Dy rekate para farzit të akshamit E-Mail
Diele, 22 Mars 2009 18:58
Kur´an dhe Sunnet - Fetua Fikh

Pyetja:

Selamun Alejkum. Kam një pyetje, dhe nëse është e mundur, dua që të ma sqaroni.Bëhet fjalë për 2 rekate para farzit të akshamit, të cilat i falin në një xhami tjetër, afër asaj në të cilën unë falem regullisht. Dhe pyetja ime është: Këto 2 rekate, a janë sunet i forte, sunet i dobët, nafile, apo nuk kanë bazë fare? Ju lutem, do dëshiroja një përgjigje të qartë në argumentim. Pres përgjigjen tuaj, Allahu ua shpërbleftë.

Përgjigje:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dy rekatet namaz, pas ezanit të akshamit dhe para se të falet farzi i akshamit, janë sunet. Transmeton Muslimi nga Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë:

Kemi qenë në Medine dhe kur thëriste muezini ezanin për namazin e akshamit ne ngriteshim për t´i falur dy rekate, sa që kur hynte ndonjë njeri i huaj në xhami, mendonte se namazi kishte përfunduar. Aq shumë që faleshin (këto dy rekate).

Përgaditi: Eroll Nesimi
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.