Gjykimi dhe udhëheqja me ligj tjetër pos Ligjit të All-llahut s.v.t. E-Mail
Premte, 02 Prill 2004 01:00
Indeksi i Artikujve
Gjykimi dhe udhëheqja me ligj tjetër pos Ligjit të All-llahut s.v.t.
Page 2
Të Gjitha

Kur´an dhe SunnetPyetja:

A mund të konsiderohet si i drejtë udhëheqësi i cili gjykon me ligj tjetër pos Ligjit të All-llahut s.v.t., edhepse nuk i keqtrajton njerëzit?

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-llahu s.v.t..

Ummeti Musliman është një (nacion,popull), me një Akide (besim) dhe një Sheriat (ligj). Pasi çdo kope ka nevojë për një bari dhe çdo popull ka nevojë për një udhëheqës t´i udhëheqë ata në të mirë dhe t´i largojë nga e keqja, Islami nxit që përcaktimi i udhëheqësit të Ummetit, i cili duhet zgjedhur nga Muslimanët, të jetë që ai të gjykojë sipas Librit të All-llahut s.v.t. dhe Sunetit të Dërguarit të Tij s.a.v.s.

All-llahu s.v.t. dërgoi të Dërguarin e Tij s.a.v.s. që të vendosë Ligjet e All-llahut s.v.t. dhe të gjykojë me të vërtetën dhe me drejtësi, sikurse thotë All-llahu s.v.t.: 

“ O Daud! Me të vërtetë që Ne të kemi vendosur ty si trashëgues në tokë, kështu që gjyko mes njerëzve me të vërtetën e drejtësinë dhe mos ndiq dëshirën tënde, pasi ajo do të të largojë nga Udha e All-llahut. Sigurisht se ata që enden të humbur larg Udhës së All-llahut (do të) kenë ndëshkim të rreptë, për shkak se ata e harruan Ditën e Llogarisë. " 
[Sad 38:26

Misioni i udhëheqësit është që të udhëheqë Muslimanët në bazë të Kur´anit dhe Sunnetit, të përhapë drejtësi nëpër tërë Ummetin, aplikimin e Ligjeve të All-llahut s.v.t., të përhapë Islamin, të mbrojë Ummetin dhe të nxitë për Xhihad në Çështje të All-llahut s.v.t.. All-llahu s.v.t. thotë: 

“ Sigurisht që All-llahu ju urdhëron që t´ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim dhe që kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtetë sa i shkëlqyer është mësimi të cilin All-llahu jua jep juve! Vërtet All-llahu është gjithnjë Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.”
[en-Nisa’ 4:58

Drejtësia është një nga principet më të rëndësishme në Islam, të cilat aplikohen njësoj si te Muslimanët ashtu edhe te tjerët: 

“...e mos lejoni që armiku dhe urrejtja ndaj të tjerëve t´ju bëjë që t´i shmangeni drejtësisë. Jini të drejt:...”
[ El-Maideh 5:8

Udhëheqësi i Muslimanëve është përgjegjshëm për kopenë e tij. Ai duhet t´i udhëheqë ata në bazë të Ligjit të All-llahut s.v.t., të kujdeset rreth gjendjes së tyre, dhe t´i udhëheqë ata ashtu që të gjejnë lumturinë në këtë botë dhe në Ahiret. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: 

“Secili prej jush është bari dhe është i përgjegjshëm për kopenë e tij . Udhëheqësi i cili është (përcaktuar) mbi njerëzit është bari dhe është i përgjegjshëm për kopenë e tij…”
(Transmeton Muslimi, nr. 1829) 

All-llahu s.v.t. krijoi njerëzimin, dërgoi Shpalljet në mesin e tyre, dhe dërgoi të Dërguar që të gjykojnë mes tyre me atë që ka shpallur All-llahu s.v.t.. Kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu s.v.t. është kaafir (qafir,jobesimtarë), sikurse thotë All-llahu s.v.t.: 

“...Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu (me Ligjin e All-llahut), të këtillët janë Kafira.”
[el-Maideh 5:44

Në qoftë se udhëheqësi gjykon me Librin e All-llahut s.v.t. dhe me Sunnetin e të Dërguarit të Tij s.a.v.s., bëhet i obligueshëm nënshtrimi ndaj atij dhe bëhet haram kundërshtimi dhe mosdëgjueshmëria ndaj atij. All-llahu s.v.t. thotë: 

“ O ju që keni besuar ! Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të Dërguarit (Muhamed a.s.) dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin e udhëheqjen tuaj. Dhe nëse keni mosmarrëveshje për ndonjë gjë mes jush, drejtohuni All-llahut dhe të Dërguarit (të Tij Muhamedit a.s.), nëse besoni në All-llahun dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit. ”
[en-Nisa’ 4:59

Në qoftë se udhëheqësi gjykon apo udhëheqë me diç tjetër po asaj që ka zbritur nga All-llahu s.v.t., apo urdhëron mosnënshtrim ndaj All-llahut s.v.t., atëherë ne nuk duhet t´i nënshtrohemi dhe ta dëgjojmë atë. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:  

“Muslimani është i obliguar të dëgjojë dhe të nënshtrohet i pëlqeu atij kjo apo jo, pos nëse i urdhërohet mosnënshtrimi (All-llahut s.v.t.), me ç´rast ai nuk duhet të dëgjojë dhe të nënshtrohet.”
(Transmeton Muslimi, 1839) 

Udhëheqësi është i njohur me çështjen e Ummetit; ai duhet të udhëheqë ata në përputhshshmëri me Ligjet e All-llahut s.v.t., dhe të jetë i butë dhe i sinqertë ndaj tyre. Nëse ai nuk vepron ashtu, atëherë ai duhet këshilluar. Nëse ai nuk reagon (me rast të këshillimit), Muslimanët duhet të zgjedhin udhëheqës të ri në mesin e atyre që janë të devotshmëm dhe të fortë. 


 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.