| Ibadeti i femrës me menstruacione në Natën e Kadrit |
|
| Merkure, 03 Tetor 2007 02:05 |
|
Pyetja:
Kam pyetur veten se çka mund të bëjë femra Natën e Kadrit, nëse në atë kohë ajo ka menstruacione. A mund të angazhohet ajo në ibadet duke shpresuar shpërblim nga All-llahu s.v.t.? Nëse po, çka është e lejuar për të në këtë Natë të Madhe? Përgjigje:Femrës, e cila i ka menstruacionet, i është lejuar çdo gjë përveç namazit, agjërimit, tavafit rreth Qabes dhe itikafit në Xhami. Transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit kishte zakon të ngrihej natën. Buhari (2401) dhe Muslimi (1174) transmetojnë se Ajshja r.a., ka thënë: "Kur vinin dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Pejgamberi a.s. do të largohej nga marrëdhëniet bashkëshortore, ngrihej natën dhe zgjonte familjen e tij." Të zgjuarit natën nuk është vetëm për namaz, por nënkupton çdo lloj ibadeti (adhurimi). Ja se si e inerpretojnë këtë dijetarët. El-Hafizi, ka thënë: "Të zgjuarit natën" do të thotë të ngrihesh për ibadet. El-Neveviu, ka thënë: të kalosh natën duke u falur, etj. Në 'Awn el-Ma'bud, ai thotë: p.sh, në namaz, dhikr dhe duke lexuar Kur´an. Praktikimi i Kijjam-it (namaz i natës) është ibadeti më i mirë që njeriu mund të bëjë në Lejlet el-Kadr, pasiqë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë: " Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe ka qëllim të sinqertë, do t´i falen gabimet e tij të mëparshme." (Buhari, 1901; Muslim, 760). Pasiqë femrës me mnstruacione nuk i lejohet namazi, ajo mund t´i kalojë netët duke bërë ibadet tjetër veç namazit, si: Femra që ka menstruacione mund të bëjë ibadetet e përmendura por edhe të tjera në Natën e Kadrit. Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |


