Koha e prerjes së kurbanave E-Mail
Diele, 16 Dhjetor 2007 14:45

Kur´an dhe Sunnet - Fetua FikhKoha e prerjes së kurbanave fillon pas namazit të bajramit (kurban bajramit) dhe vazhdon deri sa të perëndoj dielli i ditës së 13 të muajit Dhul-Hixhxhe, d.m.th prej pasi që të falet bajrami deri më ditën e katërt para se të perëndoj dielli.

Kur´an dhe Sunnet - Fetua FikhPyetje:

Kur është koha për prerjen e kurbanave?

Përgjigje:

Koha e prerjes së kurbanave fillon pas namazit të bajramit (kurban bajramit) dhe vazhdon deri sa të perëndoj dielli i ditës së 13 të muajit Dhul-Hixhxhe, d.m.th prej pasi që të falet bajrami deri më ditën e katërt para se të perëndoj dielli.

Mirëpo më së miri është që të prehet kurbani sa më shpejt dhe ate pas namazit të bajramit, ashtu siç ka vepruar edhe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem), dhe ushqimi i parë që e hanë atë ditë të jetë nga mishi i kurbanit.

Transmeton Ahmedi (22475) nga Burejde (RadijAllahu Anhu) se ka thënë:

"Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) nuk ka shkuar të falë namazin e bajramit (bajramit të ramazanit) pa hëngër, kurse për kurban bajramin nuk ka hëngër asgjë derisa është kthyer, dhe ka hëngër nga kurbani që e ka prerë."
[Zejlaiu transmeton në "Nisbur-raje" (2/221) se Ibn Kattani e klasifikoi këtë hadith si sahih]

Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: Koha e prerjes së kurbanave fillon pas namazit të bajramit (kurban bajramit) dhe vazhdon deri sa të perëndoj dielli i ditës së 13 të muajit Dhul-Hixhxhe. D.m.th janë katër ditë për prerjen e kurbanave: dita e bajramit (dhe fillon pas namazit të bajramit) dhe tre ditë pas tij. Ai i cili e prenë kurbanin para se të falet namazi i bajramit apo e prenë kurbanin pasi që të perëndoj dielli i ditës së katërt, atëherë ky kurban nuk është i vlefshëm.(Nuk e ka vleftën e kurbanit mirëpo njihet si sadak). Kurse nëse e ka vonuar prerjen me ndonjë arsye si p.sh i ka ikur kafsha dhe nuk ka mundur ta ze atë deri sa ka kaluar dita e katërt, ose e ka autorizuar dike për ta prerë kurbanin dhe i autorizuari ka haruar, atëherë nuk ka ndonjë të keqe që të therret edhe pas ditës së katërt për shkak të arsyes që e ka pasur.

Gjithashtu lejohet prerja e kurbanave ditën dhe natën, mirëpo prerja e kurbanave ditën është më mirë, gjithashtu më së miri është prerja e kurbanave menjëherë pas faljes së namazit të bajramit.


përgaditi: Eroll Nesimi
burimi: Islam QA

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.