Koha e obligimit të Hixhabit E-Mail
Marte, 27 Prill 2004 09:26
Pyetja:

Pyetja ime është: pasi që vajzës fillojnë t´i dalin qimet (p.sh. në vendet e turpshme), a është për të i obliguar hixhabi (mbulesa)?

Përgjigje:

Njeriu nuk konsiderohet si i përgjegjshëm derisa ta arrijë moshën e pjekurisë (pubertetit). para se të arrihet mosha e pjekurisë, mashkulli apo femra, nuk mirren në përgjegjsi, sepse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “ Është ngritur Lapsi nga tre: nga fëmiu dreisa të arrijë moshën e pjekurisë, nga i fjeturi derisa të zgjohet, dhe nga ai i cili ka humbur mendjen derisa t´i kthehet .” (Transmetohet nga Ebu Davud, 4402). Bazuar në këtë, atëherë vajza duhet të praktikojë hixhabin kur të hyjë në pubertet.  

Janë tri shenja të pubertetit, të cilat janë të përbashkëta si për mashkuj ashtu edhe për femra: 

1 – Jashtëdalja e farës (spermës) (gjatë fjetjes)

2 – Rritja e qimeve përreth organeve të turpshme

3 – Arritja e moshës pesëmbëdhjetëvjeçare

Në rastin e femrës paraqitet edhe shenja e katërt, që është: 

4 – Menstruacioni 

Nëse njëra nga këto shenja paraqitet te vajza, atëhere ajo është e obliguar të kryej të gjitha obligimet dhe të largohet nga gjërat e ndaluara (harami). Një nga obligimet e femrës është hixhabi

Mirëpo, prindët apo kujdestarët e vajzës duhet edukuar atë për kryerjen e obligimeve dhe largimin nga harami, para arritjes së pubertetit, ashtu që ajo të rritet në atë formë edukimi dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë vështirë të praktikojë obligimet e saja pasi që hynë në pubertet. Kjo është një nga bazat themelore mbi edukimin e fëmijëve, të përcaktuara me Sheriat. 

I Dërguari i All-llahu s.a.v.s., ka thënë: “ Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t´i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrahni) kur t´i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtrat.” 

Transmetohet nga Ebu Davud, 495; Ahmed, 2/187, nga hadithi i ‘Amr ibn Shuajb, transmetuar nga babai i tij, e ai nga babai i vet. 

I ngjashë me këtë është edhe hadithi i Saburah ibn Ma'bad, i transmetuar nga Ebu Davud (494) dhe el-Tirmidhi (407). Ai ka thënë, është hasen sahih. Hadithi u klasifikua si sahih nga el-Albani në el-Irva' , 247. 

Buhariu (1960) dhe Muslimi (91136) transmetojnë në Sahihët e tyre nga el-Rubaji' bint Mu'avidh hadithin mbi agjërimin e Ashures dhe se kur është urdhëruar. Në hadith thuhet: “Pasiqë agjëronim atë – duke menduar këtu Ashuren – dhe urdhëronim fëmijët tonë të vegjël të agjërojnë, ne shkonim në Xhami dhe u bënim atyre lojra nga leshi, dhe nëse ndonjëri nga ata qante nga uria ne ia jepnim atë lojë (që të luaj) deri në iftar.” 

Në bazë të një raporti të Muslimit: Nëse kërkonin ushqim, ne do t´ua jepnim lojrat, që kështu t´ua tërheqim vëmendjen deri sa ta mbarojnë agjërimin. 

El-Neveviu ka thënë në Sharh Sahih Muslim (8/14): Ky hadith përshkruan trajnimin (pregatitjen) e fëmijëve të kryejnë vepra dëgjueshmërie dhe duke i mësuar të kryejnë vepra adhurimi, por ata nuk ishin të përgjegjshëm (d.m.th.nuk kishin arritur ende moshën e pjekurisë-pubertetit). 

Ibn el-Kajjim tha në Tuhfat el-Mevdud bi Ahkaam el-Mevlud (p. 162): “Edhepse fëmiu nuk është i përgjegjshëm, kujdestari i tij është dhe nuk i lejohet atij të lejojë fëmiun të kryej vepra të ndaluara, dhe ai të mësohet në to dhe pas kësaj është vështirë ta largojë nga ato vepra.” 

All-llahu s.v.t. e di më së miri dhe Ai është i Gjithëditur. 

Pra, nëse vajza i afrohet moshës së pjekurisë, paraqitet frika se vajza nëse nuk mbulohet shkakton që meshkujt të ndihen të tërhequr nga ajo dhe anasjelltas. Nga kjo rrjedh se prindët apo kujdestarët e vajzës duhet të detyrojnë atë të mbulohet ashtu që të preventohet (ruhet) nga mendimet e këqija dhe të parandalohet e keqja apo imoraliteti.

All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri


Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.