Injeksionet gjatë agjërimit E-Mail
Marte, 27 Prill 2004 00:15
Pyetja:

Si është rregulli i një personi të sëmurë i cili merr injeksion gjatë agjërimit?

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t..

Sa i përket marrjes së injeksioneve gjatë agjërimit, egzistojnë mendime të ndryshme mes dijetarëve. Disa thonë se agjërimi prishet, duke u bazuar në faktin se çdo gjë që arrinë organet e tretjes (lukthin) e prishë agjërimin. Ndërsa disa prej tyre thonë se agjërimi nuk prishet. Një prej tyre, i cili thotë se agjërimi nuk prishet është Sheikh Ibn Uthejmin, icili thotë se këto (injeksionet) nuk janë pije apo ushqim dhe nuk i gjasijnë pijeve apo ushqimit.
Sa i përket mendimit tim, mendoj se duhet shqyrtuar mendimin e mjekëve në lidhje me këtë; nëse ata thonë se kjo u gjason pijeve apo ushqimit (siç është rasti te llojet e ndryshme të infuzioneve), atëherë ato duhen klasifikuar dhe konsideruar si të tilla dhe në atë rast ato prishin agjërimin. Nëse ata thonë se injeksionet nuk i japin trupit atë që pijet dhe ushqimi i japin, atëherë ato nuk e prishin agjërimin.

Fataawa al-Shaykh Ibn ‘Uthaymeen, vol. 1, p. 516.


All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.