Ekstravaganca (teprimi) në ushqim E-Mail
Marte, 27 Prill 2004 00:59

Kur´an dhe SunnetPyetja:

Çfarë është mendimi i juaj në lidhje me ata që përgatisin ushqime dhe ëmbëlsira të shumëllojshme gjatë Ramazanit?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut s.v.t..

Ekstravaganca (teprimi) në të gjitha aspektet është e urrejtur dhe jo e lejuar, e posaçërisht në ushqim dhe pije. All-llahu s.v.t. thotë:

“...(Vishuni dhe) hani e pini, por mos shpërdoroni me marrëzi e pa masë. Sigurisht që Allahu nuk i do shpërdoruesit ( e ata që e tejkalojnë masën).”
[el-A’raf 7:31]

Ndërsa, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

“ Biri i Ademit nuk mbush kazan ( burri´) më të keq se barkun e vet; për birin e Ademit mjaftojnë disa kafshore që të jetë i qëndrueshëm. Nëse duhet ta mbushni, atëherë 1/3 ushqim, 1/3 pije dhe 1/3 ajr.”
[Transmetojnë Tirmidhiu, 2380; Ibn Maxheh, 3349. Klasifikuar si sahih nga El-Albani në Sahih el-Tirmidhi, 1939]

Ekstravaganca (teprimi) në ushqim ka shumë të këqija:

a) Sa më shumë njeriu ti shijojë gjërat e mira të kësaj bote, aq më pak do të ketë pjesë në to në Ahiret.

El-Haakimi transmeton se Ebu Xhuhejfe r.a. ka thënë: I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sa më tepër që njerëzit ngopen në këtë botë, aq më të uritur do të jenë në Ditën e Ringjalljes.”
[Transmetuar nga Ibn Ebi´l-Dunja, i cili shton se Ebu Xhuhejfe asnjëherë nuk është ngopur deri sa u nda prej kësaj bote. Klasifikuar si sahih nga El Albani në el-Zilzileh el_Sahihah, 342.]

‘Omeri r.a. ka thënë:

" Për All-llahun, sikur të doja do të vishja rrobet më të mira prej jush, dhe do të haja ushqimet më të mira, dhe do të kisha jetën më luksurioze. Por kam dëgjuar se All-llahu s.v.t. do ti dënoj njerëzit për disa veprime të tyre dhe ka thënë:
“...Ju i morrët gjërat tuaja të mira në jetën e dynjas dhe u kënaqët në të. Tani këtë Ditë ju do të shpërbleheni me ndëshkimin poshtërues, sepse ju qetë mospërfillës në tokë pa të drejtë dhe sepse ju ngritëtët krye e nuk u nënshtruat (nën Vullnetin e All-llahut).” [El-Ahkaf 46:20]

Hilet el-Evlija’

b) Largon vëmendjen e njeriut nga shumë vepra përkushtrimi dhe adhurimi, siç është leximi i Kur´anit, në të cilin muslimanët duhet të përqëndrohen gjatë këtij muaji të Shenjtë, siç ishte praktikë e Selefëve.

Ndërkaq, gratë e kalojnë një pjesë të madhe të ditës duke përgatitur ushqimin dhe pjesën tjetër të mbrëmjes duke përgatitur ëmbëlsira të ndryshme dhe pije. Nëse një person hanë së tepërmi, ai bëhet dembel dhe fle shumë, dhe kështu humbë shumë nga koha e tij.

Sufjan el Tavri r.a. ka thënë:

"Nëse doni të keni trup të shëndoshë dhe të fleni pak, atëherë hani pak."

Ngrënia e tepërt poashtu humbë ndjeshmërinë e zemrës. Është pyetur Imam Ahmedi r.a.: " A gjenë njeriu në zemrën e tij butësi dhe njdeshmëri, nëse është i ngopur?" Ai u përgjigj, "Mendoj se, jo."

All-llahu s.v.t. e di më së miri.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.