| Hukmi rreth atij që nuk e paguan Zekatin |
|
| Hene, 08 Tetor 2007 22:28 |
|
Pyetja:
Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të Botrave. Zekati është një prej Shtyllave të Islamit. Nëse një person nuk e kryen këtë sepse ai nuk beson se kjo është e obligueshme për të, atij duhet t´i sqarohet regulli (rreth Zekatit) dhe nëse ai (ende) nguron, atëherë ai është Kafir, dhe atij nuk i falet Namazi i Gjenazes dhe ai nuk varroset në varrezat e Muslimanëve. Ndërsa, nëse ai nuk e paguan Zekatin sepse ai është koprrac, mirëpo beson se (Zekati) është i obligueshëm, atëherë ai është mëkatarë i cili fajësohet me mëkat të madh dhe është keqbërës, por nuk është Kafir. Andaj (në këtë rast) ai lahet (gusëll) dhe i falet Xhenazja nëse vdes në këtë gjendje, dhe çështja e tij vendoset në Ditën e Ringjalljes. burimi: Fataava el-Legjneh el-Daimeh, 9/184 |



