Gjykimi Islam ndaj librit të Irxhasë të autorit Khalid el-Anbari E-Mail
Hene, 24 Korrik 2006 06:04

Kur´an dhe SunnetImageKomiteti i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua ka rishikuar librin e titulluar "Gjykimi me tjetër pos asaj që All-llahu ka Shpallur dhe parimet e Tekfirit" të shkruesit Khalid Ali al-Anbari, dhe pas studimit të librit, është bërë e qartë se ky (libri) përmban përdhunim [Ikhlaal] të mirëbesimit të dijetarëve në atë që ai (autori) ka raportuar prej dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe shtrembërim i fakteve nga kuptimet e tyre (korrekte) të kuptuara nga gjuha arabe dhe synimeve të Sheriatit. Prej shembujve të tilla, janë si vijon:

Kur´an dhe SunnetSqarim prej Komitetit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua

Rreth librit të titulluar:
"Gjykimi me tjetër pos asaj që All-llahu ka Shpallur dhe parimet e Tekfirit"
të autorit: Khalid Ali al-Anbari

Falënderimi i takon All-llahut dhe paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin dhe mbi shokët e tij.
Më tutje:

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua ka rishikuar librin e titulluar "Gjykimi me tjetër pos asaj që All-llahu ka Shpallur dhe parimet e Tekfirit" të shkruesit Khalid Ali al-Anbari, dhe pas studimit të librit, është bërë e qartë se ky (libri) përmban përdhunim [Ikhlaal] të mirëbesimit të dijetarëve në atë që ai (autori) ka raportuar prej dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe shtrembërim i fakteve nga kuptimet e tyre (korrekte) të kuptuara nga gjuha arabe dhe synimeve të Sheriatit. Prej shembujve të tilla, janë si vijon:

  1. Shtrembërimi i kuptimeve të fakteve të Sheriatit dhe metoda e tij (autorit) gjatë marrjes me disa tekste të transmetuara nga njerëzit e dijes, duke shlyer apo ndryshuar qëllimin e kuptimit në diçka tjetër se kuptimi i qëllimshëm filimisht.
  2. Interpretimi i disa thënieve të njerëzve të dijes në atë që nuk është në pajtueshmëri me qëndrimin e tyre (në atë çështje).
  3. Gënjimi ndaj njerëzve të dijes dhe kjo duke ia atribuar Allamah Sheikh Muhammed bin Ibrahim Aal-Sheikh - All-llahu e mëshiroftë - ato që ai nuk i ka thënë.
  4. Raportimi i tij rreth konsensusit (Ixhmasë) të Ehli Sunnetit rreth mungesës së kufrit të atij që gjykoi me tjetër pos asaj që All-llahu ka Shpallur në ligjëdhënie të përgjithshme, përveç duke e lejuar atë nga zemra, sikurse mëkatet tjera të cilat janë të përjashtuara nga kufri. Dhe kjo shpifje e kulluar (mahadul-Iftiraa) ndaj Ehli Sunnetit i ka bazat e saja në injorancë (xhehl) ose qëllime të liga (su´ el-Kasd) - kërkojmë tek All-llahu siguri dhe mirësi...

Dhe për shkak të asaj që ka paraprirë, Legjnah konsideron ndalimin (tahrim) e shtypjes (së librit në fjalë), përhapjes dhe shitjes së tij. Në i bëjmë thirrje autorit që të pendohet tek All-llahu i Lartësuar, dhe të konsultohet me njerëz të dijes, të mësojë prej tyre dhe të kuptoj prej tyre gabimet e tij, dhe kërkojmë për të gjithë prej All-llahut udhëzim, sukses dhe qëndrueshmëri në Islam dhe Sunnet, dhe paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin, shokët e tij dhe familjen e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua

Fetuaja Nr.: 21154 ::: 24/10/1420 hixhrij

Nëshkruar prej:
AbdulAziz bin Abdullah bin Muhammed Aal-Sheikh - Kryetar
Abdullah bin AbdurRahman el-Gudejaan - Anëtarë
Salih bin Feuzan el-Feuzan - Anëtarë
Bekër bin ABdullah Ebu Zejd - Anëtarë


përgaditi: Kur´an dhe Sunnet

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.