| Dënimi i atyre që tregohen mendjemdhenjë dhe që kanë pushtet |
|
| Enjte, 20 Shtator 2007 17:35 | |
|
"Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët."
Çfarë dënimi kanë ata që tregohen mendjemdhenjë dhe që kanë pushtet? Përgjigja: All-llahu Azze´ue´Xhel në shumë ajete, që të marrim mësim, na tregon se çfarë denimi të hidhur kishin ata popuj që treguan mendjemadhësi dhe kryelartësi ndaj argumenteve të All-llahut, dhe të dërguarve të Tij. All-llahu Subhanehu ve Te'ala thotë: "Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shpëtojnë dënimit." [Ankebut, 39] Gjithashtu ata nuk do t´i shijojn asnjëherë kënaqësit e xhennetit ata që me mendjemadhësi u larguan nga argumentet. All-llahu Subhanehu ve Te'ala thotë: "Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët." Faraoni pati pushtet të madh, e kjo e largoj shumë largë argumenteve. All-llahu thotë: "...te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh." Do t´i kap nënçmimi në dynja dhe ahiret ata që pushteti dhe mendjemashësia i largoi nga feja e All-llahut. Sot jemi dëshmitarë se shumë politikan që kanë poste të ndryshme arsyetohen para masës dhe thonë se nuk shkon edhe kryeminister e edhe mu fal, këto të dyja nuk përputhen. Dhe nuk kanë kohë me lexu apo dëgju fjalët e All-llahut, ashtu që të gjejn shpëtim, por jo! Kanë turp disa prej tyre që mos ta humbin postin, e All-llahu për këtë këtë grup të njerëzve thotë: "Zoti juaj ka thënë: "Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem." Ka prej atyre që para mases tregohen tolerant dhe thonë se e respektojnë fjalën e All-llahut, por faktikisht kështu thonë vetëm për t´i bindur njerëzit se janë njerëz tolerant e nuk pranjonë kinse ekstremizëm, kurse atë çka kanë në zemër për All-llahun, All-llahu thotë: "Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh." Ka prej njerëzve që ia kanë frikën më shumë perëndimit se sa All-llahut, e kjo është shirk. Ka prej njerëzve që mendojn se s'ka fuqi më të madhe se perendimi, se kinse kanë përparuar shumë në teknologji etj. gjatë shekullit të fundit, kështu mendonte edhe populli i Adit. All-llahu thotë: "Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: "Kush ka fuqi më të fortë se ne?" A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona.
Andaj Ne kundër tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza për t'u dhënë të pëjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen." Pra All-llahu insha All-llah do t´i dënon këta njerëz nëse nuk pendohen tek Ai, sa përfundim të keq kishte populli i Adit! All-llahu këshillon njerëzimin ku thotë: "E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt." E atyre që i arrin këshilla, pasi t´i shohin argumentet e qarta dhe prap bëhen kryelartë, për ta ka një dënim të dhembshëm. Thotë All-llahu Subhanehu ve Te'ala: "Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme." Kundërshtari i Ibrahimit ishte njëfarë Nemrudi bin Ken'an, kështu mendojnë komentatorët e Kur´anit, edhe pse nuk është përmendur emri i tij në Kur´an. Pushteti dhe pasuria, të cilat ia kishte dhuruar All-llahu Subhanehu ve Te'ala, ia rritën mendjen dhe në vend që të adhuronte dhe falënderonte All-llahun, ai deshi ta quaj veten Zot. Zakonisht pozita dhe pasuria janë gjendje që te disa njerëz luajnë rol negativ, sepse këto i zhveshin ata prej vyrtyteve të larta njerëzore dhe i bëjnë mendjemëdhenjë.
|



Çfarë dënimi kanë ata që tregohen mendjemdhenjë dhe që kanë pushtet?