Kërkimi i ndihmës nga të vdekurit E-Mail
Diele, 04 Janar 2009 23:13
Kur´an dhe Sunnet - Fetva Akide

Pyetja:

A është kërkimi i ndihmës që është trasmetuar në hadithin:
"Me të vërtetë dielli afrohet derisa të arrijë djersa gjysmën e veshit, dhe në atë çast kërkuan ndihmë prej Ademit, ku Ademi thotë: "Nuk jam unë pronar i kësaj, pastaj kërkojnë prej Musait..."
...argument për kërkimin e ndihmës nga të vdekurit ?

Përgjigja:

Thënia e Pejgamberit (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qofshin mbi të):

"Kërkuan ndihmë prej Ademit.."

..d.m.th: Kërkuan prej tij (Alejhi Selam]) që të lutet për ta, dhe të ndërmjetësojë për ata tek All-llahu Tebareke ue Te'ala. Dhe hadithet me këtë kuptim janë të shumta dhe të njohura në Sahihejn (Sahih El-Buhari dhe Sahih El-Muslim), dhe në libra të tjerë, dhe në këtë hadith nuk gjendet lejimi i kërkimit të ndihmës prej të vdekurve ashtu siç imagjinojnë shumë bidatgjinjë!

Por, ai është prej kërkimit të ndihmës nga i gjalli në gjërat që ka mundësi, ashtu siç ka ardhur në thënien e All-llahut:

"Dhe kërkoi ndihmë prej tij (Musait) ai që ishte nga populli i tij mbi armikun e tij."

Dhe është e qartë që nuk lejohet (për shembull) që t´i thotë i gjalli që ka mundësi atij që është i pamundur: Më ndihmo mua! I vdekuri që kërkon ndihmë prej tij përveç All-llahut, është më i pamundur se ai, dhe ai që e kundërshton këtë është: Ose budalla i luajtur, ose mushrik i poshtëruar sepse ai mendon që i vdekuri është: Dëgjues, shikues dhe që ka mundësi të bëjë çdo gjë, dhe këtu rritet rrezikshmëria sepse ky është shirku i madh që e kanë frikë besimtarët për këta që kërkojnë ndihmë prej të vdekurve përveç All-llahut.

Dhe All-llahu ka thënë:

"Me të vërtetë ata që ju lutni janë njerëz si ju, lutni ata dhe le t´ju përgjigjen nëse jeni të drejtë. A kanë ata këmbë që ecin mbi to apo duar që prekin me to, apo sy që shikojnë me to, apo veshë që dëgjojnë me to."

Përktheu: Ebu Abdurrahman
Burimi: Silsiletul Ehadith Es-Sahiha Hadithi nr.2460
Vargu i haditheve të sakta
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Copyright © 2010 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.