| Dispozita lidhur me freskimin për agjëruesin |
|
| Diele, 29 Gusht 2010 00:06 | ||||||
|
Cila është dispozita lidhur me freskimin për agjëruesin? Përgjigje: Është e lejuar të freskuarit e agjëruesit dhe nuk ka asgjë të keqe. I Dërguari salallahu alejhi ue selem, duke qenë agjërueshëm, kur ishte i etur apo kishte të nxehtë, derdhte mbi kokën e tij ujë. Po ashtu Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, lagte rrobat e tij me ujë duke qenë agjërueshëm për t'a lehtësuar nxehtësinë e madhe apo etjen. Të lagurit nuk ndikon gjë në agjërim, sepse nuk është gjë e cila arrin në lukth.
|
||||||



Pyetje: