Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të tillët janë dhalima (shtypës dhe keqbërës)" [ajeti 45]; "...Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të tillët janë fasika (të rebeluar, të mosbindur, mëkatarë)." [ajeti 47]

  • Deklarimi se, është obligim pë Muslimanët që të gjykojnë me atë që ka shpallur All-llahu, edhe nëse ata që kërkojnë gjykim prej tyre janë jomuslimanë, sikurse thotë All-llahu: "...Dhe kur të gjykoni, gjykoni mes tyre me drejtësi..." [ajeti 42]

Gjykimi dhe udhëheqja me tjetër, pos me atë që ka shpallur All-llahu, është në kundërshtim me besimin dhe me Teuhidin, që janë të drejta të All-llahut. Kjo mund të konsiderohet si kufr ekber (kufër i madh) apo kufr asghar (kufër i vogël), varësisht nga rrethanat. Kufri i madh e nxjerr njeriun nga Islami, në raste sikur këto në vijim:

  1. Nëse ai lëshon ligje të cilat janë në përputhshmëri me tjetër, pos me atë që ka shpallur All-llahu, sepse e drejta e lëshimit të ligjeve i takon vetëm All-llahut, i Cili nuk ka partnerë dhe kushdo që "konkuron" me Të në diçka që është e drejtë vetëm e Tij, ai është mushrik, sepse All-llahu thotë: " A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?" [Esh Shura, 21]

  2. Nëse ai, i cili gjykon me tjetër pos me atë që ka shpallur All-llahu, e mohon të drejtën e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem) në gjykim, sikurse ka cekur Ibn Abbasi, në komentimin e ajetit: "...Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të tillët janë kafira." [El Maideh, 44]. Ibn Abbasi ka thënë: " Kushdo që refuzon atë që All-llahu ka shpallur, është kafir."

  3. Nëse ai preferon gjykimin e trilluar mbi gjykimin e All-llahut, qoftë kjo në terme absolute apo vetëm në disa çështje. All-llahu thotë: " A mos kërkojnë gjykimin e injorancës (kohës së padijes-para Islamit)? E kush është më i mirë në gjykim se sa All-llahu, për një popull që ka një Besim të fortë?" [El Maideh, 50]

  4. Nëse ai konsideron të barabartë gjykimin e All-llahut me gjykime të trilluara. All-llahu thotë: "...pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)." [El Bekareh, 22]

  5. Nëse ai beson se është e lejuar të gjykohet me diçka që kundërshton gjykimin e All-llahut dhe të Derguarit të Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem), apo beson se nuk është e obligueshme të gjykohet në përputhshmëri me atë që ka shpallur All-llahu, apo beson se kjo çështje është opcionale. Ky është kufër i cili kundërshton besimin. All-llahu ka shpallur: " O ti i Dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) e një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni." [El Maideh, 41]. Ai thotë: " Shko te Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe nëse të thotë se gjykimi është me goditje, pranoje, ndërsa nëse ai urdhëron gurëzimin, injoro atë çka thotë ai." Atëherë All-llahu shpalli: "..."...Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të tillët janë kafirun (jobesimtarë)." [El Maideh, 44]

  6. Nëse ai nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, nga kokëfortësia dhe arroganca, ai është kafir dhe ka dalur nga Islami, edhe nëse ai nuk mohon gjykimin e All-llahut. Kryeneçësia dhe arroganca mund të kuptohen si mospërfillje dhe largim, sikurse thotë All-llahu: " A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojnë Taghutët (gjykatësit e rremë, të adhuruarit e trilluar), e duke qenë se janë urdhëruar që të mohojnë ata. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi. Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i Dërguari” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën me neveri." [En Nisa´, 60-61]

  7. Ndër gjërat, që mund të numërohen si gjykim me tjetër pos asaj që ka shpallur All-llahu dhe kufrit të madh, është ajo që Sheikh Muhammed ibn Ibrahim ka thënë rreth ligjeve të vetështjelluara të njerëzve dhe gjykimi sipas tyre: " Kjo është më e keqja, kundërshtimi më i qartë dhe më gjithëpërfshirës i Sheriatit dhe refuzimi i ligjeve të All-llahut. Kjo është konkurim me All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, kundërshtim i ligjeve të Tija në përgatitjen, përkrahjen, strukturën, gjykimin dhe kompetencat e tyre.

Të lartpërmendurat janë një përmbledhje e gjërave, të cilat bëjnë të kuptohet se gjykimi me tjetër, pos me atë që ka shpallur All-llahu, është formë e shirk ekber (shirkut të madh):

1- Gjykimi me tjetër, pos me atë që ka shpallur All-llahu.

