Falja e Namazit në vend të tjetërkujt E-Mail
Hene, 26 Prill 2004 18:24
Pyetja:

Në qoftë se dikush nga të afërmit e familjes nuk falet dhe njeriu mundohet t´i bind ata që të falen, por ata nuk dëgjojnë... a mund të falem unë për ta, mendoj që unë të kryej namazin në vend të tyre? Sepse unë e shoh se ata nuk duan të falen.

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t..

Namazi është një nga shtyllat e Islamit, andaj është i vlefshëm vetëm atëherë kur atë e kryen pesoni i cili është i obliguar ta kryej atë. Lënia e namazit është kufër, i cili qet njeriun nga suazat e Islamit (shiqo edhe këtu). Nuk është e lejuar për ty që të falesh për të tjerët, të cilët nuk falen. Kjo rregull është prej atyre, mbi të cilën egziston koncensus (pajtim unanim) dhe nuk ka dallim në mesin e dijetarve në lidhje me këtë.

Ibn Kudameh ka thënë:

" Ibadetet e dukshme siç janë namazi, agjërimi, pastrimi i njeriut (abdesti), nuk mund të kryhen nga të tjerët sepse këtu kemi të bejmë me trupin e personit, i cili është i obliguar t´i kryej këto, kështu që askush nuk mund ta zëvendësojë atë, përveç në raste kur një person ka vdekur dhe nuk ka arritur ta përfundoj agjërimin, por kjo nuk mund të merret si veprim i përgjithshëm."
El-Mughni, 5/207

Duhet ta këshilloni edhe më tutje këtë person që të falet duke i dhëne kurajo dhe duke ia tërhequr vërejtjen. All-llahu s.v.t. ia haptë zemrën për fjalë të dobishme.

All-llahu s.v.t. e di më së miri.


Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.