| Karakteri i fëmiut |
|
| Enjte, 07 Shkurt 2008 14:37 | ||||
|
Shumë njerëz janë të merakosur për karakterin e luhatshëm te fëmijëve te tyre dhe ndikimet e ekstravagancës ne personalitetin e tyre. Si ta fusim fuqinë dhe nderin në karakterin e fëmijëve tanë? Përgjigja: Falënderimi i takon All-llahut xh.sh., Salavatet qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij dhe gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit. Çështjes që i referohet në pyetje është njëra prej problemeve më serioze në rritjen e fëmijëve në kohën e sodit. Disa prej zgjedhjeve në lidhje me këtë problem dhe rrugët për të futur fuqinë dhe nderin në karakterin e fëmijëve tanë janë renditur në vijim: 1- Teknijeh (që të përdoret kunja apo pseudonim - emri përkëdhelës apo patronimi) [Babai i këtij dhe këtij] kur ti drejtohemi fëmijëve Ta thërrasësh një djalë të ri me "Ebu Fulan" ("Babai i këtij dhe këtij) apo një vajzë të re me Umm Fulan ("Nëna e kësaj dhe kësaj") do ta bënë fëmijën që të ndihet më përgjegjës dhe më i rritur, kështu që ai do të bëhet më i pjekur dhe do të ndihet më lartë se fëmijëria e tij. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) e ka pas zakon që të ju jap kunja (pseudonim) fëmijëve. Enesi ( Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se: Ummu Halid bint Haliç transmetoj se Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te) i janë dhënë disa rroba, në mesin e të cilave gjendej një mbuloj e zezë prej mëndafshit, e njohur si hamis. Ai tha, "Çka mendoni kujt duhet t’ia jap këtë?" Njerëzit heshtnin, pastaj ai tha, "Ma sillni Umm Halidin" dhe atë e bartën tek ai (që jep me kuptua se ajo ishte shumë e re). Ai e morri mbulojën dhe ia vuri asaj, duke thënë, "Gëzoje derisa të grihet." Ishte një njollë e gjelbër apo e verdhë në të, dhe ai tha, "Oj Umm Halid, kjo është sanah" – sanah në gjuhën etiopiane do të thotë "e bukur".
Sipas një transmetimi tjetër gjithashtu transmetuar prej el-Buhariut: "Ai e shikoj khamisen dhe bëri me shenjë drejt saj, duke thënë, "Oj Ummu Halid, kjo është sanah, Oj Umm Halid, kjo është sanah."" Sanah në gjuhën etiopiane do të thotë "e bukur".
2- Të merren ata nëpër takime dhe që të lejohen që të qëndrojnë me të rriturit Kjo do ta shtoj të kuptuarit dhe mençurin e tyre, dhe i bënë ata që të provojnë që ti imitojnë të rriturit, dhe gjithashtu ata duhet të pengohen që të mos kalojnë shumë kohë në lojëra dhe argëtime. Sahabët e kanë pas zakon që ti marrin me vete fëmijët e tyre kur shkonin dhe qëndronin me Pejgamberin (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te). Njëra prej ngjarjeve që e përshkruan këtë është transmetuar prej Muavijah ibn Kurrah prej babait të tij, i cili ka thënë: 3- Të ju tregohet atyre për veprat heroike të gjeneratave të më hershme dhe atyre më pas, betejat Islamike dhe fitoret e myslimanëve Kjo i nxit ata që të bëhen trima, e cila është njëra prej pjesëve më të rëndësishme për të qenë të fuqishëm dhe të ndershëm. El-Zubejr ibn el-Auan kishte dy fëmijë, një prej të cilëve ishte prezent gjatë disa betejave, dhe tjetri e kishte zakon që të luaj në gërvishten e vjetër të një beteje në shpatullën e babait të tij. Kjo është transmetuar prej Uruah ibn el-Zubejr, i cili tha se shokët e Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te) i kishin thënë el-Zubejrit në ditën e Jermukut, "A do të shkosh që të sulmosh, dhe ne do të vijmë me ty?" Ai tha, "Nëse unë sulmoj ju do të gënjeni." Ata thanë, "Jo, ne do të veprojmë (si kemi premtuar)." Kështu që ai e filloj një sulm (kundër Romakëve), duke i shpuar radhët e tyre duke kaluar përmes tyre, por me të nuk ishte askush. Pastaj ai u kthye mbrapa, dhe Romakët i kapën frenjat e kalit të tij dhe e plagosën atë dy herë në shpatullën e tij. Ndërmjet këtyre dy plagëve të reja ishte një gërvishtje që e kishte marrë në luftën e Bedrit. Uruah tha, "Kur isha i vogël, e kisha zakon që të luaj në ato plagë duke i vendosur gishtat e mijë në ato plagë." Uruah tha, "Gjatë atyre ditëve Abdullah ibn el-Zubejr ishte me atë. Ai ishte 10 vjeçar. Ai (el-Zubejri) e vendosi atë në një kalë. (dhe ia besoj atë një njeriu tjetër që të kujdeset për te.)"