2- Mohimi i të drejtës së All-llahut dhe të Dërguarit për gjykim.

3- Preferimi i gjykimit të trilluar para gjykimit të All-llahut, qoftë kjo në tërësi apo vetëm në disa çështje.

4- Konsiderimi i gjykimit të trilluar dhe gjykimit të All-llahut si të barabartë.

5- Mendimi se, është e lejuar të gjykohet me diçka që kundërshton atë që ka shpallur All-llahu, apo besimi se gjykimi me atë që ka shpallur All-llahu nuk është obligative, apo se është opcionale.

6- Refuzimi i gjykimit me atë që ka shpallur All-llahu.

Me shqyrtimin e kësaj çështje nga kënde të ndryshme, bëhet e qartë se ajo që numërohet të jetë kufr ekber (kufër i madh) është:

      1. Anulimi i Sheriatit si ligj i qeverisjes së shtetit, sikurse veproi Mustafa Kemal ("Ataturku") në Turqi, kur anuloi librin Maxhallah el-Ahkam el-´Adlijjeh, i cili bazohej në medhhebin Hanefi, dhe e zëvendësoi me ligje të vetshtjelluara të njeriut.

      2. Anulimi i gjyqeve të Sheriatit

      3. Imponimi i ligjeve të vetshtjelluara të njeriut, sikurse ligji i Italisë, Francës, Gjermanisë, etj., për të gjykuar mes njerëzve, apo përzierja e këtyre ligjeve me Sheriat, sikurse bëri Xhingis Khan-i në librin e tij el-Jasik, që përmbante ligje nga burime të ndryshme. Ulematë (dijetarët) gjykuan se ai ishte kafir

      4. Kufizimi i rolit të Sheriatit në gjyqe në çështje të ashtuquajtura "civile", si martesa, shkurorëzimi dhe trashëgimia.

      5. Hapja e gjyqeve jo-Sheriatike

      6. Diskutimi i Sheriatit në parlament dhe votimi rreth tij; kjo tregon se implementimi i Sheriatit kushtëzohet me votën e shumicës.

      7. Vendosja e Sheriatit si burim dytësor apo kryesor, sëbashku me burime tjera të ligjit. Edhe nëse ata pohojnë se Sheriati është burim primar i legjislaturës, ky është kufr ekber, sepse kjo nënkupton se ata lejojnë adoptimin e ligjeve edhe nga burime tjera.

      8. Formulimi i neneve të legjislaturës se, mund t´u referohet edhe ligjeve internacionale, apo deklarimi në marrëveshje se, në rast konflikti, çështja mund t´i referohet filan-filan gjyqi jo-Islamik

      9. Kritizimi i Sheriatit në publik apo privat, me fjalët si "i ashpër", "jokomplet" apo "i prapambetur", apo me sugjerime se ai nuk është i mospërputhshëm me kohën tonë, apo shrehja e admirimit ndaj ligjeve jo-Islame.

Sa i përket pyetjes se, kur mund të llogaritet gjykimi me tjetër, pos me atë që ka shpallur All-llahu, si kufr asghar, që nuk e nxjerr njeriun nga ummeti Islam:

...përgjigja është se, kjo mund të jetë në ato raste kur udhëheqësi apo gjykatësi lëshon gjykim me tjetër, pos me atë që ka shpallur All-llahu, dhe këtë e bënë nga mosbindja apo teka, apo për hatër të dikujt, apo për rryshfet, e kështu me rradhë, ndonëse ai beson se është obligative të gjykohet në përputhshmëri me atë që ka shpallur All-llahu dhe se ajo çka ka vepruar ai është vepër mëkati dhe haram.

Sa i përket atij, i cili qeveriset me ligj jo-Islamik, nëse ai i referohet atij vullnetarisht, atëherë ai është kafir me kufr ekber që e nxjerrë nga Islami. Por, nëse ai nuk ka mundësi tjetër pos t´i referohet këtij ligji, dhe vepron kështu pa dëshirë (me gjysëm zemre), atëherë ai nuk është kafir, sepse po të kishte mundësi t´i drejtohet Sheriatit, ai do t´a bënte këtë dhe ai beson se ky ligj jo-Islamik është i rremë

All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri. All-llahu e bekoftë Pejgamberin tonë, Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem).

Sheikh Muhammed Salih El-Munaxhid


burimi: Islam Q&A
Kur´an dhe Sunnet

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.