Gjykimi rreth ndihmës ndaj jobesimtarëve kundër muslimanëve E-Mail
Merkure, 03 Maj 2006 14:07

Kur´an dhe SunnetImageNjë biznismeni musliman i është ofruar një mundësi e artë për të shitur pajisje dhe ushqim, apo të nënshkruaj kontratë rreth mirëmbajtjes së automjeteve dhe pajisjeve të cilat janë duke u përdorur në luftë kundër muslimanëve. Cili është gjykimi rreth bizneseve të tilla?

Pyetja:

Kur´an dhe SunnetNjë biznismeni musliman i është ofruar një mundësi e artë për të shitur pajisje dhe ushqim, apo të nënshkruaj kontratë rreth mirëmbajtjes së automjeteve dhe pajisjeve të cilat janë duke u përdorur në luftë kundër muslimanëve. Cili është gjykimi rreth bizneseve të tilla?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botrave.

Dijetarët e Islamit kanë deklaruar se, nuk është e lejuar të përkrahen kufarët kundër Muslimanëve, dhe se kjo është Kufr (mosbesim) dhe Riddah (renegim-dalje nga feja), sepse All-llahu i Lartësuar thotë:

" O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar."
[el-Maideh, 51]

Fukahatë (juristët) e medhhebeve Hanefi, Maliki, Shafi dhe Hanbeli, siedhe fukaha tjerë, kanë deklaruar në librat e tyre se është haram t´u shitet atyre (jobesimtarëve) çfarëdo qoftë që ju ndihmon atyre kundër Muslimanëve, siç janë armët, pajisjet, kafshë kalëruese, etj. Andaj, nuk është e lejuar t´u jipet apo t´u shitet atyre ushqim, pije, tenda, transportues, automjete, apo të bëhet kontratë me ata për mirëmbajtje, trasportim, etj. Të gjitha këto janë haram dhe ai i cili përfiton në këso lloje transaksionesh, ai është duke konzumuar gjëra harame (të ndaluara) dhe Zjarri është më i përshtatshëm për ta.

Nuk është e lejuar që atyre t´u shitet as një hurme apo t´u jipet çfarëdo qoftë që ata do të mund të përdornin kundër armiqëve të tyre (d.m.th. kundër Muslimanëve). Kushdo që e bën këtë e meriton Xhehennemin, dhe Zjarri është më i përshtatshëm për të gjitha përfitimet e liga. Me të vërtetë, kjo është një nga më të ligat prej gjërave të liga.

Nuk lejohet t´u jipet atyre asgjë që atyre do t´u jipte edhe ndihmën më të vogël kundër Muslimanëve.

En-Neveviu në el-Mexhmu´ ka thënë:

Sa i përket shitjes së armatimit ehl´ul´harb-ëve (atyre që luftojnë kundër Muslimanëve), kjo është haram bazuar në koncenzusin e dijetarëve.

Ibn el-Kajjim në I´lam el-Muvakki´in ka thënë:

Imam Ahmedi ka thënë: " I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka ndaluar shitjen e armëve në kohët e fitneve... Është e qartë se shitja e tyre paraqet të ndihmuarit e tjerëve në mëkat dhe tejkalimin e kujfijve. Kjo poashtu aplikohet në çdo shitje, huazim apo shkëmbim që ju ndihmon njerëzve në mosnënshtrim ndaj All-llahut, siç është shitja e armëve kufarëve, agresorëve dhe banditëve... ose, dhënia me qira e shtëpisë dikujt që këtë (d.m.th. shtëpinë) e shndërron në vend për mëkate, apo shitja e qirinjëve dikujt që ato (d.m.th. qirinjët) i përdor për mosnënshtrueshmëri ndaj All-llahut, siedhe vepra tjera të cilat u ndihmojnë njerëzve në atë që All-llahu e urren dhe është I hidhëruar.

el-Mausu´ah el-Fikhijeh thuhet:

Është haram (e ndaluar) shitja e armëve ehl´ul´harb-ëve (atyre që luftojnë Islamin) apo atyre që njihen si banditë që sulmojnë Muslimanët apo nxisin fitne në mesin e tyre. El-Hasan el-Basriu ka thënë: " Nuk i lejohet një Muslimani që të dërgojë armët apo kuajtë tek armiqtë e Muslimanëve, të cilët do t´i përforcojnë ata kundër Muslimanëve, apo çfarëdo qoftë që u ndihmon atyre që të furnizohen me armë dhe kuaj, sepse shitja e armëve ehl´ul´harb-ëve i forcon ata për t´i luftuar Muslimanët dhe i motivon ata që t´u deklarojnë luftë (Muslimanëve) dhe të vazhdojnë luftimin."

Kjo çështje nuk është çështje e mëkateve të vogla apo të rëndomta, por është çështje që ka të bëjë me bazat e Akides (besimit) dhe Teuhidit (besimit në Njëshmërinë e All-llahut) dhe përkrahjes dhe lojalitetit të Muslimanëve ndaj Fesë së All-llahut dhe mohimin e armiqëve të All-llahut. Kjo është ajo që Imamët kanë theksuar në librat e tyre.

Sheikh Abd el-Aziz ibn Baaz (All-llahu e mëshiroftë) në Fataava (1/274) ka thënë:

Dijetarët Islam kanë pajtueshmëri unanime se, kushdo që përkrah kufarët kundër Muslimanëve dhe ju ndihmon atyre në çfarëdo mënyre, ai është Kafir sikurse ata, sikurse thotë All-llahu:

" O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar."
[el-Maideh, 51]


Kur´an dhe Sunnet
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.