Koha e Imsakut E-Mail
Marte, 27 Prill 2004 00:11
Pyetja:

Në disa vende thuhet se koha e imsakut është përafërsisht dhjetë minuta para agimit (Faxhrit), ku njerëzit ndërrprejnë ushqimin dhe pijen dhe fillojnë agjërimin. A është kjo e saktë?

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t..

Kjo që ata veprojnë nuk është e saktë.

Sepse All-llahu s.v.t. i ka lejuar njerëzit të hanë dhe të pinë deri sa të agojë. All-llahu s.v.t. thotë:

"... dhe hani dhe pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës)...”
[El-Bekareh 2:187]

Buhariu (1919) dhe Muslimi (1092) transmetojnë nga Ibn Omeri and Ajshja se Bilalli thërriste ezanin natën. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

" Hani dhe pini derisa ta dëgjoni ezanin e Ibn Umm Maktumit, sepse ai nuk e thërret ezanin para se të agojë."

El-Neveviu r.a. ka thënë:

"Kjo tregon se është e lejuar ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet, deri sa të agojë."

El-Haafiz ibn Haxhr ka thënë në Fath al-Baari (4/199):

" Një nga bidatet (risitë) më të rrezikshme të paraqitura në kohën tonë, është thirrja e ezanit të dytë gjatë Ramazanit përafërsisht njëzet minuta para agimit, dhe fikja e dritave në minare që paraqet ndalimin e ngrënies dhe pirjes për ata që do të agjërojnë. Ata të cilët përhapin këtë bidat thonë se, ata veprojnë kështu vetëm për shkak të kujdesit në lidhje me këtë akt fetar (agjërimit)"

Sheikh Ibn ‘Uthejmini u pyetë në lidhje me disa imsakë (kalendarë me kohë namazi), të cilët paraqesin kohën e imsakut deri 15 minuta para agimit. Ai tha:

“Ky është një lloj bidati, i cili nuk ka asnjë bazë në Sunnet. Më parë, mu e kundërta ka të bëjë me Sunnet, sepse All-llahu s.v.t. thotë në Librin e Tij të Shenjtë:
"... dhe hani dhe pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës)...”

[El-Bekareh 2:187]

Dhe i Dërguari s.a.v.s. ka thënë:

" Bilalli thërret ezanin natën, kështu që hani dhe pini derisa ta dëgjoni ezanin e Ibn Umm Maktumit, sepse ai nuk e thërret ezanin para se të agojë."

Ky imsak me të cilin këta njerëz veprojnë është i gabuar sepse kundërshton atë që ka urdhëruar All-llahu s.v.t.. Kjo paraqet një lloj ekstremizmi në fe, dhe i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

" Ata që ekstremizojnë (e teprojnë) janë të mallkuar, Ata që ekstremizojnë (e teprojnë) janë të mallkuar, Ata që ekstremizojnë (e teprojnë) janë të mallkuar."
[Nga Muslimi, 2670]


All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.