Fetva rreth librave: " Et-tahdhir min fitneti tekfir " dhe "Sajhatun-nedhir" E-Mail
Hene, 26 Prill 2004 21:44
Fetvaja nr. 21517 data : 14.06.1421 h.

Në tërheqjen e vërejtjes ndaj dy librave:

" Et-tahdhir min fitneti tekfir " dhe "Sajhatun-nedhir"

Falënderojmë vetëm All-llahun, përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin alejhi selam.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fet-va rreth asaj që i ka ardhur Muftiut të Përgjithshëm prej disave që kërkojnë këshilla dhe përgjigje me besnikëri nga Organizata e Dijetarëve të Mëdhenjë, me nr.2928, me datë: 13.15.1421H, dhe me nr.2929 me datë :13.05.1421H. rreth çështjes së dy librave: " Et-tahdhir min fitneti tekfir " dhe "Sajhatun-nedhir",që i ka përmbledhur autori Ali Hasen El-Halebij, dhe se ato thirrin në medh-hebin e murxh'ive duke thënë se puna nuk është kusht në çështjen e Imanit (besimit), njëherit këtë ia mvesh Ehlu Sunnetit dhe Xhematit.

Këto dy libra ndërtohen gjithashtu nga trillimet e shpifura që iu kanë bërë Sheikh´ul´Islam Ibën Tejmijes dhe Sheikh ibën Kethirit dhe të tjerëve. Dëshira e atyre që kanë kërkuar këshillë është sqarimi i këtyre librave, që të njihet e vërteta nga e kota (sh.p. e pavërteta), etj.

Pas studimit të këtyre dy librave nga ana e Komitetit të Përhershëm, i është bërë e qartë Lexhnes (sh.p. Komitetit të Përhershëm) se libri "Et-tahdhir min fitneti tekfir " i atij Hasen El-Halebiut, në atë që e ka thënë në fillim të librit dhe në fund të tij, përmban atë që vijon:

1- Shkrimi i këtij libri sipas drejtimit Murxh'ie (drejtim i shpikur dhe i humbur), të cilët e kufizojnë kufrin (mosbesimin) në: kufër xhuhud (mohim), tekdhib (përgënjeshtrim) dhe të lejuarit me zemër, sikur që ka thënë në faqen 6 - fusnotën 2, dhe në faqen 22. Kjo është plotësisht në kundërshtim me atë, në të cilën janë Ehlu Sunneti dhe Xhemati, të cilët thonë se kufri mund të jetë me zemër, me fjalë, me punë dhe me dyshim.
2- Ndryshimi nga ajo që e ka bartë nga Ibën Kethiri (All-llahu e mëshiroftë) në librin e tij "El-bidaje ve nihaje" 3/118, ku e ka përmbledhë Halebiu në fusnotën e faqes 15, duke e bartur nga Ibën Kethiri se: Xhunkuz Hani ka pretenduar në librin e tij "El-jasik" se është prej All-llahut, dhe ky kinse ka qenë shkaku i daljes së tij nga Islami. Kur iu është kthyer Komiteti i Përhershëm vendit të lartëpërmendur, nuk ka gjetur në të atë që është thënë, se e ka thënë Ibën Kethiri.
3- Trillimi i tij ndaj Sheikh Ibën Tejmijes në faqen 17-18, në të cilën e ka cekë autori i këtij libri Hasen El-Halebij se, te Ibën Tejmija ligji i ndryshuar nuk është kufër, përveç nëse bëhet me dije, zemër dhe lejim. Ky është një trillim i qartë ndaj Sheikh ibën Tejmijes, kur dihet se Ibën Tejmije është përhapësi i parë i Akidës (besimit) të Selefëve, ndërsa atë që e ka shkruar autori është drejtim i Murxh'ieve.
4- Ndryshimi i tij në atë që e ka pas për qëllim Sheikh Muhamed ibn Ibrahim në shkresën e tij "Tahkijmu-El-kavanijn-El-vedije", ku ka pretenduar autori Alij Hasen El-Halebij se Sheikh Muhamed ibn Ibrahim e bënë të lejuar atë me zemër, kur e di se fjala e Sheikh Muhamed ibn Ibrahim është e qartë në librin e tij, në seriozitetin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
5- Shtesa e fjalëve që i ka përmendur nga dijetarët, duke i bartur fjalët e tyre me atë që nuk e bartin ata, sikur në faqet 108 - fusnota 1, faqe 109 - fusnota 21, faqe 110 - fusnota 2.
6- Gjithashtu, në librin " Et-tehvin minel hukmi bi gajri ma enzel All-llahu", në faqen 5 - fusnota 1, me pretendim se kujdesi për vërtetimin e Teuhidit në këtë çështje ka ngjashmëri me shiat, Rafidit, ky është gabim trashanik. Me studimin e librit të dytë "Sajhatun- nedhir" është gjetur se ajo është si një mbështetje në atë që ka libri i lartëpërmendur. Për këtë, Komiteti i Përhershëm konkluzoi se, këto dy libra nuk lejohet të botohen, e nuk lejohet as shpërndarja e tyre e as marrja e tyre, për shkak të së kotës që e posedojnë dhe ndryshimet që i kanë bërë. Njëherit e këshillojmë autorin e këtyre dy librave që t'ia ketë frikën All-llahut në vetën e tij dhe të muslimanëve, e në veçanti rininë, dhe të përpiqet në marrjen e dituris së vërtetë nga dijetarët që janë të njohur me dijen e tyre dhe akiden e tyre. Dituria është emanet, prandaj nuk lejohet shpërndarja e saj, përveç se në pajtim me Kur'anin dhe Sunnetin. Gjithashtu, e këshillojmë që të largohet nga këto mendime dhe nga kjo rrugë e kotë, në ndryshimin e fjalëve të dijetarëve. Dihet se kthimi në të vërtetën është gjë me vlerë dhe mburrje për muslimanin.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Dhënien e Fet-vave në krye me:

Kryetari:     

AbdulAziz bin Abdilah –Ali Sheikh

Anëtar:  

Abdullah bin Abdurrahman El-Gadejani

Anëtar:  

Bekër bin Abdullah ebu Zejd

Anëtar:

Salih bin Fewzan El-Fewzani

Përktheu nga gjuha Arabe: Shaban Murati

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.