| Falja e namazit të jacisë para kohe |
|
| Hene, 18 Qershor 2007 15:40 | ||||
|
Selam alejkum, si është çështja e faljes së namazit të jacisë 20 minuta para kohe, pasiqë jacija sipas takvimit është më 22:05 min., kurse tek ne e falim më 21:45 min. A ka mundësi një sqarim, Allahu ju shperbleftë. Përgjigje: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Së pari vëlla, Allahu xh.sh për çdo namaz ka caktuar kohët e saj, kur hyn namazi dhe kur del. Allahu xh.sh thotë:
"Në të vërtetë, es-Salah (Namazi) u është bërë obligim besimtarëve në kohë të caktuara." Pra nuk është e lejuar që namazi të falet para apo pas kohës së tij të caktuar. Në këtë rast, nëse jacia në vendin ku jeton ti hyn në ora 22:05 nuk lejohet që ju ta falni në ora 21:45, sepse ju në këtë rast po e falni namazin para se ti hyj koha. Ibn Hazmi Allahu e mëshiroftë ka thënë: "Allahu xh.sh për çdo namaz ka caktuar kohë, hyn në kohë të caktuar dhe del në kohë të caktuar, dhe nuk ka dallim në mes atij i cili e fal para kohës së caktuar apo pasi që ti del koha, sepse që të dy personat nuk e kanë falur namazin në kohën kur Allahu xh.sh ua ka caktuar." Në këtë rast vëlla unë ju këshilloj që të shkoni dhe t’ua sqaroni xhematit këtë, dhe në qoftë se nuk kuptojnë atëherë ti je i obliguar ta falësh atë vetëm në shtëpi, sepse atyre nuk u llogaritet ky namaz, ashtu sikurse nuk i llogaritet atyre që e falin sabahun në ora 10:00 të ditës. Dhe All-llahu e di më së miri.
|
||||



Selam alejkum, si është çështja e faljes së namazit të jacisë 20 minuta para kohe, pasiqë jacija sipas takvimit është më 22:05 min., kurse tek ne e falim më 21:45 min. A ka mundësi një sqarim, Allahu ju shperbleftë.