| Fetva ndaj librit "Ihkamu takrir fi ahkami tekfir" |
|
| Hene, 26 Prill 2004 20:56 | ||||||||||
|
Fet-vaja nr.20212, data :07.02.1419 h. Në kujdesin ndaj librit Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin alejhi selam. E ka pyetur Ibrahim El-Hamdani Komitetin e Përhershëm të Dijetarëve të Mëdhenjë të Saudisë, në krye me kryetarin e këtij Komiteti, Sheikh AbdulAziz bin Abdilah bin Baz, me nr. 932 me datën: 01.02.1419H. rreth librit të lartëpërmendur në titull. Ky është teksti i pyetjes : "Shkelqësia juaj, Mufti i Përgjithshëm i Arabisë Saudite, Sheikh Abdullah bin Baz: esselamu alejkum ve rahmetullahi ve bereketuhu, më tujtje, i nderuari Sheikh, ne në Arabinë Saudite jemi në një begati të madhe dhe prej begative më të mëdha që kemi, jemi në besim të pastër dhe e refuzojmë drejtimin e Murxh'ive dhe Havarixhëve në çështjen e kufrit (mosbesimit). Më ka ra në dorën time këto ditë një libër me emrin " Ihkamu takrir fi ahkami tekfir " të autorit Murad Shukri nga Jordani, dhe e kuptova se ai nuk është prej dijetarëve, nuk ka dije në shkencat e Sheriatit, dhe se ka përhap në këtë libër drejtimin e Murxhive ekstremista. Ai në këtë libër nuk e sheh kufrin, përveç se kufrin në përgënjështrim. Kjo, sipas asaj që ne e dimë, bie në kundërshtim me të vërtetën dhe argumentin në të cilin mbështetën Ehlu Sunneti dhe Xhemati, si dhe atë që është përhap në vendet tona. Siç e dimë se, dijetarët e Ehlu Sunnetit dhe Xhematit thonë se njeriu mund të bëjë kufër me fjalë, me punë, me zemër, dhe me dyshim. Shpresojmë nga ju sqarimin e hakkut ( të vërtetës ), gjersa mos të mburret dikush me këtë libër, i cili është bërë i njohur se ata thërrasin në xhematin e Selefit, sipas atyre në Jordan. All-llahu ju ruajt, ve selamu alejkum ve rahmetullahi ve bereketuhu." Pas një studimi që bëri Komiteti i Përhershëm për fet-va, iu përgjigj kësaj pyetje, si vijon: Pas një qasje studimi të librit në fjalë është gjetur se, ky libër përmban pëlqimin e drejtimit të Murxh'ive dhe në përhapjen e këtij drejtimi, të cilët e kufizojnë kufrin e njeriut vetëm në mohim me zemër dhe përgënjështrim dhe e bëjnë përhapjen e këtij drejtimi në emër të Ehlu Sunnetit dhe Xhematit dhe se gjoja ky është edhe mendimi i selefëve. Të gjitha këto janë injorancë nga mosnjohja e hakkut ( të vërtetës), përzierje dhe devijim i mendjeve, me pretendim se ky është mendimi i Selefëve dhe dijetarëve të sinqertë. Por ky libër përmbanë mendimin e Murxh'ive, të cilët thonë: " Nuk të bën mëkati dëm, sa të jesh me iman" Ndërsa, definicioni i imanit tek ata është: " Besimi vetem me zemër, ndërsa kufri është vetëm me përgënjështrim." Ky është një mendim i mangët, ndërsa në anën tjetër, kemi mendimin e Havarixhëve të cilët i kanë kaluar kufijtë në çështjen e kufrit. Të dyja këto drejtime janë të kota që të shpien në drejtim të devijuar dhe i kanë pasojat e këqia, siç jemi të njohur rreth tyre. All-llahu Subhanehu ve Teala i ka drejtuar Ehli Sunnetin dhe Xhematin në Fjalën e Vërtetë, Mendimin e Drejtë dhe në Besimin e Mesëm, në mes të mangësisë dhe tejkalimit të kufijve, duke e shenjtëruar nderin dhe fenë e muslimanit. Nuk lejohet që ta bëjmë dike kafir (jobesimtarë), përveçse me të drejtë, në të cilën iu është i qartë argumenti. Gjithashtu, kufri (dalja nga feja - mosbesimi) mund të jetë me fjalë, me punë, me zemër, me lënie dhe me dyshim, sikur që na tregojnë për këtë argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti. Nga e tërë kjo që e cekëm, bëjmë me dije se ky libër nuk lejohet të botohet, e as të shpërndahet, dhe nuk lejohet që e kota që posedon libri të mbështet gjoja në argumente nga Kur'ani dhe Sunneti, e as të konsiderohet ky libër se është drejtim i Ehli (pasuesve) Sunnetit dhe Xhematit. Kërkojmë nga autori i këtij libri që të pendohet tek All-llahu (Xhele Shanuhu) publikisht, sepse pendimi e shlyen mëkatin. Dhe mos të futet në dijën e fesë, që kanë të bëjnë me kësilloj çështje, me padituri, në mënyrë që të mos arrijë deri te dëmi dhe prishja e besimit, më shumë sesa që ka shpresuar autori në dobi dhe përmirësim. All-llahu na ndihmoftë në të vërtetën dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi Muhamedin alejhi selam. Komiteti i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Dhënien e Fet-vave në krye me:
Përktheu nga gjuha Arabe: Shaban Murati |


