Kohët kur namazi është i ndaluar E-Mail
Hene, 28 Maj 2007 20:19

Kur´an dhe Sunnet - Fetua FikhSelam alejkum, kur duhet me fal namaze nafile? A ka ndonjë kohë që është e ndaluar dhe cilat janë ato kohë?

Kur´an dhe Sunnet - Fetua FikhPyetje:

Selam alejkum, kur duhet me fal namaze nafile? A ka ndonjë kohë që është e ndaluar dhe cilat janë ato kohë?

Përgjigje:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te Botrave. Paqja dhe Bekimi qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhammedin SalAllahu Alejhi ve Selem, familjen e tij, shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij, deri ne Diten e Gjykimit. Amin

Ekzistojnë kohë në të cilat i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka ndaluar faljen e Namazit. Ato janë:

  1. - Prej pas namazit të Sabahut deri në kohën e lindjes së diellit dhe ngritjes së diellit në një lartësi të një shigjete, dmth përafërsisht pesëmbëdhjetë minuta.
    [shiko: el-Sherh el-Mumti, 4/162]

  2. - Koha kur dielli është në zenit, në mes të qiellit. Kjo është një kohëe shkurtër para fillimit të kohë së Drekës, përafërsisht pesëmbëdhjetë apo njëzet minuta. [shiko: Fetava el-Sheikh ibn Baz, 11/286] Disa dijetarë janë të mendimit se kjo kohë është më e shkurtër se kaq. Ibn Kasim [All-llahu e mëshiroftë] ka thënë se kjo është një periudhë shumë e shkurtë kohore, nuk mjafton as për t´u falur, gjegjësisht, aq sa të thuhet tekbiri dhe të fillohet namazi. [shiko: Hashijat ibn Kasim ala´l-Ravd el-Murabba, 2/245]

  3. - Pas namazit të Ikindisë deri në perëndim të diellit.

Këto tri kohë janë përmendur në shumë hadithe, në të cilat i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka ndaluar faljen e namazit në këto kohë. Këto hadithe përfshijnë:

  1. - Buhariu (586) dhe Muslimi (728) transmetojnë se, Ebu Said el Khudri (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
    "I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Nuk ka namaz pas Ikindisë deri sa të perëndojë dielli, dhe nuk ka namaz pas Sabahut derisa të ngritet dielli.""

  2. - Muslimi (832) ka transmetuar se, Amr ibn Abasah el-Sulami (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
    "Unë thashë, ´O i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), më trego atë që All-llahu të ka mësuar dhe unë nuk e di, më trego rreth namazit.´ I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: ´Fale Subh-in (Sabahun), pastaj mos fal derisa dielli të paraqitet dhe të jetë ngritur... pastaj falu sepse namazi yt është i dëshmuar dhe i prezentuar (nga melaqet), derisa hija e shigjetës tregon kah veriu - që është koha kur dielli gjendet në mes të qiellit - pastaj ndalu së faluri (sh.p. mos u fal), sepse në atë kohë Xhehennemi ushqehet. Kur të kthehet hija - që është fillimi kohës së Drekës - atëherë falu, sepse namazi yt është i dëshmuar dhe i prezentuar (nga melaqet), derisa të falësh Ikindinë. Pastaj ndalu së faluri derisa të perëndojë dielli..."

Dhe All-llahu e di më së miri.

Kuran dhe Sunnet © 2007
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.