Duke e komentuar këtë hadith, Ibn Haxheri (Allahu pastë mëshirë në te) tha: Ibn el-Mubareki transmeton prej Hisham ibn Uruah prej babait të tij prej Abdullah ibn el-Zubejrit që ai ishte me babanë e tij në ditën e Jemukut, dhe kur idhujtarët iknin, ai i sulmoj dhe filloj që ti mbys të plagosurit e tyre,d.m.th. ai i dha fund çdo ushtari të plagosur që e gjeti. Kjo jep me kuptua se ai ishte i fuqishëm dhe trim që nga fëmijëria. 4- Të mësohen ata për sjellje të mira Prej sjelljeve që duhet mësuar ata janë ato të përshkruara në hadithin e transmetuar prej Ebu Hurejres prej Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te): 5- Tu jepet atyre lavdërimi dhe respekti të cilin e meritojnë para të tjerëve Kjo është bërë e qartë prej hadithit në vijim: 6- Tu mësohen atyre sportet kryesore, siç është gjuajtja, noti dhe kalërimi i kuajve. 7- Ti shmangemi nënçmimit të tyre, veçanërisht para të tjerëve. Asnjëherë mos ti nën-vlerësojmë idetë e tyre, dhe të nxitën që të jenë pjesëmarrës. 8- Të konsultohesh me ta dhe ti pyesësh për mendimin e tyre 9- Tu japësh përgjegjësi në përputhje me vitet dhe aftësitë e tyre 10- Të mësohen ata që të jenë trima të përshtatshëm – duke përfshirë edhe atë se si të flasin në publik 11- Të jesh i sigurt se rrobat e tyre janë modeste dhe ti mbrosh ata prej rrobave, stilit të flokëve, lëvizjeve dhe mënyrës së papërshtatshme të ecjes 12- Të sigurohesh që djemtë mos të bartin mëndafsh, pasi që ai është vetëm për gra 13- Ti shmangen shpenzimit të tepruara, luksit, përtacisë dhe papunësisë (plogështisë) Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me te) ka thënë: 14- Ti shmangen argëtimit ose tubimeve për kalimin e kohës, për këndim, muzikë dhe mënyrave tjera për humbjen e kohës, për arsye se kjo shkon në kundërshtim me fuqinë, nderin dhe seriozitetin Këto janë disa prej mënyrave dhe mjeteve të cilat do ta shtojnë fuqinë nderin dhe do ti mbrojnë fëmijët. Allahu është Ai i cili udhëzon për në rrugën e drejtë.
|
||||



Çështjes që i referohet në pyetje është njëra prej problemeve më serioze në rritjen e fëmijëve në kohën e sodit. Disa prej zgjedhjeve në lidhje me këtë problem dhe rrugët për të futur fuqinë dhe nderin në karakterin e fëmijëve tanë janë renditur në vijim: